Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Pogradec, vetëhelmohet në hotel një grua, zbulohet sms-ja e lamtumirës Empty Pogradec, vetëhelmohet në hotel një grua, zbulohet sms-ja e lamtumirës

Mon 30 Jan 2012 - 18:43
Pogradec, vetëhelmohet në hotel një grua, zbulohet sms-ja e lamtumirës 31317_2POGRADEC - Një ngjarje e pazakonte plot me mister ka ndodhur në një nga hotelet në qendër të qytetit të Pogradecit. Të dielën rreth ores 18.00 ka mbërritur në hotel një grua 46 vjeçare nga fshati Podgorie i Korçës, e cila ka kërkuar një dhomë pasi priste që aty të vinte i shoqi dhe ata do të qëndronin një natë aty. Pasi ka marrë çelsin e dhomës nr 108 në hotelin në qender të qytetit, ajo është nisur për në dhomë. Sportelisti tregon se gruaja qetësisht sapo mori çelsin dhe kreu madje dhe pagesën për nja natë, u ngjit në dhome.

Gjatë gjithë kohës që ajo ka qënë në dhomë nuk është ndjerë madje as i shoqi, siç pretendoi ajo, i cili nuk ka shkuar në dhomën e saj. Por, rreth orës 07.30 të mëngjesit të se henes kanë mbritur me urgjencë në hollin e hotelit dy makina policie dhe inspektoret kanë kërkuar dhomën e 46 vjeçares Flutura Pine. Ata kanë trokitur në derë por për gati 10 minuta nuk kanë marrë asnjë përgjigje dhe në këto kushte kanë shpërthyer derën dhe kane gjetur të shtrirë mbi krevat pa ndjenja 46 vjeçaren Flutura Pine. Menjëherë ajo është transportuar për në spitalin e qytetit në gjëndje tepër të rëndë.

Sipas burimeve spitalore, gjëndja e saj është serioze për jetën, pasi ka konsumuar një sasi të madhe helmi fostoksine, duke u helmuar me dashje për t`i dhënë fund jetës së saj. Mjekët e spitalit tone se po bëhen përpjekje maksimale për ta kthyer ate në jetë.

Burime policore bëjnë të ditur se ka qënë një mesazh telefonik që Flutura Pine i ka dërguar familjes së saj ku shkruan: “Më vjen keq t'ju them se unë jam në një hotel në qendër të Pogradecit dhe po vetëhelmohem. Kam diçka personale që nuk mund t’jua them. Lamtumirë, ju dua shumë“.
Me t'i mbërritur ky mesazh familjes, ata kanë njoftuar menjëherë policinë e Korçës, që ka njoftuar me urgjencë kolegët e saj në Pogradec, të cilët e kanë gjetur 46 vjeçaren në grahmat e fundit të jetës. Ndërkohe, Policia ka marrë në pyetje të afrmit e saj për të zbuluar misterin se kush e ka shtyrë 46 vjeçaren që të kryejë vetëvrasje.

(d.b/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi