Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vë në gjumë foshnjën, vetëhelmohet 24-vjeçarja Empty Vë në gjumë foshnjën, vetëhelmohet 24-vjeçarja

Wed 21 Aug 2013 - 19:56
Vë në gjumë foshnjën, vetëhelmohet 24-vjeçarja Fotoksine-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në qytetin e Korçës, ku një nënë 24-vjeçare i ka dhënë fund jetës. Nga policia mësohet se 24-vjeçarja, pak minuta pasi kishte vënën në gjumë foshnjën e saj, ka pirë fotoksinë duke u vetëhelmuar. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Dërsnik të Korçës, ndërsa viktima është identifikuar me emrin Elvira Stafa. Sipas policisë, 24-vjeçarja me origjinë nga Laçi ishte nënë e një foshnje 12 muajsh dhe prej më shumë se një viti ishte martuar në fshatin Dërsnik të Korçës. Sipas të dhënave të policisë, konstatohet se 24-vjeçarja e ka përgatitur me detaje krimin ndaj vetes. Ajo e ka pirë helmin teksa ndodhej e vetme në banesë me fëmijën e saj. Mësohet se pasi ka vendosur foshn- jën e saj në gjumë, Elvira Stafa ka shkuar në një tjetër dhomë dhe ka konsumuar fostoksinë. Kanë qenë familjarët, ata që r kanë gjetur atë në gjendje të rëndë dhe e kanë transportuar në spital. Por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 24-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetoje. Sakaq policia apo heton shkaqet e ngjarjes, të cilat çuan nënën e re drejt vetëvrasjes. Ndërkaq, pritet që në pyetje të merren të afërm dhe familjarë të 24-vjeçares, nëse kohët e fundit ka shfaqur shenja shqetësimi ose problemesh shëndetësore. Nga ana e bluve nuk dihen ende arsyet që e kanë shtyrë 24-vjeçaren t’i japë fund jetës, por ndër dyshimet është edhe mundësia e nxitjes nga ndonjë person i afërt, i cili mund t’i ketë bërë presion psikologjik.shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi