Pub-i, vendi më i keq për të "gjuajtur"
Mon 30 Jan 2012 - 20:02
Supozohet se njerëzit frekuentojnë pub-et për të kaluar bukur, për të harruar problemet e ditës dhe mbi të gjitha për të bërë njohje të reja e pse jo për të njohur personin e duhur. Por, në fakt pub-i është vendi më i keq për diçka të tillë. Keni menduar ndonjëherë për të gjitha pengesat që duhet të kaloni për të njohur personin që ju intereson në një pub?Je i rrethuar nga njerëz. Ke pranë shokë edhe shoqe që do të kuptojnë se ti po i afrohesh dikujt më shumë se normalja dhe do të shfrytëzojnë çdo gabim tëndin për të të “shkatërruar” me shaka më pas.Nuk janë vetvetja. Të rinjtë shkojnë në pub-e për tu dukur. Sa më shumë shikime të tërheqin, aq më mirë ndihen. Ka shumë mundësi që imazhi që shfaqin të mos përkojë fare me personalitetin e dikujt. Edhe nëse do e takoje të nesërmen ka mundësi që mos ta njohësh fare.Duhet të bërtasësh. Nëse jeni oratorë të lindur e keni vështirë të njihni dikë në pub. Është e pamundur të hapësh një temë diskutimi për faktin e thjeshtë se është e pamundur që të dëgjohesh.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi