Pesë vjet pa gjini: Më në fund zbulohet se është djalë!
Tue 31 Jan 2012 - 3:50
Një çift i cili deri më tani e kishte rritur fëmijën e vet si “pa gjini” për pesë vjet rresht, më në fund janë shprehur: është djalë. Bek Lekston, 46 vjeçe, dhe i shoqi Kieran Kuper, 44 vjeç, kishin vendosur të mos e tregonin gjininë e Sashës ndërsa shpresonin se një gjë e tillë do të bënte që personaliteti i tij të ishte më i fortë. Ata i referoheshin gjithnjë atij si “fëmija” dhe e lejonin të luante vetëm me lodra për fëmijë, por pa gjini të përcaktuar.
Për pesë vjet Sasha u alternua mes rrobave për vajza dhe djem, duke i lënë miqtë dhe të afërmit në dilemë. Sidoqoftë, Bek dhe Kieran nga Kembrixhshair vendosën që të tregojnë që Sasha është djalë pasi u bë edhe më e vështirë mbajtja e fshehtë ndërsa ai filloi klasën e parë.
Dje, Bek Lekston, një redaktore interneti, u shpreh: “Donim të shmangnim gjithë stereotipet, të cilat duken shumë idiote. Pse duhet që t’i vendosim njerëzve kufij. Është si horoskopi. Është budallallëk të mendosh se janë vetëm 12 tipe personalitetesh që varen nga fakti se kur ke lindur.
Gjinia ndikon në veshjen e fëmijëve dhe lojërat e tyre dhe ato formojnë llojin e njeriut që ai mund të bëhet. Nuk më duket e drejtë që kjo të ndikojë në shfaqjen e gjithë potencialit të tyre.
Mamaja ime ishte shumë e fortë, ndërsa babai shumë emocional. Kur shihnim “Magjistarin e Ozit” dhe fillonim të qanim, ime më mendonte se ishte budallallëk. Kështu që më është dukur gjithnjë që stereotipet nuk janë të përshtatshëm”. Bek dhe Kieran ishin kaq të etur që jeta e Sashës të mos ndikohej nga çështja gjini të mos ndikonte tek ai, sa nuk i pyetën as mamitë se ç’gjini kishte deri 30 minuta pasi lindi. Vetëm pak personave nga familje u ishte treguar gjinia e fëmijës.
Por nisja e shkollës i detyroi prindërit e Sashës të thonin të vërtetën. Sasha vesh një bluzë me mëngë të fryra dhe me jakë nga uniforma e vajzave dhe nuk mban tuta sportive. Gjithashtu ai vë fjongo në kokë gjatë fundjavave. Bek thotë se i biri nuk e merr për keq nëse i dhurojnë lule, ndryshe nga shumë djem, të cilët do të sikletoseshin. Dua që ai të ndihet i plotë. “Për aq kohë sa është i aftë të krijojë marrëdhënie të mira dhe të ketë miq të mirë, s’më duket se diçka tjetër ka më shumë rëndësi”, thotë 46-vjeçarja.
Një nga pedagogët e psikologjisë në Universitetin Ruskin u shpreh se ende nuk dihen efektet psikologjike në rritjen e një fëmije pa gjini. “Është e vështirë të thuhet se mënyra se si është rritur fëmija do të ketë pasoja të menjëhershme apo afatgjata. Ndërsa një fëmijë rritet, ata zhvillojnë ndjenjën e pavarësisë e cila përfshin edhe identifikimin gjinor individual”, përfundoi pedagogu.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi