Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 “Kam pesë vjet pa ngrënë” Empty “Kam pesë vjet pa ngrënë”

Fri 28 Jun 2013 - 23:05
Ndonëse shkenca ka provuar se një njeri nuk mund të mbijetojë më shumë se dy muaj pa ushqim, e më të shumtën e rasteve as edhe dy javë, një i ri nga Sri Lanka pretendon se ka pesë vite pa ngrënë dhe pavarësisht kësaj, është tërësisht i shëndetshëm.
 “Kam pesë vjet pa ngrënë” Srilanka-2806
Kirby de Lanerolle pretendon se është në gjendje që të mbijetojë duke pasur si ushqim të vetëm ajrin, ndërsa beson fuqimisht se në mos i pavdekshëm, ai do të jetë në gjendje që të jetojë disa herë më gjatë se personat e tjerë.

“Unë jam në gjendje që të ndiej dritën, të marr fuqitë e erës dhe të përjetoj vibrimet e Zotit”, thotë de Lanerolle, i cili beson se aftësitë e tij janë në gjendje që të ngadalësojnë procesin e plakjes tek ai.

“Unë jetoj në një gjendje të re vetëdijeje. Ka disa burime energjie që janë shumë më të ushqyeshme se ushqimet që njerëzit e zakonshëm përdorin dhe nëse di t’i përdorësh, nuk ke më asnjë nevojë për të gjetur burime shtesë”, shton ai.
 “Kam pesë vjet pa ngrënë” Srilanka1-2806
Srilankasi pranoi se pavarësisht teknikës së përdorur, ka pasur disa raste që ai është ndjerë tejet i urritur dhe në dhjetë muajt e fundit, ka ngrënë shtatë herë vafte me rreth 500 kalori, por ato e kanë bërë që të ndihet i sëmurë, pasi trupi tashmë nuk ka më asnjë nevojë për ushqim.

I bërë objekt i një dokumentari shkencor, gjithsesi de Lanerolle mund të japë vetëm një provë për vërtetësinë e pretendimeve të tij, atë të pavdektësisë.
Top Channel
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

 “Kam pesë vjet pa ngrënë” Empty Re: “Kam pesë vjet pa ngrënë”

Fri 28 Jun 2013 - 23:37
po pa sexs sa kohe mund te jetoje ky njeri ???????????
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

 “Kam pesë vjet pa ngrënë” Empty Re: “Kam pesë vjet pa ngrënë”

Fri 28 Jun 2013 - 23:49
nese esht e vrtet ky njeri jeton pa ushqim sepse zoti i jap ushqim ama at ushqim si ne e perdorum po diqka si ne nuk e dim dhe nuk mundemi ta shofim zoti ka fuqi te madhe
Anonymous
Vizitor
Vizitor

 “Kam pesë vjet pa ngrënë” Empty Re: “Kam pesë vjet pa ngrënë”

Sat 29 Jun 2013 - 0:10
Nuka mundesi te as 5 ore pa ngren ky tipi e jo pes vjet.
Lulebora
Lulebora
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 42
<b>Postime</b> Postime : 6746
<b>Hobi</b> Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 17/12/2012

 “Kam pesë vjet pa ngrënë” Empty Re: “Kam pesë vjet pa ngrënë”

Sat 29 Jun 2013 - 4:47
E ca do te provoje ky me kte? Qe eshte i pavdekshem? kkk Si urdheron, do e besojme dhe kte pasi te jene bere Toka e Qielli bashke..dhe tjetra eshte se po te ishte e vertet kjo praktike e ktij ateher cili ka qene qellimi qe vete Zoti ka krijuar ushqimin, perimet dhe frutat e ndryshme, per shendetin e njeriut?/ Aman aman ca s'po na degjojne veshet kohet e fundit, s'eshte me per tu cuditur me asnje lajm, na jane bere si buka qe hame kta lloj spekulime njerezish  “Kam pesë vjet pa ngrënë” 1255282285 
Sponsored content

 “Kam pesë vjet pa ngrënë” Empty Re: “Kam pesë vjet pa ngrënë”

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi