Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Vlorë, Qetsori i Big Brother: S`e dija që tubat kishin pronarë Empty Vlorë, Qetsori i Big Brother: S`e dija që tubat kishin pronarë

Tue 31 Jan 2012 - 17:44
Vlorë, Qetsori i Big Brother: S`e dija që tubat kishin pronarë Qetsor-ferunaj
Qetësor Ferunaj


VLORE – Fituesi i “Big Brother 2″, Qetsor Ferrunaj, është shprehur në Policinë e Vlorës se nuk kishte pasur dijeni se tubat për të cilat ai u prangos ishin në pronësi të Ndërmarrjes së Ujësjellësit. Ai është munduar të shfajësohet para grupit hetimor se tubat ishin tejet të amortizuar dhe se kishte menduar se ishin pa zot. Ferrunaj u ndalua të shtunën nga policia pasi u kap duke vjedhur tubacionin prej hekuri që ishte përdorur për vaditje në zonën e bregdetit. Sipas Policisë, Qetsor Ferrunaj mbahet ende i ndaluar në komisariat. Pritet që Prokuroria të vendosë para afatit të 72 orëve nëse ai do të lirohet apo do të arrestohet, për t’u dërguar më pas para togave të zeza për masën e sigurisë. Mësohet se tubacioni vaditës prej hekuri që po nxirrte me punëtorë Ferrunaj ka shërbyer që para viteve 1990 për vaditjen e portokajve dhe agrumeve të tjera në këtë zonë. Por ato ishin nxjerrë jashtë përdorimit pas viteve ’90. Burime të Policisë bënë të ditur se edhe pse tubacioni nuk ka qenë në gjendje pune, ai figuron në pronësi të Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Vlorës dhe se ende nuk ishte çregjistruar nga inventari i kësaj ndërmarrjeje si pronë e saj. Ferrunaj akuzohet për vjedhje dhe dyshohet se përbërja prej hekuri e tubave do të shitej për skrap për qëllime përfitimi. Qetsori ka pranuar marrjen e tre punëtorëve nga ana e tij për të prerë tubat e hekurit, por ka mohuar të ketë pasur dijeni se ajo ishte në pronësi të Ndërmarrjes së Ujësjellësit. “Mendova se tubacioni ishte jashtë përdorimit dhe i lënë pa zot. Ishte tërësisht i amortizuar, i dalë jashtë funksionit dhe nuk e dija se rezultonte në pronësi të ndonjë ndërmarrjeje. Tubacioni nuk ka qenë në punë që prej vitit 1990 dhe ishte thuajse i shkatërruar në të gjithë zonën”, është shprehur dje Ferrunaj para grupit të hetimit, duke mohuar se ai kishte kryer një vjedhje të paramenduar. Grupi hetimor e ka marrë në pyetje disa herë Ferrunajn, i cili ndodhet ende në ambientet e Policisë së Vlorës, ndërsa nuk konfirmohet nëse do të merret masa e arrestimit ndaj tij. Ndërsa tre shtetasit e tjerë, Daniel Sadikaj, Gjovalin Mikaj dhe Arsen Fisti, të cilët ishin marrë nga Ferrunaj si punëtorë për të nxjerrë tubat e vaditjes për llogari të tij, dje u lanë të lirë. Ata do të ndiqen në gjendje të lirë nga Prokuroria.
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Vlorë, Qetsori i Big Brother: S`e dija që tubat kishin pronarë Empty Re: Vlorë, Qetsori i Big Brother: S`e dija që tubat kishin pronarë

Tue 31 Jan 2012 - 17:46
ca plenaxhiu, po dhe sikur te mos kishin pronare tubat o zoteri a jane te tuat? pyetje e thjeshte fare
Poeti
Poeti
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 825
<b>Hobi</b> Hobi : Dashuria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : usa
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/09/2011

Vlorë, Qetsori i Big Brother: S`e dija që tubat kishin pronarë Empty Re: Vlorë, Qetsori i Big Brother: S`e dija që tubat kishin pronarë

Tue 31 Jan 2012 - 18:42
Epo u be i famshen
Poeti
Poeti
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 825
<b>Hobi</b> Hobi : Dashuria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : usa
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/09/2011

Vlorë, Qetsori i Big Brother: S`e dija që tubat kishin pronarë Empty Re: Vlorë, Qetsori i Big Brother: S`e dija që tubat kishin pronarë

Tue 31 Jan 2012 - 18:43
Sado i famshem te behesh do dalesh bersi tek rrenjet Razz
E askujt
E askujt
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1473
<b>Hobi</b> Hobi : volejboll , psikologjia , romanet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne endrrat e tua...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/12/2011

Vlorë, Qetsori i Big Brother: S`e dija që tubat kishin pronarë Empty Re: Vlorë, Qetsori i Big Brother: S`e dija që tubat kishin pronarë

Tue 31 Jan 2012 - 20:34
po ne me kte krenoheshim ore
cna turpuroi Vlorë, Qetsori i Big Brother: S`e dija që tubat kishin pronarë 3480151997
Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 83
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

Vlorë, Qetsori i Big Brother: S`e dija që tubat kishin pronarë Empty Re: Vlorë, Qetsori i Big Brother: S`e dija që tubat kishin pronarë

Tue 31 Jan 2012 - 20:35
po kur vjedhin edhe milioneret ne fukarenjte cduhet te bejme
E askujt
E askujt
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1473
<b>Hobi</b> Hobi : volejboll , psikologjia , romanet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne endrrat e tua...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/12/2011

Vlorë, Qetsori i Big Brother: S`e dija që tubat kishin pronarë Empty Re: Vlorë, Qetsori i Big Brother: S`e dija që tubat kishin pronarë

Tue 31 Jan 2012 - 20:35
po kta te pasurit jan ata qe sngopen kurr
Sponsored content

Vlorë, Qetsori i Big Brother: S`e dija që tubat kishin pronarë Empty Re: Vlorë, Qetsori i Big Brother: S`e dija që tubat kishin pronarë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi