U arrestua për vjedhje, lihet i lirë Qetsori i Big Brother
Thu 2 Feb 2012 - 2:31
Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për Qetsor Ferrunajn, i akuzuar për vjedhjen e disa tubave prej hekuri në pronësi të Ndërmarrjes së Ujësjellësit. Ferrunaj u bë personazh i njohur pasi fitoi çmimin e madh të Big Brother 2″. Prokuroria i kërkoi dje trupit gjykues vlerësimin të ligjshëm të arrestimit të Ferrunaj, si dhe marrjen e masës së sigurisë me detyrim paraqitjeje për vazhdimin e hetimeve të mëtejshme.
Sipas akuzës, shtetasi Qetsor Ferrunaj ka marrë tre punëtorë për të nxjerrë tubacionet, që kishin shërbyer para viteve 1990 për vaditjen e agrumeve në zonën e Orikumit. Sipas Prokurorisë, ky veprim është i paligjshëm dhe i dënueshëm, pasi kemi të bëjmë me vjedhje të pronës publike të mbetur në tentativë.
Mbrojtja kërkoi dje vlerësimin si të paligjshëm të arrestimit të klientit të tij, pasi nuk kemi të bëjmë me kryerjen e një vepre penale.
Ndërsa gjykata vendosi pranimin si të ligjshëm të arrestimit të Ferrunajt, si dhe masën me detyrim paraqitjeje në Policinë Gjyqësore sa herë të thirret prej saj. Nuk kemi të bëjmë me veprimin e vjedhjes, pasi ai nuk e ka kryer vjedhjen. Ferrunaj ndihmoi të heqë një pjesë tubacioni të kthyer në hekurishte në pronën e një bashkëfshatarit të tij. /albeu.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi