Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si te vlerësohesh nga profesoret Empty Si te vlerësohesh nga profesoret

Tue 31 Jan 2012 - 20:08
E kush nuk ka pasur raporte kontradiktorë me ndonjë profesor?! Kujt nuk i ka ndodhur të ketë një antipati të fortë kundrejt ndonjë profesori, ose profesori kundrejt tij?! Më poshtë mund të mësoni sesi të fitoni simpatinë e profesorëve, ose t’i bëni të ndryshojë mendje:1.Profesorët nuk janë alienë, por njerëz që jetojnë si studentët: kanë emocione, simpati dhe antipati. Pjesën më të madhe të rasteve janë tiparet karakterialë dhe të sjelljes që përcaktojnë krijimin e raportit të mirë, apo të keq të ndërveprimit.2.Nëse një profesor, për ndonjë arsye, të ka marrë në shënjestër nga fillimi i vitit shkollor dhe ka nisur të të bëjë pyetje të vazhdueshme e tepër të ashpra, ke vetëm dy zgjedhje: të studiosh dhe të jesh gjithmonë i/e përgatitur, ose të fitosh simpatinë, por edhe besimin, përmes sjelljeve të pjekura e të edukuara. Në rastin e parë ki kujdes, sepse do të bëjë gjithmonë diçka për të futur në kurth...3.Gjithsesi duhet patur parasysh se ka disa gjëra universialisht të vlerësuara: për shembull, edukata e mirë, që parashikon përshëndetjen, ngritjen në këmbë kur profesorët hyjnë në klasë, ndonëse çdo gjë mund të varet nga humori i përditshëm.
4.Nëse të bëhet një pyetje përgjigju gjithmonë me tonin e duhur, mos u trego kurrë as tepër i egër, as tepër i turpshëm. Nëse je në shoqërinë e shokëve e shoqeve të tjera, mos u ndje i paprekshëm, sepse do të ndodhë që të gjendesh edhe vetëm. Trajtoje profesorin si një njeri që ka ndryshime humori, pikërisht si ty, ndërkohë që përpiqu gjithmonë t’i japësh një përshtypje të mirë për veten: kjo nuk mund të sjellë gjë tjetër veçse përfitime në raportin me profesorin!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi