“Arti i të jetuarit”, leksionet që nuk t’i mësojnë profesorët
Tue 15 Nov 2011 - 1:56
TIRANE-“Gjithmonë priteni të papriturën” dhe “Jini të sinqertë ndaj vetes”, janë vetëm disa nga të vërtetat që nuk na i kanë mësuar në shkollë as profesoret. Pranimi i këtyre fakteve do të thotë të pranoni që gjithçka në jetë ndryshon.
‘Tashmë i kemi zbuluar të gjitha, përveç se si të jetojmë’, ka konstatuar shkrimtari i njohur francez, Jean-Paul Sartre. Për të përvetësuar artin e të jetuarit dhe thyer idetë e gabuara e të dëmshme, psikologët zbulojnë leksionet që nuk na i kanë mësuar në shkollë. I pari është “gjithmonë të jeni të sinqertë me veten – dhe të tjerët”. Sinqeriteti nuk është lehtë të mbahet, sepse nënkupton shumë rreziqe. Nënkupton edhe përballimin pa kompromis me veten – me karakterin, sjelljen, vlerat dhe të metat personale. Nëse atë ndershmëri e përhapni tek njerëzit rreth vetes, do të bëheni personi i cili çmohet për shkak të integritetit të vet.
Ai që përpiqet t’i mbajë këto parime, gjithmonë mund të ecë me kokën lart. Ndërsa ajo ndjenjë e vlerës morale jep ndihmë të madhe kur në testim vjen mësimi i dytë – “gjithmonë priteni të papriturën”. Jeta rrallë rrjedhë pa probleme. Gjërat shkojnë gabimisht, planet shkatërrohen, ndërsa padrejtësia është fenomen tejet i shpeshtë. Por ta pranoni këtë leksion kyç do të thotë që të jeni të vetëdijshëm që jeta “ndryshon vazhdimisht” – të duroni kur ju prekin vështirësitë dhe të dini të shijoni edhe ato momente të mrekullueshme që po ashtu e përbëjnë jetën.
Leksioni i tretë është “gjeni punën që ju pëlqen”. Të gjithë dëshirojnë pagë të mirë, por kjo nuk duhet të jetë kriteri i vetëm kur e zgjidhni profesionin. Sepse të bëni një punë që nuk ju pëlqen është njëjtë si të zgjoheni çdo mëngjes pranë partnerit që nuk e doni.
Vetë mësimi është më i rëndësishëm se çfarëdo vlerësimi
Gjatë shkollimit nuk ju kanë thënë që notat dhe shpërblimet në fakt nuk janë edhe aq të rëndësishme, theksojnë psikologët. Më i rëndësishëm është procesi i mësimit dhe mënyra sipas së cilës i keni arritur.
Mos u frikësoni që mund të dukeni budalla
Mos u frikësoni që do të dukeni budalla, është edhe një leksion i heshtur nga bankat shkollore. Askush nuk di gjithçka, dhe nëse nuk pyesni, as që do të mësoni. Gjithmonë bëni pyetje.
Shpenzoni aq sa fitoni
Largohuni nga borxhet dhe mos shpenzoni më shumë sesa fitoni, është edhe një leksion i rëndësishëm jetësor. Duhet mund që të përballohet, por pas kësaj pason një jetë me më pak brenga.
Për çdo gjë që vlen në jetë duhet të përpiqeni
Bota nuk të detyrohet asgjë ose nuk ke të drejtë “të trashëguar” në punën e ëndrrave, shtëpinë me lule dhe mashkullin apo femrën me karakter, me sens humori dhe tërheqës. Për të gjithë këtë duheni të përpiqeni.
Dashuria nuk është pas qoshes, por vazhdoni ta kërkoni
Dashuria nuk është gjithmonë pas qoshes. Ndonjëherë duhen disa tentime për t’u gjetur me të vërtetë dikush që na kupton, na kënaq, na bën për të qeshur dhe me të cilin mund të jemi absolutisht vetja.
Ruani miqtë!
Miqësia është bekim. Miqtë e vërtetë është vështirë të gjenden. Kur i gjeni, kujdesuni për ato marrëdhënie. Miqtë janë si pjesë e familjes dhe mbështetës të vërtetë në kohë të vështira. Ata janë ata njerëz që nuk dëshirojnë asgjë nga ju, por do t’ju japin gjithçka.
(da.bo/BalkanWeb)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi