- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Familja: Menyra e te jetuarit se bashku
Fri 7 Sep 2012 - 20:39
Doni të krijoni një familje? Ide e mirë …por të çfarë lloji? Në vendet perëndimore gjërat kanë ndryshuar dhe bota të ofron kaq shumë variacion.
Frymëzimi nga kulturat e tjera është bërë diçka e zakonshme, por të zgjedhësh mbetet gjithmonë një detyrë e vështirë. Sa për fillim, duhet thënë se ajo që dikur mendohej e parealizueshme, tashmë është krejt normale: edhe çiftet e homoseksualëve dashurohen, bashkëjetojnë dhe kanë fëmijë, pa bërë më parë martesë civile apo fetare.
Familja: Menyra e te jetuarit se bashku
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 41 për qind e lindjeve bëhen nga çifte që nuk janë të martuara. Në këto 40 vitet e fundit, ky fenomen është rritur me 1000%. Po ashtu, që prej vitit 1975 ndarjet si pasojë e divorceve i kanë kaluar ato nga vdekja e një bashkëshorti. Në Amerikë, një martesë në pesë të tilla përfundon brenda 5 viteve të para.
Të paqëndrueshme
Ata që mendojnë se martesa nuk është një “institucion i nevojshëm” janë më shumë gratë se burrat (37% kundrejt 25%). Në Europë ndarjet janë trefishuar në krahasim me vitin 1965. Në vende si Italia dhe Franca numri i martesave është thuajse përgjysmuar në 40 vitet e fundit. Si kompensim, ashtu si në të gjitha vendet perëndimore, janë përhapur shumë familjet e “rindërtuara”, ku partnerët vijnë nga një ndarje e mëparshme, duke bërë bashkë me kohë të plotë apo të pjesshme, fëmijët nga raporti i mëparshëm me ata që lindnin nga lidhja e re.
Mjafton të mendosh se gjysma e martesave ende të celebruara në Amerikë u takojnë familjeve të rindërtuara. Përse? Shumë faktorë të bëjnë ta mendosh si më pak të rëndësishme se dikur stabilitetin në çift: lëvizshmëria e kërkuar nga ekonomia kapitaliste, arritjet e grave, autonomia. Nga ana tjetër, shërbimet sociale kanë zëvendësuar solidaritetin brenda familjes. Papunësia dhe çmimi i lartë i jetesës e bëjnë më të vështirë ndërtimin e familjes tradicionale. Shfaqen kështu, në shoqërinë tonë, lloje të reja familjesh me prindërit e vetëm dhe një fëmije. Apo çifte të të njëjtit seks që vendosin të bashkëjetojnë, e që në vende të ndryshme mund të martohen dhe të kenë fëmijë.
Tradicionale?
Roli i familjes tradicionale duket se është në rënie të lirë, sidomos në ato shoqëri ku shërbimet sociale nuk janë të pranishme dhe vështirësitë praktike janë të panumërta. “Befasohesh kur sheh numrin e familjeve tradicionale sot në botë. Të dhënat tregojnë se në një studim të bërë në 862 shoqëri njerëzore, vetëm 137 (16%) prej tyre janë monogame, d.m.th. të formuar nga çifti klasik, 712 (82%) janë poligame, pra lejojnë martesën e një burri me shumë gra; 4 (1%) janë poliandrike, d.m.th. që një grua mund të ketë shumë bashkëshortë) me pak fjalë, familja që në përcaktimin e formuluar 40 vjet më parë nga sociologu George Murdock “është një grup social i karakterizuar nga bashkëjetesa e përbashkët, nga bashkëpunimi dhe riprodhimi, me të rritur të të dyja sekseve, dy prej të cilëve kanë të paktën një marrëdhënie seksuale të aprovuar nga shoqëria, një apo disa fëmijë biologjikë apo të adoptuar”, mund të jetë e formave të ndryshme.
Ky variacion nuk është fryt i kërkesave seksuale, por e përshtatjeve të ndryshme me ambientin dhe ekonominë. Por, në fakt, disa lloj praktikash kanë ekzistuar edhe dikur, pavarësisht se nuk praktikoheshin. “Kërkimet e bëra në mes të shekullit XX, tregojnë se vetëm 4-5 për qind e meshkujve e praktikonin, edhe pse besimi mysliman i lejonte ata të merrnin deri në katër gra”, shpjegojnë sociologët. Studime të tjera analoge të bëra në Afrikën subsahariane, kanë treguar se poligamia praktikohet sipas vendeve nga 12 deri në 38 për qind të vendeve”. Kjo pastaj vjen duke u rritur me moshën: në Sierra Leone për shembull, kuota e burrave me shumë gra është 25% tek ata që ende s’kanë mbushur 30 vjeç, shkon në 35 për qind nga 30-39 vjeç, dhe shkon deri në 50 për qind pas të 40-ave. Në familjet poligame gratë mund të jetojnë të gjitha në të njëjtën shtëpi bashkë me burrin. “Gratë mund të jetojnë edhe në shtëpi të ndryshme, siç ndodh në fise afrikane. Shpesh për të hequr xhelozinë, burri “ofrohet” me turne: ha dhe fle vetëm me gruan që ka turnin, e cila gjatë kësaj kohe kujdeset për të. Nëse nuk respekton turnin ai akuzohet për tradhti, gruaja akuzohet “si hajdute netësh”. Ndërsa fëmija që mund të lindë konsiderohet i paligjshëm”. Një tjetër sistem kundër xhelozisë mes grave është martesa me dy apo më shumë motra, të mësuara të jetojnë në një banesë.
Ndryshimi
Por si janë afirmuar dy mënyra të të parit të martesës kaq të ndryshme mes tyre, si poligamia dhe monogamia? Studiuesit flasin se poligamia mbizotëron në Afrikë dhe në zona të tjera, ku punët bujqësore bëhen vetëm nga gratë. Toka nuk u përket individëve të vetëm, por kolektivitetit dhe u lihet trashëgimi më të rinjve të të njëjtit klan. Para, por edhe gjatë lidhjeve martesore poligame, gratë kanë më shumë liri seksuale në krahasim me sistemet monogamike tradicionale, duke qenë se nuk ekziston prona private e tokës, nuk është shumë e rëndësishme siguria për atësinë e fëmijëve për të qenë të sigurt se trashëgimia do t’u kalojë “personave me të njëjtën lidhje gjaku”. Burrat, para së gjithash, kanë interes ekonomik për të formuar një familje me shumë gra që të kenë në dispozicion më shumë forcë pune për të kultivuar tokën. Gratë shpesh mund ta shohin me sy të mirë ardhjen e nuseve të reja si ndihmë për punët e shtëpisë dhe ato në fushë. Ndërkaq, monogamia dominon në Europë dhe Azi, ku puna në bujqësi është detyrë e burrave.
Këtu raportet paramartesore janë të ndaluara, për të mos folur pastaj për tradhtinë. Ndërkaq, poliandria (një grua me shumë burra) ka një arsye praktike. Verifikohet në ambiente me produktivitet të ulët bujqësor dhe pak popullsi, ku roli i grave në punët e bujqësisë është i kufizuar dhe lindshmëria e ulët. Në fakt, shumë burra nuk do të thotë më shumë fëmijë. Edhe poliandria ka variantet e saj. Gruaja mund të martohet me dy apo më shumë vëllezër që jetojnë bashkë me të në barazi absolute, pa xhelozi. Ekziston edhe poliandria e asociuar, si në Sri Lanka: një grua martohet pastaj mund të martohet sërish dhe burri i dytë shkon për të jetuar në shtëpi me çiftin. Burri i dytë urdhërohet gjithmonë nga i pari. Ekziston edhe familja poliandrike: pasi ka jetuar me bashkëshortin, një grua martohet me një tjetër burrë dhe shkon të jetojë me të pa hequr dorë nga raportet me të parin. (Gazeta Shqip / Lezha.eu)
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi