Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lë punën për ti ndërtuar djalit një motor gjigand përrallash Empty Lë punën për ti ndërtuar djalit një motor gjigand përrallash

Wed 1 Feb 2012 - 18:39
Lë punën për ti ndërtuar djalit një motor gjigand përrallash Motor-gjigand-noaLondër, 1 Shkurt 2012, NOA - Një mekanik ka marrë vendimin për të lënë punën e tij dhe kjo me qëllim që ti ndërtonte të birit një motor gjigand.

Motori nisi të krijohej rreth 3 muaj më parë, si një dhuratë surprizë për djalin, i cili është në mbarim të Universitetit, duke u specializuar për kinemanë e animuar.

“kartonët e animuar janë tepër të ekzagjeruar dhe mendova se një motor gjigand do të ishte ideale për tim bir”, - rrëfen 49-vjeçari Zhang Yali.

E megjithatë krijimi i tij rezultoi shumë më kompleks nga ç’mund të mendohej në fillim, por Zhang Yali nuk hezitoi as të largohej nga puna për të kompletuar dhuratën e të birit, kjo me qëllim që të kishte më shumë kohë për të punuar.

Motorri është rreth 3 metër dhe i gjatë rreth 5 metër e gjysmë.

Ai mund të transportojë 8 persona, kjo falë sediljeve të krijuara më divane të vjetër, ndërsa për sa i përket rrotave ato i janë marrë ekskavatorit.

Ndërtimi i këtij motori të çuditshëm fillimisht hasi dhe probleme pasi bashkëshortja e Zhang nuk ishte dakot që ai të linte punën për diçka të tillë.

E megjithatë në fund ajo e ka pranuar faktin se është prekur nga impenjimi dhe vëmendja që i kushtoi parteri i saj një motori që e nisi si diçka të veçantë për të birin.

r.b/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi