Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Vrojtoni magjinë infrastrukturore, autostradë mes pallatit Empty Vrojtoni magjinë infrastrukturore, autostradë mes pallatit

Thu 2 Feb 2012 - 9:43
Vrojtoni magjinë infrastrukturore, autostradë mes pallatit 50952_1TOKIO- E njohur për sukseset dhe risitë e panumërta në fushën e inxhinierisë elektronike këtë here Japonia po hedh hapa gjigantë edhe në fushën e ndërtimit të rrugëve.

Drejtoria e Rrugëve në Japoni ka marrë me qira hapësirën mes katit të katërt dhe të tetë të një ndërtesë 16-katëshe të ndodhur buzë autostradës për të ndërtuar një rrugë në mesin e saj, transmeton Starti njoftimet.

Shumësia e ndërtesave të larta në qytetin Osakas i ka shtyrë inxhinierët e rrugëve të shpikin ide të reja. Inxhinierët arritën të ndërtonin një autostradë në mes të ndërtesës 16-katëshe “Gate Toëer”.

Duke marrë me qira katet në mes katit të katërt dhe të tetë, drejtoria e rrugëve ka ndërtuar 3 rrugë të ndryshme brenda kësaj hapësire. Rrugët nuk përbëjnë asnjë rrezik dhe nuk cenojnë ndërtesën sepse janë të veshura me një shtresë të veçantë.

Megjithëse ashensori nuk funksionon mes katit të 4–t dhe të 8-të ndërtesa nuk përjeton asnjë lloj dridhjeje apo zhurme gjatë kohës së kalimit të makinave në të.

Edhe banorët e mësuar tashmë me kalimin e autostradës poshtë tyre e kanë ndryshuar emrin e ndërtesës nga “Gate toëer” në “koshere bletësh”. Dhe kjo për shkak të trafikut të dendur që përjetohet në ndërtesë.
(BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi