Facebook dhe Twitter, varësi më e madhe krahasuar me duhanin e alkoolin
Thu 2 Feb 2012 - 15:59
Çikago, 2 Shkurt 2012, NOA - Facebook dhe Twitter krijon më shumë varësi se sa alkooli dhe duhani.Është një konkluzion që u arrit nga studiues të Universitetit të Chicago Booth School of Business, sipas të cilit të rezistosh që të mos hapësh rrjetet sociale të sipërpërmendura është tepër më e vështirë se sa refuzimi i një gote alkool.Hulumtimi është testuar mbi një kampion prej 250 personash që kanë pohuar se gjumi dhe seksi janë dy gjërat kryesore të ditës, por më pas menjëherë renditet dëshira për të qenë të azhornuar në rrjetet sociale duke lënë pas dhe dëshirën për të kthyer një gotë alkool apo qoftë dhe për të tymosur një cigare.
Sipas studiuesve, shpesh herë rezistenca që mund të bëjmë ndaj diçkaje rrit mundësinë që herën tjetër t’ia dalim mbanë të heqim dorë përfundimisht nga ajo.
Wilhelm Hofmann, autori i studimit të publikuar në “Psychological Science journal” deklaroi: “Ndërkohë që dita kalon me ngadalë forca e vullnetit bie dhe bëhet gjithnjë e më i mundshëm dështimi për tentativa autokontrolli”.
r.b/NOA

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi