- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Zelandë e Re, vizitorët kurjozë për “delet rozë”
Thu 2 Feb 2012 - 17:23
AUCKLAND- Parku SheepWorld pranë Auckland në Zelandën e Re ka tërhequr një numër të madh vizitorësh, për shkak të shpikjes së tyre më të re. Në park mund të shohësh dele në ngjyrë rozë. Ato nuk janë të klonuara, janë thjesht të ngjyrosura, por kurjozët nuk kanë mundur t’i rezistojnë. Drejtuesit e parkut fillimisht kishin lyer kafshët në rozë, si pjesë e fushatës së ndërgjegjësimit kudër kancerit të gjirit, por u provua se ato u bënë tërheqëse për vizitorët, raporton Daily Mail. John Collyer, punonjës në këtë park, tha se ngjyrosja që ata përdorin është plotësisht e padëmshme për kafshët dhe se ishte miratuar edhe nga një veteriner lokal. “Ne përdorim ushqim për t`i ngjyrosur, i cili lahet përfundimisht në shi”- tha Collyer. Sipas tij, përshtypjet nga vizitorët janë 99 për qind pozitive. (ma.ar/BalkanWeb) |
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi