Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Atentate mafioze, vriten 2 gra në Tiranë  Empty Atentate mafioze, vriten 2 gra në Tiranë

Fri 3 Feb 2012 - 9:41
Atentate mafioze, vriten 2 gra në Tiranë  Spacer
Atentate mafioze, vriten 2 gra në Tiranë  50999TIRANE-Krimi trondit kryeqytetit pasditen e djeshme. Vrasja misterioze e një dentistes në zonën e Shkozës ka hapur siparin e ngjarjeve të rënda në kryeqytetit, të cilat do të pasoheshin vetëm dy orë më pas me një atentat në zonën e “Komunës së Parisit”, ku mbetën të plagosur dy persona, (vajza më pas vdiq në spital) ndërsa shpëtoi pa dëmtime, Genti Mara, i dashuri i Ingrit Gjonit, i cili ishte në shoqërinë e njërit prej personave të plagosur.

Vrasja në Shkozë
Tre krisma e më pas trupi i pajetë i një femre i gjetur i shtrirë në tokë. Kjo ka qenë ajo që kanë parë e kanë dëgjuar banorët e Shkozës, pasditen e djeshme. Laborantja Eleni Basho, nëna e dy fëmijëve është identifikuar më pas nga policia si viktima e këtij atentati misterioz, ndërsa nuk është gjetur asnjë gjurmë e autorit. E gjithë ngjarja është zhvilluar vetëm pak metra larg banesës së Bashos, e cila ndodhej në një prej zonave më të errëta dhe më periferike të kryeqytetit. Mungesa e ndriçimit ka ndihmuar autorin e krimit që të largohej i qetë dhe pa u vënë re nga askush. Nga ana e saj, Policia e Tiranës ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas telefonatës së banorëve të zonës dhe ka bërë të mundur gjetjen e 3 gëzhojave 9 mm pranë trupit të viktimës. Fakt ky që e bënë akoma më të mistershme vrasjen e dentistes, pasi deri më sot, të paktat kanë qenë rastet kur vrasësit kanë përdorur armë të këtij kalibri. Sipas dëshmive të mbledhura në vendngjarje, mësohet se Eleni Basho kishte dalë nga banesa, e cila ndodhej vetëm 50 metra larg vendit ku u vra. Por, sapo kishte nisur rrugën, ajo është kthyer sërish në banesë, e ka dalë prej andej vetëm pas pak minutash, ku dhe e ka pritur autori i ngjarjes. Me gjakftohtësi, ai ka qëlluar 3 herë në gjoks viktimën duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme. Ndërkaq, paraprakisht Policia përjashton pistën e grabitjes, pasi viktimës i është gjetur çanta që mbante në krah. Mësohet se Policia ka marrë në pyetje familjarët e viktimës me shpresën se ata mund të hedhin dritë në konflikte të mundshme që mund të ketë pasur viktima gjatë kohëve të fundit. Edhe pse kontrollet e zonës dhe shoqërimi i personave në Komisariat ka vijuar deri në orët e vona të mbrëmjes, sërish ngjarja në fjalë mbetet e mbuluar nga misteri.

Atentati
Ende pa mbledhur mjetet e ekspertizës nga vendngjarja në Shkozë, oficerët e Policisë së Tiranës janë njoftuar për një tjetër ngjarje të ndodhur në zonën e “Komunës së Parisit”, ku fillimisht raportoheshin dy të lënduar, të cilët u identifikuan më pas si Aleksandër Gocaj, i plagosur në krah e Megi Jokiçi e plagosur në nofull, të cilët u transportuan me urgjencë në Spitalin Ushtarak.

Megi Jokiçi ndërroi jetë pas mesnate. Burime nga policia bëjnë të ditur se vajza është plagosur aksidentalisht, pasi ka qenë duke parkuar makinën e saj, në kohën ku persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr nga një makinë, në drejtim të Aleksandër Gocajt dhe Genti Marës, ky i fundit i njohur si i dashuri i Ingrit Gjonit. Referuar burimeve konfidenciale mësohet se, Mara së bashku me Gocajn kanë qëndruar në një kazino pranë vendit të ngjarjes për mëse dy orë e më pas në kohën kur kanë dalë janë sulmuar nga persona ende të paidentifikuar. Fatmirësisht, Mara ka arritur të shmanget duke i shpëtuar plumbave e më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ndërkaq, autorët e ngjarjes, të cilët udhëtonin me një mjet tip fuoristradë, pasi kanë qëlluar disa herë në drejtim të dy personave, janë munduar të largohen nga vendi i ngjarjes, por vetëm pak metra më pas, ata janë aksidentuar me një makinë, duke detyruar autorët që të braktisin makinën dhe të largohen në këmbë.

Nga ana e saj, Policia e Tiranës ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e objektivit kryesor të këtij atentati. Ndërkaq, Policia është duke kërkuar Genti Marën, i cili i shpëtoi mrekullisht atentatit, për ta marrë në pyetje pasi mendohet se ai mund të jetë dëshmitari kryesor që mund të çojë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të saj.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi