Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Greqi, paralajmërimi i Anonimit: Drejtësia është duke ardhur! Empty Greqi, paralajmërimi i Anonimit: Drejtësia është duke ardhur!

Fri 3 Feb 2012 - 14:23
I ashtuquajturi “Anonimi” sulmon faqen e internetit të ministrisë greke të së drejtësisë, ku ka lënë një mesazh video, të cilin mund ta shohin dhe ta dëgjojnë të gjithë ata që hyjnë në këtë faqe. Organizata thotë se çfarë po ndodh në Greqi është e papranueshme. "Demokracia ka lindur këtu dhe ju po e vrisni atë," thotë Anonimi midis të tjerash, duke akuzuar qeverinë ka vënë në praktikë të kundërtat e atyre, për të cilat njerëzit e kanë zgjedhur. Tek postimi me titull "Drejtësia është duke ardhur" thuhet: "Ajo që po ndodh në vendin tuaj është e papranueshme. Erdhët në pushtet për të shprehur dëshirat e njerëzve tuaj, por ju i nënçmuat ata. Ju vratë gjënë më të shenjtë për vendin tuaj, që është demokracia. Qytetarët tuaj ju urrejnë, sepse ju i shihni ata pa bërë asgjë për ta parandaluar të keqen. Shkuat te FMN, pa miratimin e popullit tuaj. Keni vënë diktaturën mbi shpatullat e tij. Policia shfrytëzon fuqinë dhe sulmon protestuesit, në emër të drejtësisë. Ju i keni injoruar paralajmërimet tona, por ne tani kemi kontrollin. Ne jemi Anonimë .... nuk falim, nuk harrojmë ... duhej të na prisnit!" (da.xha/BalkanWeb)

http://www.balkanweb.com/TV/index.php?id_categoria=45&id_ansalive=13733
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi