Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Jeta e natës Empty Jeta e natës

Fri 3 Feb 2012 - 19:21
Fundjava është dita kur të gjithë përpiqen t’i arratisen monotonisë, punës dhe postit që mbajnë. Ritmet latine, një gotë verë apo një darkë në shoqërinë e miqve janë zgjedhjet e atyre që gjejnë kohë për të shijuar jetën e natës.“Është një pasion ose një zakon dhe nuk mund t’i ndahem. Mundohem të gjej mundësinë që të kërcej qoftë edhe një herë në javë”, shprehet një vajzë.
Duket se muzika latine është ndër më të preferuarat e të rinjve.“Muzika latine më pëlqen më shumë sepse është e gjallë dhe ka shumë ritëm”, thekson një tjetër frekuentuese e jetës së natës.Ka shumë nga ata që nuk e mendojnë dot jetën e tyre pa daljet në mbrëmje. Por ka edhe nga ata të cilët nuk i japin dot kuptim ditës pa jetën e natës.

Në Korçë, në djepin e serenatave dhe mbrëmjeve romatike, brezi i ri vijon ta ruajë këtë traditë. Është ndër të pakët qytete të vendit ku jeta nuk mbaron me përfundimin e ditës.

“Adoleshentët I frekuentojnë shumë pub-et”, thotë një i ri korçar.

Për këta njerëz shtegëtarë që shpërfillin gjumin e natës, argëtimi nuk ka çmim. Muzikë, kërcim dhe pije pa fund për tëo gjithë deri në agim.

Ata që nuk dalin natën

Të dalat nën dritën e hënës, nën ritmin e vrullshëm të klubeve dhe dëshirës për të festuar me miqtë nuk i bashkohen të gjithë, madje ka nga ata që nuk kanë dalë asnjëherë natën.

Megjithëse janë të rinj, janë të kufizuar në zgjedhjet dhe dëshirat e tyre. A është jeta e natës mundësia më e mirë për t’u argëtuar?

“Nuk më pëlqen jeta e natës sepse ka shumë zhurmë”, shprehet një vajzë.

Thonë se jo, por a është vërtetë se kjo është dëshira e tyre dhe nuk duan të bëhen pjesë e një aventure të vogël, apo janë prindërit ata që i kufizojnë për të qëndruar jashtë deri në orët e para të mëngjesit?

“Lejen e kam gjithmonë, por nuk më pëlqen të dal natën, nuk e kam në tip“, thekson një tjetër vajzë.

Në këtë rast vërtetohet shprehja: “Cdo gjë ka dy anë, ekstreme të njëra tjetrës!”

Disa e adhurojnë jetën e natës e bëjnë cdo sakrificë për të qenë protagonistë në të. Por ka edhe nga ata , të cilët e shpërfillin ketë stil jetese me mendimin se, zbavitja nuk mund të shtrihet tej limiteve ekstreme te nje dite. /t.ch/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi