Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Cha Cha Cha”. Jeta e natës në kryeqytet, vallëzon me ritmet latine Empty “Cha Cha Cha”. Jeta e natës në kryeqytet, vallëzon me ritmet latine

Tue 27 Mar 2012 - 3:38
Xhek PreçetajRitmet latine kanë filluar të “pushtojnë” lokalet e jetës së natës në kryeqytet. Ritmet e “Bachata”, “Cha Cha Cha”, “Salsa”, etj kanë filluar të bëhen edhe kërcimet më të dashura për të rinjtë. “Lokalet e Tiranës kanë filluar të ofrojnë mbrëmje latine 7 vjet më parë. Këto mbrëmje sot kanë marrë një formë më të kompletuar dhe janë më të kërkuara dhe të njohura njëkohësisht, në krahasim me 7 vite më parë”, tregon për Shekullin, Enkel Leka, organizator i mbrëmjeve latine dhe drejtues i një qendre kursesh vallëzimi “Stacionet e kërcimit”.



Vallzimet latine

“Ka disa tipe kërcimesh të cilat aplikohen nëpër këto mbrëmje. Ato ndryshe quhen vallëzime sociale (latin social) dhe përkojnë kryesisht në këto tipe kërcimesh: Sasa, Bachata, Cha Cha Cha, Kizomba, Merengue. Këto tipe kërcimesh janë të ndryshme nga njëra tjetra”, tregon Enkeli. Por në të njëjtën kohë, midis tyre është edhe një formë e re kërcimi, e cila quhet “kërcime në grup”, dhe bazohet në animimin e grupit të kërcimit nga një person. “Ky tip kërcimi përkon në lëvizje të thjeshta, të cilat demonstrohen nga një person fillimisht dhe më pas ndiqen nga të gjithë”.



“Latinët” shqiptarë

Ata që preferojnë këto tipe kërcimesh janë të shumtë. Madje çdo ditë e më shumë po shtohet kërkesa për mbrëmje të tilla. Sigurisht jo të gjithë janë profesionistë, por të paktën kanë dëshirën e madhe për të provuar dhe për të shijuar vallëzimet latine. “Janë të shumtë ata që vijnë nëpër mbrëmjet latine. Ka shumë persona të cilët nuk kanë një informacion në lidhje me këto mbrëmje, por thjesht kanë parë ndonjë video në internet, ndonjë film, apo kanë dëgjuar ndonjë këngë dhe afrohen për ta provuar. Por gjithashtu, ka edhe nga ata persona të cilët kanë informacion dhe dinë të kërcejnë ndonjë nga tipet e vallëzimit. Përgjithësisht, të gjithë ata që vinë në këto mbrëmje arrijnë të përshtaten më së miri me ambientin dhe të tjerët përrreth edhe nëse nuk dinë të kërcejnë apo kanë shumë pak informacion në lidhje me to”.



“Ai se eu te pego”

Ky është emri që Enkeli sëbashku me miqtë e tij i vendosën projektit të tyre, për të promovuar më së miri mbrëmjet latine dhe kërcimin latin. “Ky ishte një projekt i cili u zhvillua për 12 ditë rresht. Ai u bazua edhe në eksperiencën e dy balerinëve të huaj profesionistë, si Luiz Ortiz nga Kuba dhe Gregorio Maquillon nga Kolumbia. Ai bazohej në një program të përpiluar më së miri, i cili përkonte në takime të ndryshme informuese me grupe përgjatë paradites dhe performancat në vallëzim në mbrëmje. Ideja dhe qëllimi i këtij projekti ishte për të demonstruar që të gjithë njerëzit dinë të kërcejnë. Pasi janë të shumtë ata që nuk vijnë nëpër mbrëmje të ndryshme kërcimi për faktin se kanë ndrojtje nga që nuk dinë të kërcejnë”. Por përse ky emër? “Emri është zgjedhur qëllimisht për dy gjëra. Në radhë të parë për faktin se emri përputhet edhe në një nga këngët latine më të njohura për momentin. Me këtë fakt ne donim që të tërhiqnim sa më shumë persona. Gjithashtu së dyti kjo këngë përfshin kërcimet me animacione. Një kërcim i cili të mundëson që të kërcesh, edhe nëse nuk di. Projekti në vetvete pati shumë sukses, pasi ishin të shumtë ata që u afruan për të parë nga afër mbrëmjet latine. Ishin të shumtë ata që arritën edhe të përfitonin diçka nga ky projekt. Përveç argëtimit, shumë persona arritën të mësonin edhe disa hapa të rëndësishme në kërcime që ndoshta nuk i njihnin fare më parë”.



Por jo vetëm mbrëmje latine

Kërcimet latine, nuk mbeten vetëm në sallat e lokaleve, por ato transferohen përgjat ditës edhe nëpër sallat e kurseve të kërcimit. Për ata që dëshirojnë që të mësojnë diçka më shumë në lidhje me kërcimet që praktikojnë nëpër mbrëmje, atëherë kanë mundësi që të zgjedhin të ndjekin edhe kurse formimi. “Kurset janë një mënyrë e shkëlqyer për çdokënd që ka dëshirë të njohë dhe të shijojë më së miri mbrëmjet latine. Por edhe për ata që kanë një farë ndrojtje, për faktin se në një sallë të madhe nuk je vetëm, por je sëbashku me një person në krah dhe përreth teje janë dhjetra çifte. Me fjalë të tjera në kontakt edhe me një person tjetër, të cilën e ke si partner. Por jo vetëm kaq, në këto kurse vallëzimi, krijohen mundësi që çdokush të shohë sesi bëhen mbrëmjet latine edhe jashtë vendit, pasi bëhen organizime edhe jashtë Shqipërisë. Gjithashtu, çdokush arrin të marrë informacionin më të mirë në lidhje me këtë gjë”. Sa mundet të zgjas një kurs në mënyrë që të arrish të përvetësosh më së miri këto vallëzime? “Realisht nuk ka një afat të caktuar, pasi kjo varet gjithmonë në bazë të personit. Ka persona për shembull, të cilët duan një apo dy vite që të mësojnë më së miri një tip vallzimi, por ka edhe nga ata që për tre muaj, arrinë të mësojnë atë çka një tjetër nuk e mëson një vit”. Këto kurse kushtojnë 3 500 lekë/muaj ose 3 000 lekë/muaj për person, për ata që vijnë çift ose në grup. “Kurset e vallëzimit janë një pasion për mua”, shprehet Enkeli.





Një kubanez për t’i mësuar kërcimet latine shqiptarëve

Luisi është një djalë nga Kuba i cili ka ardhur në Shqipëri pak kohë më parë dhe ka filluar t’u mësoj shqiptarëve, ritmet me të cilat ai u rrit. Ritmet e muzikës së famshme latine. Gjithashtu është edhe një pikë referimi për shumë mbrëmje latine në kryeqytet, pasi animimet e tij në këto mbrëmje janë tepër të dashura për çdokënd. “Më pëlqente të kërceja qysh në moshë të vogël në Kubë. Ka qenë gjyshja ime ajo që më ka shtyrë për të ndjekur këtë pasion dhe ka qenë ajo që më mundësoi të futesha në një shkollë baleti. Sot jam i lumtur që e kam ndjekur këtë pasion dhe e vetmja gjë që më bën të trishton është largësia që kam nga Kuba dhe nga familja ime”.



Danc latin

“Është kënaqësia më e madhe që mund të ndiej. Në momentin që jam duke kërcyer, pavarësisht vendit ku jam, ndihem sikur të jem në shtëpi, pasi baleti dhe fusha e vallëzimit është shtëpia ime. I kam kushtuar pjesën më të madhe të jetës këtij pasioni dhe do vazhdoj t’ia kushtoj akoma dhe më shumë deri kur të mundem”, tregon Luisi. Më pas, përsa i përket mësimeve që jep nëpër kurse vallëzimi, ai shprehet: “Për mua ëshë diçka fantastike që t’u mësoj të tjerëve sesi të vallëzojnë, pasi në këtë mënyrë arrij t’u përcjell të tjerëve traditë nga vendi im dhe kjo më bën të ndihem mirë. Për mua, të punoj si një instruktor dansi latin, nuk është si një punë e çfarëdoshme. Unë nuk e bëj këtë gjë për para. Sigurisht, ato janë mënyra për të mbajtur familjen që unë kam krijuar këtu, por ai është një pasion për mua dhe është një kënaqësi e cila nuk mundet të shprehet në para”.



Mbrëmjet latine “made in Albania”

“Më pëlqejnë shumë mbrëmjet këtu. Më pëlqejnë akoma më shumë edhe kur shoh njerëzit që argëtohen dhe që këto mbrëmje i pëlqejnë së tepërmi atyre. Megjithatë duhet thënë se njerëzit këtu ende nuk e njohin mirë se ç’është një mbrëmje latine, por megjithatë unë shoh tek ata një interes të fortë për të mësuar dhe për të kuptuar më së mirë kërcimet. Këtu në Shqipëri, mbrëmjet latine sigurisht nuk mundet të krahasohen plotësisht me ato që mundet të zhvillohen në Spanjë apo në Kubë, por arrinë t’u afrohen më së miri, atyre. Megjithatë, premtoj se këtë verë do të ketë më shumë impenjim nga ana ime dhe nga të gjithë, që këto mbrëmje të jenë sa më të ngjashme me ato që zhvillohen jashtë vendit”. A është e thjeshtë të animosh shqiptarët tek kërcimet në grup? “Unë e them me bindje që PO. Madje do të thosha që është shumë e thjeshtë. Kjo për faktin se kanë dëshirë të argëtohen dhe u pëlqen shumë ky tip kërcimi”, tregon Luisi. “Përgjithësisht ata dëshirojnë më shumë se tre tipe kërcimesh: Bachata që është një kërcim disi seksual. Merengue, që përkon në një kërcim me lëvizje të shpejta. Dhe Salsa, e cila është një përmbledhje e disa tipe kërcimesh latine”. Luisi ishte pjesë edhe e projektit “Ai se eu tu pego”.



Shqipëri-Kubë

Largësia nga vendi i tij e ka mbajtur shpesh Luisin shumë larg shtëpisë së tij dhe familjarëve të tij. Por Shqipëria për të është një vend ku ai mundet ta krahasoj shumë lehtë me Kubën. Është një vend që arrin të japë një nostalgji të këndshme. “Shqipëria është shumë e ngjashme me Kubën. Kjo për shembull, zakonet shqiptare kanë shumë ngjashmëri me ato kubaneze. Kultura e familjes, është e ngjashme, pasi edhe atje edhe këtu njerëzit janë gjithnjë të bashkuar. Ndryshimi qendron vetëm në politikën e vendit, pasi në Kubë ka diktaturë dhe ky është një motiv i madh që më mban kaq shumë kilometra larg familjes. Më pëlqen çdo gjë këtu në Shqipëri. Më pëlqejnë njërëzit të cilët më kanë ndihmuar qysh në ditët e para që kam vendosur këmbë këtu. Madje unë jam edhe shumë i lumtur që së shpejti do të pajisem edhe me pasaportë shqiptare”, tregon Lusi, ndërkohë i pyetur për faktin nëse do të jetoj gjatë në Shqipëri ai përgjigjet: “Kam krijuar familje këtu, pasi jam edhe martuar me një vajzë shqiptare. Për momentin, dua të jetoj në Shqipëri dhe mundet ta bëj për një kohë të gjatë, megjithëse jetës nuk i dihet”.



Jeta

Luis Ortiz, ka lindur në Holgin në Kubë dhe është 23 vjeç. Në moshën 18 vjeç ka shkuar në Spanjë ku ka vazhduar të merret me pasionin e tij të fansit latin. Më përpara se të transferohej në Spanjë, në Barcelonë, ka jetuar për disa kohë edhe në Majemi të Amerikës. Prej pak kohësh ka ardhur në Shqipëri ku është martuar edhe me një vajzë shqiptare. Ka kryer edhe arsimin e lartë 2 vjeçar në Akademinë Kombëtare të Baletit në Kubë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi