Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Rrjepacaku” kryeqytet… Empty “Rrjepacaku” kryeqytet…

Sun 26 Feb 2012 - 2:04
Fotot që ju shikoni në këto faqe të seksionit “Jetë” janë tregues i hidhur i gjendjes së papranueshme në të cilën ndodhen rrugët e Tiranës, si ato dytësore që gjarpërojnë pas pallatave nga rrugët kryesore, si këto të fundit që gjithashtu na e bëjnë jetën të vështirë ccdo ditë.Në procces “degradimi”, pra nuk janë vetëm rrugët në brendësi të lagjeve të Tiranës, por edhe rrugët kryesore, ato që përballen me trafikun e rënduar ccdo ditë të javës. Gropat e krijuara në këto rrugë janë nga më të ndryshmet. Janë gropa që krijohen nga amortizimi dhe nga mos mirëmbajtja e tyre (i gjen edhe në mes të kryqëzimeve), janë gropat e krijuara pas vjedhjes së pusetave (kalimi i shpeshtë i makinave sipër pusetës dëmton konturet e saj, e për pasojë puseta mund të vidhet më lehtë për skrap), e së fundmi janë gropat e krijuara nga heqja e bordurave të cilat më parë krijonin një korsi më vete për autobuzat apo për emergjenca të ndryshme.
“Rrjepacaku” kryeqytet… Qendra-768x1024“Rrjepacaku” kryeqytet… Bllo-768x1024“Rrjepacaku” kryeqytet… Bordurat-768x1024“Rrjepacaku” kryeqytet… Rruget-tirane1-2-1024x768“Rrjepacaku” kryeqytet… Myslym-shyri-4“Rrjepacaku” kryeqytet… Myslym-shyri-4Qyteti është i yni!
nga Blendi Salaj



Jemi në mes të rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë, një lagje e lakmuar dhe relativisht e shtrenjtë për banim. Këto janë rrugë që degëzohen nga Rr. Myslym Shyri dhe prej dy vjetësh vuajnë degradim të vazhdueshëm, duke u shkaktuar banorëve shumë stres dhe dëme materiale. Ujrat e zeza rrjedhin prej disa muajsh në këtë rrugë në qendër të kryeqytetit, në mënyrë të atillë që qytetaret shkelin fekale para se të hyjnë në apartamentet e tyre.“Rrjepacaku” kryeqytet… Myslym-shyri-61-300x225Administrata e mëparshme e Bashkisë justifikohej me mungesë buxheti, por asgjë nuk ka ndryshuar as pas ndërrimit të pushtetit, ndërsa gjendja po bëhet e padurueshme. Megjithatë, qëllimi i publikimit të këtyre fotove, në gazetën “Shekulli” nuk ka për qëllim të bëjë një pohim politik, por të përpiqet të inkurajojë një ndryshim sado të vogël në jetën e komunitetit. Dua që të kuptohet si një formë nxitjeje pozitive për të gjthë ata që paguhen nga taksat e qytetarëve e për t’u dhënë zgjidhje problemeve të tilla, që të mos vonojnë më gjatë për të bërë thjesht… punën e tyre! Në të ardhmen do të pasqyroj, edhe ccdo përmirësim të situatave si kjo. Ftoj të gjithë qytetarët që të bëjnë të njëjtën gjë. Në fund të fundit, ky qytet është i yni dhe jo i politikës…
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

“Rrjepacaku” kryeqytet… Empty Re: “Rrjepacaku” kryeqytet…

Sun 26 Feb 2012 - 3:20
kshu eshte kur kryeqyteti drejtohet nga nje vrases si lul basha
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi