Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tirana në 93 vite kryeqytet Empty Tirana në 93 vite kryeqytet

Wed 13 Feb 2013 - 15:11
Tirana në 93 vite kryeqytet Tirana%20e%20vjeter%20Parlamenti%20ne%20epoken%20e%20Zogut
Valeria Dedaj

- Pas diskutimesh të shumta në 11 shkurt të 1920 Tirana shpallet kryeqytet. Arsyet kryesore që favorizonin këtë vendim të Kongresit të Lushnjës ishin më se të logjikshme. Tirana ishte një qytet në qendër të Shqipërisë. Nga pikëpamja urbanistike kishte ndërtesa të mjaftueshme për të plotësuar kërkesat administrative shtetërore dhe të personelit administrativ. Mbi të gjitha qyteti ofronte kushte të qeta politike si dhe kishte një pozicion të favorshëm gjeografikisht, pasi vendosej rreth 100 m mbi nivelin e detit, rrëzë malit të Dajtit që e mbronte nga erërat e forta. Dje në Akademinë e Shkencave, godinë e cila ka shërbyer si parlamenti i parë në kryeqytetin shqiptar, në sallën “Aleks Buda” u organizua aktiviteti “Qeveria e parë në Tiranën kryeqytet”. Të ftuar ishin kryeministri Sali Berisha, kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, studiuesja e historisë Valentina Duka, drejtoresha e Arkivit të Shtetit Nevila Nika etj.

Historania Valentina Duka tha se “Kongresi i Lushnjës mori vendimin më 9 shkurt 1920 për të vendosur kryeqytetin e Shqipërisë, përkohësisht Tiranën, duke e lënë të hapur çështjen e zgjid-hjes përfundimtare derisa të mblidhej asambleja e parë kushtetuese. Vendimi përfundimtar u mor në vitin 1925 kur Shqipëria u shpall Republikë Presidenciale.” Pas dy ditësh më 11 shkurt 1912 qeveria e Lushnjës së bashku me Këshillin Kombëtar dhe Këshillin e Lartë hyri në Tiranë. Për hyrjen e tyre në Tiranë, Valentina Duka, tha se ka ndihmuar Ahmet Zogu, ministër i Brendshëm i asaj qeverie, Hoxhë Kadriu, ministër i Drejtësisë, por dhe Bajram Curri. Këta dhe të tjerë u bën mbështetësit kryesor të qeverisë me kryeministër Sulejman Delvinën. Në aktivitetin që u zhvillua dje ishin të pranishëm edhe pinjollët, ministri i Kulturës Aldo Bumçi, në emër të imzot Luigj Bumçit, Nevila Nika drejtoreshë e Arkivit të Shtetit përfaqësuese e Hoxha Kadriu, Sherif Delvina, pinjoll i familjes të Kryeministrit të parë të qeverisë në Tiranën kryeqytet etj. Nevila Nika thotë se “Merita jonë e vetme do të ishte nëse ne vazhdojmë veprën e jashtëzakonshme që ata nisën në një kohë tepër të vështirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ata nuk i pengoi as bindja e tyre fetare, as prejardhja krahinore.”

Por çfarë ishte Tirana në vitin 1920? Znj. Nika tha se Tirana nuk kishte pothuajse asgjë, sikurse të gjitha qyteprojektettet e tjera të Shqipërisë. Tirana u bë kryeqytet sepse deshën familjet e Tiranës. Nika tregon se “Kongresi i Lushnjës dhe qeveria e dalë prej saj ishte një rilindje e dytë e Shqipërisë sepse u ngrit flamuri, por nuk u arrit ajo që ata dëshironin. Shqipëria u nda më dysh. Gjysma e territorit dhe e popullsisë mbeti jashtë trojeve anëtare. Gjyshi im ishte me origjinë nga Prishtina. Ai nuk e pa kurrë më vendlindjen, gjë që ishte shumë e vështirë për një njeri të asaj kohe. Qe e vështirë edhe për brezat që erdhën më pas.” Më tej shton se pavarësisht se familja e saj ka tre breza në Tiranë, nuk thotë se është Tiranase. “Unë kurrë nuk them që jam tiranase, ndonëse jam vajzë e Tiranës, por origjina ime nuk është tiranase”, tha Nika. Ministri i Kulturës Aldo Bumçi, foli në emër të imzot Luigj Bumçit, një prej përfaqësuesve të qeverisë së asaj kohe. Ai ndau me njerëzit disa kujtime që ia ka treguar i ati, për imzot Luigj Bumçin. Ai tregon se “Imzot Luigj Bumçi vendosi të bëhej meshtar, t’i dedikohej Zotit dhe fesë dhe pse stërgjyshi nuk e priti mirë. Pasi dedikimi i tij ndaj Zotit dhe fesë i dukej humbje, aq më tepër në fenë katolike, ku prifti nuk lejohej të martohej.”

Më pas Luigj Bumçi upërfshi në jetën politike dhe publike shqiptare. Por pas një farë kohe nga Selia e Shenjtë iu komunikua se duhej të bënte një zgjedhje, ose të qëndronte meshtar, ose t’i dedikohej jetës publike dhe politike shqiptare. “Ai zgjodhi përsëri të ishte meshtar. Kjo ishte thirrja më e fortë, thirrja së cilës i dedikoi jetën, pavarësisht se në një moment të caktuar çdo individ pavarësisht nëse është laik, fetar apo jo ka edhe thirrjen e kombit, detyrimin ndaj atdheut”, përfundoi ministri Bumçi. Ndërkohë Kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij ndër të tjera premtoi se në muajin mars do të nisë ndërtimi i Xhamisë së Madhe, ku qytetarët do t’i luten Zotit dhe të falen. Kurse godina që sot njihet si Teatri i Kukullave, por që më parë ka qenë Parlamenti i qytetit të Tiranës, duhet t’i kthehet Këshillit Bashkiak. Në aktivitetin e djeshëm për publikun u ekspozuan dokumente dhe fotografi të vëna në dispozicion nga Arkivi i Shtetit si: “Qeveria e parë në kryeqytet”, “Delegatë në Kongresin e Lushnjës”, “Ministrat e Qeverisë”, “Godina ku u vendos Këshilli i Naltë”, “Parlamenti i parë në Tiranë” apo botime si “Betimi i Delegatëve”, “Qarkorja e Ministrisë së Brendshme”, “Betimi i Këshillit të Naltë” etj.



PROJEKTET

Projektet e arkitektëve italianë

Plani i parë rregullues u hartua në 1923, nga inxhinieri shqiptar Eshref Frashëri, por përpjekjet konkrete për një plan urbanistik u bënë në vitet 25-39. Projekti i arkitektit italian Armando Brazini nuk u miratua për shkak të fondeve që kërkonte implementimi i tij. Edhe projekti i dytë u hartua po nga një inxhinier italian, nga Florestano de Faosti, projekt i miratuar në 30 shtator të vitit 1929. Në qendër të bulevardit “Zogu I Parë” në bazë të planit të projekteve të arkitektit Italian De Fausto u ndërtuan gjashtë pallatet e ministrive në vitin 1931 dhe pallati i Bashkisë më 1929-1931. U sistemua sheshi “Skënderbej” në një park modern, i cili shtrihej deri në lagjen e Tiranës së Re tek blloku i Shallvareve. Ky projekt filloi të zbatohej me ndërtimin e sheshit qendror të qytetit që do të pagëzohej me emrin e heroit tonë kombëtar Skënderbeu.



Plani i parë rregullues

Në vitin 1922 me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme u zhdukën varrezat që gjendeshin pranë çdo xhamie e që pengonin jo vetëm rregullimin e tregut, por dhe atë të gjithë qytetit. Në këtë vit u hap Rruga e Durrësit, e cila u pagëzua me emrin “Nana Mbretneshë”. Në fund të rrugës që bashkonte Tiranën dhe Durrësin në vitin 1930 italianët filluan punimet për ndërtimin e hangarit madhështor. Kështu u quajt Aeroporti i Rinasit. Në të njëjtin vit u zgjerua dhe rruga “28 Nëntori”. U prishën një varg dyqanesh dhe u formua e njëjta rrugë që vazhdon të jetë dhe sot.



Popullsia

Në Tiranë banonin 24.407 banorë definitivë dhe 11.693 banorë provizorë. I gjithë qyteti përfshinte një sipërfaqe prej 8 kilometrash, kurse në 1912 ai ishte vetëm 3 kilometra katrorë. Në të njëjtën kohë u ndërtuan dhe asfaltuan dhe shumë rrugë të tjera të kryeqytetit të cilat vazhdojnë të kenë të njëjtën pamje dhe përmasa që kanë pasur që në vitin ’37.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi