Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Striptizmi, tendenca më e re në kryeqytet Empty Striptizmi, tendenca më e re në kryeqytet

Sun 27 Oct 2013 - 13:52
Intervistë me Alketa Zirin, shqiptaren që prezanton striptizmin në Shqipëri. Na rrëfen planet dhe përpjekjet për të hapur një klub me performanca Lap-Dance në kryeqytet Luela Myftari Ka vetëm pak që është hapur një klub i ri në kryeqytet. Disa ndoshta tashmë e dinë. Diku përballë Parlamentit në kryeqytet kërcejnë vajzat lakuriq, do të thoshte ndonjë që ka kaluar aty dhe ka parë tabelën e klubit të natës. Mirëpo, për t’u informuar pak më shumë “Shekulli” shkoi të kontaktonte me atë që menaxhonte këtë ide që në Shqipëri duket gati-gati e pazakontë. Pas një klubi ku të tjerët mendojnë se vajzat thjesht kërcejnë zhveshur qëndronte një vajzë shqiptare që i menaxhonte.

Ajo ishte e re, por me ide të qarta. Ambienti ishte i kuq dhe përshtypja e parë që të jepte ishte ajo e një bote tjetër, njëlloj si jashtë Shqipërisë, njëlloj si të ishe në ndonjë kabare franceze apo në ndonjë klub ku realizohen filmat e Hollivudit. Por, kjo pamje vinte pasi Alketa dinte vërtet të bënte një punë të mirë.

Ajo është njohur me këtë eksperiencë 6 vite më parë, atëherë kur edhe njohu bashkëshortin e saj. Së bashku kanë një klub të tillë në Itali. Na rrëfen se shteti italian i ka lëshuar dy Së bashku kanë një klub të tillë në Itali. Na rrëfen se shteti italian i ka lëshuar dy certifikata mirënjohjeje për nivelin e lartë artistik që biznesi i saj ofron në kërcimin lap dance, që në shqip mund të përkthehej si në kërcimin mbi tavolinë të disa balerinave që zhvishen. “Shekulli” ju sjell sot një intervistë ndryshe nga të tjerat, në përpjke për të prezantuar një tendencë të re në Shqipëri.
Striptizmi, tendenca më e re në kryeqytet Striptizem%203Striptizmi, tendenca më e re në kryeqytet Striptizem%202
Alketa, si lindi ideja e hapurit një klub si ky në Shqipëri?

Në fakt, kam dy vite që mendoj të hap një klub në Shqipëri. Fillimisht, mendoja për një klub në bregdet, një klub nate, por jo me performanca striptizmi, pasi nuk e shihja të përgatitur shoqërinë shqiptare për një klub si ai që menaxhoj në Itali.

Po sot a është e përgatitur shoqëria shqiptare të pranojë një klub ku vajzat kërcejnë duke u zhveshur?

Nuk e di, por do të doja ta pranonin. Jashtë Shqipërisë klube të tilla funksionojnë prej 20 vitesh. Sigurisht, që më tundoi edhe fakti që të jem e para që sjell performanca të këtij lloji në Shqipëri. Uroj që në mos të përqafohet, të mos kundërshtohet si ide. Pasi mendoj se kjo është koha e duhur për të sjellë pak performancë ndryshe në Shqipëri. Nuk do të doja kurrsesi që të kundërshtohem me idenë se ky klub ka lidhje me seksin. Vajzat kërcejnë në mënyrë sensuale duke u zhveshur por vetëm kaq. Është një tendencë që besoj se vjen në kohën e duhur në kryeqytetin shqiptar. e megjithatë e di që do të kem kontestime. Për shqiptarët, është e vështirë të pranosh një gjë të re dhe të bukur pa menduar se pas gjithë kësaj qëndron diçka tjetër.

Keni edhe një klub të tillë në Itali?

Po, kam një klub të tillë edhe në Itali. E menaxhoj atë prej 6 vitesh dhe jam vlerësuar me dy certifikata për rezultatet e shkëlqyera që kam sjellë në artin e të kërcyerit Lap, ose siç quhet ndryshe të kërcesh mbi një tavolinë në mënyrë sensuale dhe duke u zhveshur. Shpresoj që edhe këtu të arrij të sjell të njëjtën cilësi që sjell në klubin tim në Itali.

Kur jeni njohur me një tendencë të tillë?

Gjashtë vite më parë. E mrekulluar kam parë një vajzë që kërcente mbi tavolinë në mënyrë të jashtëzakonshme. Lëvizjet e saj ishin shumë sensuale. Balerina dukej si një profesioniste cirku teksa ishte në majën e një shkopi dhe me një gjarpër që i përshkonte trupin që dalëngadalë u çlirua nga rrobat. Im shoq më prezantoi me një kërcim të tillë. Që në fillim kam menduar se ky është një lloj arti, një kërcim i jashtëzakonshëm që jo gjithkush mund ta bënte, por që gjithkush mund ta shijonte. Është si të shohësh një spektakël të bukur, një pikturë të bukur, një siluetë sensuale të një femre duke pirë një gotë.

Një kërcim të këtij lloji mund ta shohim në Tiranë?

Sigurisht, por jo tani. Po punoj me 4 vajza balerina shqiptare dhe dy italiane që herë pas here do të na vizitojnë. Por në Itali dhe në vende të tjera, për të mësuar një kërcim të tillë duhet punë, mësim dhe praktikë, gjë që u mungon balerinave shqiptare. Vetëm një javë më parë solla në Shqipëri në profesioniste që ka më shumë se 20 vite që mëson vajzat të kërcejnë dhe ajo bëri një punë të mirë.

Tani edhe vajzat shqiptare dinë të kërcejnë thuajse nëjlloj si ajo performanca e shkëlqyer që ju përmenda më parë. Por, kjo do akoma edhe ca punë dhe shpresoj edhe mirëkuptim nga ana e policisë, shtetit dhe shoqërisë që fillimisht, nuk është se na kanë pritur mirë. Jam gjendur përballë paragjykimeve dhe paragjykimeve. Shumë herë nuk kanë munguar paragjykimet për prostitucion apo seks. Ky është thjesht një klub që vjen ndryshe. Shteti dhe policia shqiptare ka të drejtën maksimale të kontrollojë dhe të hetojë, por nuk dua të më paragjykojnë. Unë po sjell në Shqipëri në spektakël ndryshe, që sipas meje është një tendencë me art brenda. Këtu në këtë klub, thjesht dot ë kërcejnë vajza të bukura, me trup të bukur dhe seksualisht.

Një klub të tillë e kam frekuentuar 20 vite më parë

takuam Shpëtimi Brahjan në klub. Shpëtimi ishte pronari i atij vendi. Ai u tregua shumë i gatshëm të na rrëfente se si iu duk ideja e një klubi nate me vajza striptiste në pronën e tij. Pici, siç e thërrisnin shkurt të gjithë na rrëfeu se u befasua kur këtë ide projekt e kishte një vajzë dhe nënë shqiptare. “Ishte një kulturë të cilën unë e kisha njohur 20 vite më parë në Kroaci dhe Rumani. Ka ardhur koha që edhe ne të kemi një klub të këtij lloji, mirëpo nuk e di se sa do ta pranojnë shqiptarët.

Duket sikur këta kanë frikë nga zhveshja”, thotë ai dhe qesh. Me buzë në gaz na rrëfen se ditët e para, kur vajzat, balerinat shqiptare, ishin ende duke mësuar nga një profesioniste italiane, policët kanë ardhur për të kundërshtuar hapjen e një lokali të tillë. Mirëpo, duket se tani po e gjejnë bashkëpunimin pasi Alketa po merret me të gjitha procedurat ligjore për të qenë në rregull me shtetin. “Në fillim ka pasur kundërshtime. Është paragjykuar si një vend në të cilin ushtrohet prostitucion apo shitet seks, por kjo ka ndodhur para se lokali të fillojë punën.

Unë do të doja që këtë vajzë të re që ka marrë dy certifikata për menaxhim të shkëlqyer në Itali, të mos e paragjykonin ende pa parë punën e saj. Të shohin njëherë çfarë performance ka dhe pastaj të flasin e të veprojnë. Unë nuk jam as i ri dhe as i vjetër dhe mund të them që jo vetëm sot po edhe mot kam parë spektakle të tilla. Kam udhëtuar dhe me bashkëshorten time kam hyrë në të tilla ambiente. Bëhet fjalë për jashtë Shqipërisë, në kohën kur të gjithë shqiptarët u dyndën jashtë. Kam parë edhe përpjekjet e Alketës për të sjellë performanca të këtij lloji në Shqipëri dhe më vjen mirë që po e inkurajoj atë, qoftë edhe me dy fjalë në gazetën tuaj”. Shpëtimi ikën i qetë, ikën i qetë që në klub nuk hyri një tjetër shqiptar që e pret Alketën me paragjykime.

Historia e striptizmit

Striptizmi është një shembull perfekt sesi një aksion i përditshëm zhveshjeje mund të bëhet art. Aksioni mund të kryhet me atmosferën e duhur dhe me lëvizje sensuale. Ai mund të behët një armë e fuqishme joshjeje në duart e femrave. Në fakt striptizmi ka origjinë më antike sesa mund të mendojmë. Striptizmi i parë e ka fillesën në Romën e lashtë, sipas disa dëshmive. Në epokën moderne mund të dallojmë dy lloj striptizmi: ai privat, i bërë në intimitet për të joshur partnerin dhe ekspozimi erotik. Kjo e fundit zakonisht kryhet në lokale të cilët janë enkas për këtë, ku një ose më shumë vajza zhvishen duke kërcyer me muzikë në sfond dhe para kanë një plate.

Në kohët e vjetra, lokali më i famshëm i këtij lloji dhe më i njohuri në nivel internacional quhej Moulin Rouge në Paris, ku akoma sot dhjetëra vajza mësohen të kërcejnë artin e striptizmit. Zakonisht, mendohet se mashkulli është i tërhequr nga nudo-ja femërore, por të mendosh për striptizmin në veçanti, ai është një stimulim i ndjenjave përmes një loje joshjeje para se të vijë rezultati final, ose me saktë trupi nudo. Është një provokim i hollë i të parit dhe të mos parit. Në fakt, ëshë pritja për të parë që diçka do të bjerë dhe pamja bëhet e pa rezistueshme për sytë e meshkujve.

Kinemaja dhe aktoret

Jo pak herë kemi parë që filmat kanë gjatë realizimit të tyre edhe skena striptizmi. Këto bëhen edhe për të tërhequr publikun mashkurllor dhe vëmendjen e tyre. Aktore si Sophia Loren, e cila në një film zhvishet para Marcello Mastroianni-t është një nga skenat më të njohura për meshkujt. Bëhet fjalë për filmin "Dje, sot, nesër". Po kështu edhe lëvizjet e Kim Basinger në filmin "Nëntë javë e gjysmë" janë lëvizje që thuajse të gjithë meshkujt që i kanë parë, nuk kanë mundur t’i harrojnë. Një ikonë tjetër e kinemasë hollivudiane që bën striptizëm është edhe Demi Moore me lap dance në filmin “Striptease”. shekulli.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Striptizmi, tendenca më e re në kryeqytet Empty Re: Striptizmi, tendenca më e re në kryeqytet

Sun 27 Oct 2013 - 19:56
I behen kerkesa stafit per mua duke thene se kam sjellje jo te mire, ndersa "striptizmin" e quani ART!!!

Ne maj te pikellimit me keni sjelle...

Nuk jeni SHQIPTARE ju, bene mire Turqia domethene qe ju quan TURQ!!!
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Striptizmi, tendenca më e re në kryeqytet Empty Re: Striptizmi, tendenca më e re në kryeqytet

Sun 27 Oct 2013 - 20:22
kjo tem nuk eka vendin ne forum ama e zoja shpis i hap keto tema te shumtura sepse dhe vet ajo nganjeher i qet avatart e saj ksi soji:Merzitur: 
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Striptizmi, tendenca më e re në kryeqytet Empty Re: Striptizmi, tendenca më e re në kryeqytet

Sun 27 Oct 2013 - 21:36
Kushtrimi4 shkruajti:  kjo tem nuk eka vendin ne forum  ama e  zoja shpis i hap keto tema  te shumtura sepse dhe vet ajo  nganjeher i qet avatart e saj ksi soji:Merzitur: 
Qenke shume mendje ngushte ti mo njeri!

C'faj ka Fondatorja kur TIRANA i shfaq keto vepra?!

Jeni marrose krejt, si nga Tirana dhe nga Prishtina!
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Striptizmi, tendenca më e re në kryeqytet Empty Re: Striptizmi, tendenca më e re në kryeqytet

Mon 28 Oct 2013 - 0:29
sa do e kete cmimin nje birre ne kete club
Sponsored content

Striptizmi, tendenca më e re në kryeqytet Empty Re: Striptizmi, tendenca më e re në kryeqytet

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi