Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shtimi në peshë, redukto ushqimet që na ofrojnë miqtë Empty Shtimi në peshë, redukto ushqimet që na ofrojnë miqtë

Fri 3 Feb 2012 - 23:38
SHBA- Raportet sociale që vendosim me njerëzit janë të domosdoshme, i bëjnë mirë shëndetit dhe humorit. Por nga ana tjetër ato mund të jenë shkak i shtimit në peshë.Të jesh i sjellshëm, t’i bësh të tjerët të ndjehen mirë kur janë me ty, ose të kesh gjithmonë frikë se po i ofendon mund të na shtyjë të hamë edhe atëherë kur nuk kemi oreks, apo kur nuk duhet ta teprojmë.Sipas studiuesve të Universitetit të Cleveland në Ohio të Amerikës, ky është problemi më i madh që vjen nga frekuentimi i shumë njerëzve. Shpeshherë kur je i ftuar në shtëpinë e miqve, t’i nuk mund të tregohesh i pasjellshëm dhe të refuzosh biskotat, tortat, apo pijet alkoolike që të ofrojnë. Por sa më shumë miq të kesh, aq më shumë do mundohesh të hash, thjesht për kortezi, ndërsa llogaritë në fund do t’i bëjë peshorja. Prandaj, studiuesit këshillojnë të jeni vetvetja dhe të thoni “Nuk kam uri” kur iu ofrohet diçka për të ngrënë.
(ma.ar/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi