Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Maqedonasit në panik nga shtimi i shqiptarëve Empty Maqedonasit në panik nga shtimi i shqiptarëve

Tue 2 Jul 2013 - 18:49
Mediat në gjuhën maqedonase dhe vetë kryeministri Nikolla Gruevski, kohëve të fundit kanë shtuar retorikën alarmuese për një trend negativ demografik te maqedonasit. Në një analizë të fundit të së përditshmes “Dnevnik”, thuhet gjatë vitit të kaluar, numri i maqedonasve është zvogëluar për 8 persona çdo ditë, ndërsa shqiptarët shënojnë rritje të popullsisë

Arben ZEQIRI

Shkup, 2 korrik - Vitin e kaluar numri i popullsisë etnike maqedonase është zvogëluar për tetë persona më pak për çdo ditë, shkruan e përditshmja në gjuhën maqedonase, “Dnevnik”, duke u thirrur në të dhëna statistikore për numrin e lindjeve dhe vdekjeve të regjistruara gjatë vitit 2012. Sipas këtyre të dhënave, etniteti maqedonas gjatë vitit të kaluar është zvogëluar për 2828 persona, që paraqet dallimin mes të vdekurve dhe të lindurve në të gjithë vendin. Maqedonasit përbëjnë strukturën më të madhe të vdekjeve në Maqedoni, me 14.823 persona apo 73.6% nga numri i përgjithshëm i personave të vdekur, edhe pse në numrin e përgjithshëm të popullsisë, përqindja e maqedonasve është 64.2%. Për dallim prej tyre, shqiptarët bëjnë pjesë me vetëm 26.9 për qind apo 3416 persona nga numri i përgjithshëm i vdekjeve në vitin 2012.
Nga numri i përgjithshëm i fëmijëve të lindur në të njëjtin vit, maqedonasit marrin pjesë me vetëm 50.9 % (11.995), ndërsa shqiptarët me 34.1 % ose 8.035 fëmijë të lindur. Këto shifra janë paraqitur si alarmante nga gazeta në fjalë, e cila paralajmëron rrezik për ulje të dukshme të numrit të etnitetit maqedonas në vend gjatë periudhës së ardhshme, përkundër rritjes së numrit të shqiptarëve në Maqedoni. Ditë më parë edhe kryeministri Nikolla Gruevski shprehi shqetësimin e tij duke e quajtur si sfidë demografike uljen e vazhdueshme të numrit të popullsisë nga etniteti maqedonas dhe rritjen e vazhdueshme të shqiptarëve. “Sfida demografike... , për të më pak flitet, më pak shkruhet, ndërsa është tmerrësisht mizor dhe vështirë i zgjidhshëm. E saktë është se e gjithë Evropa, me përjashtim të Irlandës, Polonisë dhe të Izraelit e ka këtë problem, por te ne, në një mjedis multi-etnik dhe multi-fetar, ai problem është shumë më i madh. Në të vërtetë, ai mundet të sjellë shumë probleme të reja më të mëdha në të ardhmen”, deklaroi Gruevski. Ai tha se njerëzit sot nuk janë ata të para 50 viteve, ndërsa paralajmëroi rrezik politik dhe ekonomik për Maqedoninë gjatë dy dekadave të ardhshme. “Njerëzit janë më ndryshe prej atyre para 50 ose më shumë viteve në mendimin se më ndryshe mendojnë dhe kanë nevoja më të ndryshme dhe pritje nga jeta. Nuk e akuzoj askënd, vetëm potencoj se ai ndryshim, përveç nëse diçka nuk arrijmë të ndryshojmë në ndërkohë, për 25 deri në 30 vjet, nëse jo edhe më herët, do të na krijojë shumë probleme, edhe ekonomike edhe politike”, ka thënë kryeministri Nikolla Gruevski.
Në një analizë për të përjavshmen “Shenja”, akademiku Abdylmenaf Bexheti, i ka cilësuar si “shqetësime politike me motive demografike”, shkrimet e fundit në disa media në gjuhën maqedonase dhe deklaratat e kreut dhe funksionarëve të tjerë të Qeverisë. “Në muajin që po lëmë pas të këtij viti, qeverisja maqedonase, partia VMRO dhe kryeministri Gruevski, në vazhdimësi po i riaktualizojnë në mediat e veta temat dhe shqetësimet për trendet demografike ndëretnike në vend. Ata në mënyrë selektive shpallin rezultate të Entit shtetërorë të statistikës (përfundimisht edhe projeksionet për prill ’13), duke alarmuar se shqiptarët më shumë shtohen se maqedonasit”, shprehet Bexheti. Mirëpo, ai në shkrimin e tij është kundër sensibilizimit të këtillë duke thënë se edhe përkundër trendit pozitiv të lindjeve tek shqiptarët, shënohet një ulje drastike e intensitetit që te shqiptarët është më i madh se tek maqedonasit. Parashikimet e mediave maqedonase do të ishin të sakta, thotë akademiku Abdylmenaf Bexheti, sikur të mbetej intensiteti i trendit të natalitetit në periudhën e analizuar (1971-1994). “Se nataliteti i shqiptarëve bie me intensitet më të shpejtë se te maqedonasit (në numra relativ) nuk do koment – sipas regjistrimit në vitin 2001, në disa komuna etnikisht të pastra shqiptare si Likova, Bogovina dhe të tjera, nataliteti arrinte edhe në 21 promilë, kurse sot pothuajse është përgjysmuar, vendbanimet e pastra etnike me popullatë maqedonase (regjioni jugperëndimor dhe juglindor), që asokohe kishin natalitet rreth 8 promilë, sot kanë mbi 4 promilë, pra rënia është rreth 4 promilë në krahasim me rënien te shqiptarët me mbi 10 promilë. Kur kësaj do t’i shtohet fenomeni i emigracionit te të dyja palët, ai është shumë më i shprehur te shqiptarët”, thotë Bexheti për javoren “Shenja”. Mirëpo, megjithatë, sipas tij, shqiptarët vazhdojnë të shënojnë rritje pozitive të popullsisë për dallim nga maqedonasit të cilët shënojnë ulje të vazhdueshme. “Sikur t’i përjashtojmë regjionet e tjera të banuara me numër të konsiderueshëm shqiptarësh (posaçërisht ai i Shkupit, vetëm me Saraj dhe Çair), vetëm regjioni i Pollogut me rreth 75% shqiptarë merr pjesë në shtimin natyror të popullsisë me mbi 1/3 në nivel të vendit”, shkruan akademiku Abdylmenaf Bexheti në analizën e tij. Shtimi natyrorë i popullsisë në vitin 2011 ka qenë 3.305 persona, ndërsa kjo sipas të dhënave dhe kalkulimeve të Bexhetit, i atribuohet kryesisht zonave shqiptarë, si Pollogu me +1.183, regjioni jugperëndimorë +288, ai i Shkupit +2.608 dhe regjioni verilindorë me +252 persona për vitin 2011.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi