Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ministri Bumçi, “mik” te Presidenti për Shota Baraliun Empty Ministri Bumçi, “mik” te Presidenti për Shota Baraliun

Sat 4 Feb 2012 - 15:48
Ministri Bumçi, “mik” te Presidenti për Shota Baraliun Images2Një gjë e tillë verifikohet në faqen e presidencës, në të cilën presidenti i vendit Bamir Topi ka dekretuar dhënien e nënshtetësisë shqiptare për këngëtaren
Këngëtarja Shota Baraliu ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Dhe për një gjë të tillë ka futur mik ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi. Një gjë e tillë verifikohet në faqen e presidencës, në të cilën presidenti i vendit Bamir Topi ka dekretuar dhënien e nënshtetësisë shqiptare këngëtares së njohur me këngët “flm për sms”, “polic” apo me këngën “pinky man”.

Këngëtarja kosovare e ka fituar nënshtetësinë që më datën 26 janar. Në njoftimin zyrtar thuhet se “në mbështetje të nenit 92, pika “c” dhe 93, të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7 dhe nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar në propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, dekretoj: “I jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tij personit të mëposhtëm: Shota Azem Baraliu. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”./ikub.al/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi