Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Bumçi i kërkon Vatikanit Mesharin e Gjon Buzukut Empty Bumçi i kërkon Vatikanit Mesharin e Gjon Buzukut

Mon 24 Oct 2011 - 13:18
Ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, ka kërkuar që Meshari i Gjon Buzukut që ndodhet në Biblotekën e Vatikanit të vijë me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë në Shqipëri. Bumcci ndodhet në Vatikan për një vizitë zyrtare, nga ku bëri të ditur se Shqipëria është përzgjedhur si vend pushimi në rrugët antike që të çojnë në tokën e shenjtë përshkak të pasurisë së madhe shpirtërore dhe harmonisë tonë fetare.

Bumçi pati një takim në Vatikan me Caesar Aturire, shef i entit turistik të Vatikanit, Opera Roma Pelegrinazhi, e cila është organizata më e madhe e udhëtimeve turistike me karakter kulturor dhe fetar, që i shërben rreth 900 mijë turistëve. Bumçi ndodhet në një vizitë në shtetin e Vatikanit me rastin e 20 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve ndërmjet këtij vendi dhe Shqipërisë. Ministri Bumçi mori pjesë në meshën e zhvilluar me këtë rast, drejtuar nga dekani i kardinalëve Sodano, një nga figurat më të larat të selisë së shenjtë.

//albpress//
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi