Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Gjon Nikollë Kazazi Empty Gjon Nikollë Kazazi

Wed 27 Apr 2011 - 17:45
Gjon Nikollë Kazazi
(1702 - 1752)


Gjon nikollë Kazazi u lind në Gjakovë me 1 janar 1702. Studiusit e jetës dhe veprës së tij, një ndër ta edhe Kolë Ashta pohojnë se ai studjoj në Kolegjet e Loretos e Fermos. E me pastaj doktoroi në teologji dhe fillozofi, porsi Bogdani, në Kolegjin Urban të Romës (Itali). Vetë fakti se ai ishte doktor në teologji dhe fillozofi dëshmon për njërin nga njerëzit më të ditur të botës shqiptare në dhek.XVIII. Pas mbarimit të studimeve, me plot elan e entuziazëm, kthethet n'Atdhe ku punon si misionar. Autoritetet kishtare me kohë tek ai kishin hetuar një urtësi dhe zell fetare e patriotike të rrallë. Prandaj Papa Benedikti XIV e kishte emruar edhe vicarius generalis in spiritualibus për arqipeshkvinë e Shkupit. Si vizitor apostolik kishte vizituar shumë vise. Dhe mbi vizitat e tij e kishte informuar Papen duke theksuar veçanarisht gjendjen e vështirë të Shqiptarisë.

Pas dorheqjes së Mihill Sumës, Selia e Shenjte më 12 maj 1743, deri sa ai gjendej në një udhtim vizitues krahinave të jugut të Gadishullit Ballkanik, e kishte emruar arqipeshkëv të Shkupit. Në arqipeshkvinë e Shkupit qëndroi plot dhjetë vite duke zhvilluar një veprimtari të gjatë apostullike, kulturore - letrare e gjuhësore, gjithnjë duke iu kundërvënë, me fjalë e vepra konkrete, në mënyrë këmbëngulëse politikës asimiluese të pushtuesit osman. I vetëdijshëm se me kalimin e shqiptarëve ne fenë islame, gjuha shqipe kishte mbetur "gjuhë shtepie dhe tregu", Gjon Nikollë Kazazi, duke ndjekur traditën e ndritur të shkrimit shqip të paraardhësve të tij, kishte përkthyer dhe botuar katekizmin Dokrina e krishtere (Romë 1743). Është ky i pari dokument gjuhësorei të folmes së Gjakovës. Kjo vepër e Kazazit, bashkë me Konçilne Arbënit (1706), me Këngën për Kastriotin dhe Zanin e Kasnecave, që ngjanë të jetë të Pjetër Zarishtit, jane dëshmi e gjallë, e një veprimtarie të ndritur të klerit katolik shqiptar në Veri gjatë shek. XVIII.

Dokrina e krishtere e Kazazit, por edhe të tjera që i permenda, dëshmojnë për krijimin e shquar t'asaj kohe (shek. XVIII), që kan mund të lindin veçse nga një levizje e vërtetë letrare dhe me cilësi artistike që, objektivisht, i kundërvihen kulturës letërsisë shqipe të proveniensës islame e që, siç ka pohuar me të drejtë edhe Injac Zamputi, paraqet një stagnim, kthesë prapa në ndërgjegjen kombëtare, do thoshim: Sepse letërsia e bejtëxhinjve në tendecën e vet të përgjithshme ishte një trup i huaj në kulturen dhe letërsinë shqiptare. Dhe kjo, pra letërsia e bejtëxhinjve e proveniensës islame, qëndroj më shumë largë halleve dhe shqetësimeve të mëdha të popullit dhe pati lidhje të pakta me qendresën kundër zgjedhes turke. Dhe si e tillë, pra, letërsia e bejtëxhinjve, ishte thellësishte ndikuar nga gjuha dhe letërsia e pushtuesit turk.

Më 1740, në Romë, Gjon Nikollë Kazazi pati fatin të zbulonte ksomblën e vetme që njihet deri më sot prej Meshtarit të Buzukit. Zbulimin e meshtarit ai ia kishte komunikuar me letër Atë Gjergj Guzetës, themelues i Seminarit arbëresh në Palermo.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi