Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Një pikë gjaku e Gjon Palit në Bilaj të Krujës Empty Një pikë gjaku e Gjon Palit në Bilaj të Krujës

Mon 7 May 2012 - 0:17
Xhek Preçetaj Është një relikte unike dhe me vlerë të madhe shpirtërore, por edhe financiare. Bëhet fjalë për një pikë gjaku nga trupi i papës Gjon Pali II. Gjaku është marrë nga trupi në operacionin e fundit, të cilit i është nënshtruar papa Gjon Pali II përpara vdekjes. Sipas një riti të vjetër katolik kjo sasi e vogël gjaku rishpërndahet pas lumturimit të Papës.Një vit pas bërjes publike dhe ndarjes në disa copëza (ajo provëz nuk mund të prodhojë më shumë se 10 relikte të tilla me pikën e gjakut të papës në brendësi), një nga këto copëza është “larguar” për herë të parë nga Polonia (vendi i lindjes së papës), për t’iu dhuruar Shqipërisë”, – tregon at Vojtek Porada, prift i kishës “Shën Gjon Pagëzuesi”, në Bilaj të Fush-Krujës, për “Shekullin”.



Polonia, Shqipëria dhe më pas Roma me Vatikanin

Rrugëtimi i copave të gjakut të papës ka filluar nga Polonia. Copëzat pas lumturimit të papës janë vendosur në tri kishat kryesore të Polonisë. Një në Varshavë, duke qenë kryeqyteti i Polonisë. Një copëz tjetër në Krakov, vendin ku ka punuar papa dhe një copëz e tretë në Vodavin, vendlindjen e papës.

Më pas me kërkesën e At Vojtek, prift polak që shërben aktualisht në Shqipëri, një copëz origjinale e gjakut është transferuar në Shqipëri. Copëza ka ardhur rreth një muaj më parë në Shqipëri. Ndërkohë Vatikani dhe Roma kanë marrë edhe ata dy copëza të tjera, të cilat janë vendosur një në spitalin nga ku i është nënshtruar operacionit papa, spitali “Fëmija Jezus”, e cila ndodhet në Vatikan. Copëza tjetër i është dhënë një kishe polake në Romë.

“Këto pika të gjakut të papës janë shumë të rralla dhe jo çdo kush mund ta marrë atë. Ato ndodhen në kishat kryesore të Polonisë dhe veç tri të tjera janë shpërndarë nëpër botë, ku njëra nga ato fillimisht në Shqipëri dhe dy të tjera më pas në Romë dhe Vatikan”, – tregon at Vojtek.



Ku do të ruhet reliktja

Copëza do të ruhet në kishën e “Shën Gjon Pagëzuesit”, në Bilaj të Fushë-Krujës. Ajo do të jetë e ekspozuar aty përgjatë të gjithë kohës dhe kushdo mund të vijë dhe të lutet përpara tij. Kisha në fjalë ka një histori të veçantë, pasi është krijuar në shekullin e 16-të. Më pas është shkatërruar me kalimin e kohës dhe është rindërtuar në vitin 1992. Ajo ka hyrë disi në histori për faktin se është kisha e parë që është ndërtuar pas komunizmit në Shqipëri.



Prifti polak i Bilajt: U habita, kur më thanë OK, ka vlerë të jashtëzakonshme

Kjo dhuratë e rrallë për Shqipërinë ka habitur disi edhe vetë at Vojtekun. “U habita edhe vetë që ma pranuan kërkesën…” – pranon ai. Vlera e kësaj copëze është e pazakonshme në dy aspekte. Së pari në aspektin shpirtëror. Besimtarët e çdo lloj feje shpesh kapen mbas një objekti i cili kthehet në kult. Dhe së dyti për faktin se ka një vlerë monetare të jashtë zakonshme nëse bie në duar të gabuara. Një vlerë e cila mund të kap edhe shifra marramendëse. Folëm me at Vojtekun rreth kësaj:



Si përfundoi në Shqipëri, një relikte kaq e rrallë?

Unë pasi u vura në dijeni për copëzat bëra një kërkesë, për të marrë një të tillë për kishën e Bilaj. T’jua them sinqerisht, nuk mendoja kurrë se do ma pranonin kërkesën. Jam habitur shumë por ata kanë marrë në konsideratë dy fakte. Njëra është fakti se papa Gjon Pali II ka pasur një marrëdhënie të veçantë me Shqipërinë për shkak të persekutimit të lartë të klerit katolik në komunizëm. Por gjithashtu qëndron edhe fakti se kisha e Bilajt është e para që është restauruar pas komunizmit



Çfarë vlere shpirtërore dhe materiale mbart ky objekt kaq i veçantë?

Nuk di të them saktë për vlerën monetare apo materiale që ka si objekt. Nuk ka tentuar kurrë njeri ta shesë pasi është diçka unike, (qesh pasi habitet disi nga fakti që i atribuohet një sendi kaq të rralë një vlerë monetare). Unë di të tregoj më së miri për vlerat shpirtërore që mbart ajo. Në një farë mënyre papa është i pranishëm midis nesh pasi kemi një pjesë të trupit të tij. Kjo lloj relikte mund të kthehet në një objekt kulti për të gjithë, besimtarë apo jo. Njerëzit gjithnjë janë në kërkim të objekteve të tilla pasi lutja e tyre, në prani të objekteve është më pranë Zotit.



A e njohin sipas jush këtu në Shqipëri vlerën e objekteve të tilla?

Shqiptarët njohin papën dhe shpesh kur takoj njerëz, sapo i them se jam polak, në mënyrë direkte mendja i shkon tek papa Gjon Pali II. Ndoshta nuk e kuptojnë në të vërtetë se çfarë është ky objekt, pasi nuk e kanë pasur kurrë. Por kjo është diçka unike për gjithë Shqipërinë. Duhet thënë se me anë të kësaj relikte, njerëzit mund ta njohin më mirë edhe papën. Me ekspozimin e saj shqiptarët do të kuptojnë realisht vlerën e saj.



Një vend i ri kulti pas “Shën Ndoit” të Laçit?

Zakonisht vende ku ekspozohen relikte të tilla kthehen në objekte kulti. Aktualisht besimtarët në Shqipëri kanë krijuar vetë një objekt kulti, bëhet fjalë për “Kishën e Laçit” (Kisha e Shën Ndoit në Laç). I pyetur rreth kësaj, at Vojteku thotë: “…Realisht në kishën e “Shën Ndoit” apo siç e njohin të gjithë “Kishën e Laçit” nuk ka një objekt të posaçëm kulti. Ajo në një farë mënyrë është kthyer nga vetë shqiptarët si objekt kulti. Realisht ajo ka vlera të jashtëzakonshme, por nuk është si rasti konkret. Objekt kulti kthehen reliktet që lidhen me njerëz të shenjtëruar apo të lumturuar…”





Tri llojet e relikteve që njeh Kisha

Kisha njeh tri lloj reliktesh si të shenjta dhe objekte kulti: 1 – Pjesë nga trupi i shenjtit 2 – Rrobat që ata kanë mbajtur veshur 3 – Diçka e prekur nga një shenjt



Pjesë nga trupi

Një nga llojet e relikteve që njeh kisha katolike dhe kthehen si objekt kulti është një copë nga trupi i njeriut. Në rastin konkret copëza e gjakut e papa Gjon Palit II është një relikte e marrë nga trupi dhe është më e rëndësishmja për kishën katolike. Po kështu në Vatikan ndodhet trupi i Papa Piu X. Trupi i tij ruhet i plotë në Vatikan dhe është i mbuluar me xhama. Ai është një objekt kulti shumë i rëndësishëm për Vatikanin.



Rrobat që mbajtën

Një tjetër objekt kulti janë edhe rrobat që kanë veshur këta pësona të shenjtë. Për shembull: pëlhura me të cilën është mbuluar trupi i Jezusit pas vdekjes ruhet në një muze në Torino. Njihet si “Sacra Sindone” (qefini i shenjtë). Po kështu edhe në San Giovani Rotondo, Itali uhen rrobat e Padre Pio-s, një shenjt i kishës katolike. Gjithashtu edhe Shqipëria disa objekte të Nënë Terezës i ka ruajtur dhe i ka ekspozuar shpesh herë në muze.



Diçka e prekur

Një tjetër objekt kulti për besimtarët është edhe një send apo diçka e prekur nga një shenjt. Për shembull, kisha e “Shën Ndoit”, Laç, mendohet të ketë disa pika ku ka bërë ndalesat Shën Maria. Këto kanë qenë pika pelegrinazhi prej shekujsh. Në njërën pikë është krijuar një gropë ku besimtarët vendosin sot këmbën për të pushuar. Gjithashtu ngjitja në këmbë për tek Kisha ka një itinerar pikash që respektojnë ndalesat e bëra më parë nga Maria





Pika e gjakut të Papës, shpëtoi avionin?

Afro dy muaj më parë në Poloni, në aeroportin e Varshavës, një avion i cili vinte nga Amerika pati një problem teknik gjatë uljes. Avioni nuk arriti që të nxirrte rrotat përgjatë uljes dhe piloti u detyrua që ta ulte avionin pa rrota. Avioni është ulur në tokë duke fërkuar pjesën e poshtme të saj. Nga ky problem që zakonisht shkakton aksidente tragjike, këtë herë fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar. Një javë më pas, në media polake u dha lajmi se në brendësi të avionit ndodhej edhe një prift i cili mbante me vete një copëz të gjakut të Papa Gjon Palit II. Copëz kjo identike me atë që ka ardhur në Shqipëri. Media polake shkruajtën se kjo ishte një mrekulli i papës.



Gjon Pali II në vizitën në Shqipëri në ’93: Mos përsërisni gabimet

Papa Gjon Pali II, më 25 prill të vitit 1993 vizitoi Shqipërinë post komuniste, duke hyrë edhe në histori si Papa i parë që viziton vendin tonë. Shumë kush mund ta kujtojë momentin e ardhjes së Papës i cili pasi zbriti nga avioni u gjunjëzua dhe puthi tokën shqiptare.

“Përvoja juaj e vdekjes dhe e ringjalljes i përket gjithë Kishës dhe gjithë botës. Çdo njeri duhet të reflektojë rishtas mbi gjithçka lidhet me Jezusin, që u dënua me vdekje dhe u kryqëzua dymijë vjet më parë. Duhet të reflektojmë edhe mbi atë çka ju ngjau juve gjatë disa dhjetëvjeçarëve të shekullit XX! Është e drejtë të shikosh përpara për të rindërtuar një ardhmëri të lirë, me fytyrë njerëzore, por përvoja e kaluar nuk duhet harruar, për të shmangur përsëritjen e të njëjtave gabime”





Pse u zgjodh 25 prilli për vizitë: Historia e një statuje në Shkodër

Ishte pikërisht 25 prilli i vitit 1467, kur një ushtri e re e Sulltanit u dynd mbi Shkodër. Bash për të mos u dhunuar nga ushtria osmane, një statujë e “Zojës së Këshillit të Mirë” që gjendej në murin e Kështjellës së Rozafës, u hoq prej aty për tu mbrojtur dhe kaloi detin për t’u vendosur aty ku është edhe sot: në Kishën e Gjenacanit në Itali.

Që në atë kohë nisën shtegtimet e besimtarëve drejt këtij vendi të shenjtë: “Pajtorja” e shqiptarëve, e njohur si “Zoja e Shkodrës”, që nga ajo kohë nisi të njihej edhe në Itali, për t’u njohur më vonë edhe në Austri e Gjermani.

Figura e “Zojës” është e pikturuar mbi një copë suvaje muri katrore, me teknikën e afreskut. Është 45 centimetra e lartë dhe 40 centimetra e gjerë. Në të gjitha drejtimet që shihet, duket sikur qëndron e varur në ajër, e mbështetur vetëm paksa në pjesën e djathtë të bazamentit.





Papa që futi gjuhën gjuhën shqipe në përshëndetjen e Pashkës

Papa Gjon Pali II ka vendosur për herë të parë edhe përshëndetjen në gjuhën shqipe për festën e pashkës e cila lexohet në shumë gjuhë të botës. Një traditë që ndiqet edhe nga pasuesi i tij papa Benedikti XVI. Por njëkohësisht papa ka qenë një adhurues i madh i punës së Nënë Terezës nëpër botë. Në vizitën e tij në vitin 1993 ai ka qenë i shoqëruar pikërisht nga Nënë Tereza.shekulli

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi