Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Vritet bashkëpunëtori i vrasësit të komisarit të Krujës  Empty Vritet bashkëpunëtori i vrasësit të komisarit të Krujës

Tue 12 Mar 2013 - 13:14
Vritet bashkëpunëtori i vrasësit të komisarit të Krujës  Policiaaa-12

Është ekzekutuar në Durrës me breshëri automatiku miku i vrasësit të komisarit të Krujës, Gani Malushit.

Viktima i identifikuar si Nikolin Prenga u vra në një pritë në Spitallë të Durrësit, natën e së dielës, rreth orës 20.45 teksa lëvizte me automjetin e tij tip BMW me targa të huaja.

Ende nuk dihet se cilët janë autorët e këtij krimi, të cilët dyshohet se kanë ndjekur lëvizjet e viktimës dhe e kanë qëlluar me breshëri automatiku nga prapa. Plumbat e kanë zënë në trup dhe kokë dhe megjithë dërgimin në spitalin rajonal nuk ka mundur të mbijetojë.

Sipas policisë, viktima ishte person me precedentë penalë dhe i përfshirë në konflikte të ndryshme. Vitet e fundit ai kishte punuar si roje sigurie në disa pika bastesh e lojërash fati.

Prenga ishte akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Gani Malushit nga Prokuroria e Durrësit dhe dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë, po më pas fitoi pafajësinë në Apel.

Pas marrjes së pafajësisë Prenga fitoi me vendim gjykate dhe kompensim për burgim të padrejtë nga Ministria e Financave.
/top chanel/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi