Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Privatësia, Google refuzon kërkesën e BE Empty Privatësia, Google refuzon kërkesën e BE

Sat 4 Feb 2012 - 20:34
Motori i kërkimit Google ka refuzuar kërkesën për pezullimin e nisjes së aplikimit të normave të reja mbi privatësinë. “Vonesa në futjen e këtyre normave do të shkaktonte një konfuzion të madh”, ka deklaruar Google përmes një njoftimi për shtyp. Gjithashtu, një zëdhënës i saj ka deklaruar se grupi i punës “Neni 29” nuk ka autoritet për të kërkuar shtyrjen e projektit. “Kemi informuar shumicën e anëtarëve të grupit të punës në javët e mëparshme. Asnjë prej tyre ka shprehur shqetësime”, ka thënë zëdhënësi. Kërkesa për shtyrjen e aplikimit të normave të reja mbi privatësinë erdhi nga Bashkimi Evropian, me pretendimin se donte t’i rishikonte ato. Grupi i punës “Neni 29”, këshilltar i Komisionit Evropian, i kishte dërguar një letër Larry Page, themeluesit dhe administratorit të shoqërisë së “Mountain View”, për ta vënë në dijeni për procesin e rishikimit të normave dhe për të dhënë një vlerësim mbi to.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi