Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shumë arsye për të qenë single  Empty Shumë arsye për të qenë single

Sat 4 Feb 2012 - 21:23
Është momenti të kuptoni që statusi single në të cilin jeni ka shumë arsye për t’u kënaqur.Është momenti të kuptoni që statusi single në të cilin jeni ka shumë arsye për t’u kënaqur. Ndryshe nga miqtë tuaj të cilët janë të angazhuar në një raport, ju mund të shihni të gjitha anët pozitive të të qenit i lirë. Jeta juaj mund të mbushet nga momenti në moment me alternativa nga më argëtueset e deri tek më të paprovuarat. Duke filluar me pavarësinë absolute, kohën e pafundme për t’u dëfryer, heqjen dorë nga dietat ekstreme e deri tek të flirtuarit e “pamasë”. Sepse jeni single, që do të thotë shumë arsye për t’ia vlejtur

Të ka qëlluar që të jesh pjesë e një shoqërie ku të gjithë miqtë e tu, shokët dhe shoqet kanë një lidhje apo raport me të cilin plotësojnë veten dhe kohën. Midis tyre kalojnë momente që parë nga këndvështrimi yt duken interesante, tejet zbavitëse dhe argëtuese. Ajo që të shqetëson më shumë është pikërisht mungesa e një raporti të tillë dhe koha që plotësohet prej tij përmes shumë eksperimenteve, emocioneve, ndjenjave qofshin në ulje apo ngritje. Gjithsesi, pavarësisht, negativizmit karakterizues, ndien mungesën e një raporti dhe dashurie me të gjitha oscilacionet e veta. Ajo që të duhet të shohësh është jo vetëm ana elektrizuese e një pasioni apo gricjeje të munguar. Është koha për të parë se pa një raport mund të bësh shumë gjëra të bukura dhe plot ngjyra, aq shumë sa që nuk mund të shkojë kurrë në mend. Duke filluar me daljet në të gjitha oraret e mundshme, festat e përhershme me miqtë (me ose pa të dashurat e tyre), heqja dorë nga dietat më ekstreme, veshja e të gjitha fustaneve apo këmishave Metallica, fokusimi absolut mbi karrierën dhe të flirtuarit e pafund me këdo dhe kurdo. Është gjithçka mbi çmimin e të qenit i lirë dhe shumë të mira që të vijnë prej këtij statusi. Ajo që është vërtet e rëndësishme është të dini ta kaloni sa më mirë kohën “boshe” duke e mbushur atë me alternativat që të serviren. Dhe mbi të gjitha mos u ndieni keq për statusin që keni, duke u bërë subjekt krahasimesh me miqtë e tu. Gëzojeni lirinë dhe të mirat që ju fal beqaria.
Pavarësia, pasuri jo e gjithkujt

Ajo që bën menjëherë diferencën midis të qenit i lirë, beqar dhe i lidhur është pavarësia. Të parët kanë rastin dhe shansin më të mirë për ta shijuar fenomenin deri në fund. Ndërsa të dytët janë të destinuar ta ndajnë atë në pjesë duke u privuar nga kënaqësia e shijimit dhe përjetimit të saj. Kështu mos u mërzisni aspak nëse shoqja jote del me të dashurin në kohën e saj të lirë, sepse ti mund ta mbushësh atë me shumë aktivitete të tjera. Të qenit i pavarur do t’ju ndihmonte të argëtoheshit pa fund, ashtu sikurse do të kishit shanset e përmirësimit të vazhdueshëm. Të qenit vetëm “të detyron” në një fare mënyre të bësh shumë gjëra me forcat e tua, si të gatuarit, të bërit pazar, kontrollin e financave, apo marrjen e një patente. Është mënyra më efikase për të qenë më të aftë dhe vetkontrolluar në përballjen e shumë realiteteve. Pavarësia është një pasuri e çmuar, që jo të gjithë e kanë. Ju bën më të kompletuar dhe të dallueshëm.

Paratë, vetëm tuajat

Nëse dikur keni qenë të angazhuar në një raport, e dini fare mirë se herët a vonë, një pjesë e mirë e kursimeve tuaja shpenzohen lehtësisht për fustanet e të dashurës. Beqaria është mundësia më e mirë për të provuar pavarësinë financiare, sepse s’do t’ju duhet të shqetësoheni aspak rreth darkave që u duhet të paguani apo dhuratave që u duhet të blini.Gjithsesi kjo nuk do të thotë që është koha për të kursyer para, përkundrazi, tani do ta gjeni veten duke shpenzuar më shumë në party, pije, veshje etj. Në fund të fund ajo që ka rëndësi është se jeni zoti i çdo leku që shpenzoni.
Shumë kohë për çdo gjë

Nëse jeni single, nuk do të keni asnjë arsye për të ndenjur kot, pa bërë asgjë. Do të donit të ushtroheshit në palestër për pasur një trup më të bukur, apo të luanit me shokët për orë të tëra futboll? Të rinit deri në orët e vona të mbrëmjes me shoqërinë tuaj, ashtu sikurse të fillonit një kurs për të mësuar veglën tuaj të preferuar? Askush nuk do t’ju pengonte. Jeni vetëm dhe nuk keni impenjime ndaj askujt.

Lamtumirë përshtatjes së pafund

Ajo që ndofta na bezdis të gjithëve kur jemi në një raport është të bërit kompromis. Me pak fjalë, nëse do të hiqnim dorë nga diçka e jona, apo të përshtaturit edhe me ato zakone të vogla që nuk i honepsim dot. Nëse je vetëm, sigurisht nuk do të duhet të durosh gjithçka që s’të pëlqen për hir të partnerit. Nëse dikur mbyllnit veshët teksa e dashura thante flokët çdo mëngjes, tashmë është koha të flesh i qetë. Apo të duruarit e tymit të cigares sa herë që ai do të pinte në çdo lloj vendi. Nuk ka më zakone apo vese acaruese që të duhet t’i tolerosh. Thuajini lamtumirë përshtatjeve të pafundme të cilat ju kanë “bezdisur” për një kohë të gjatë.

Pesha, jo më problem
Një tjetër avantazh i të qenit single është edhe problemi i peshës. Sidomos për vajzat të cilat duket se fiksohen pas komenteve që djemtë u japin qoftë edhe për gramët e shtuar. Në vend që të kujdeseni për linjat tuaja deri në fiksim duke frekuentuar të gjitha llojet e palestrave, jeni “të lirë” të relaksoheni duke i lejuar vetes edhe ca kile më tepër. Tashmë mund vishni të gjitha llojet e veshjeve të “ndaluara”. Këmishat Metallica të preferuara, apo xhinset e gjera nuk do të rrinë më në dollapin e përhershëm. Është koha për të qenë më shumë se kurrë vetvetja duke guxuar deri në limitet e saj.

Spontan, më shumë se kurrë
Të qenurit i lirë dhe i papërfshirë në një raport do t’ju ndihmonte të ishit më shumë se kurrë vetvetja dhe i lirshëm në çdo gjë. Të guxosh për çdo dëshirë tënden është ajo që ke pasur vërtet nevojë. Një shëtitje diku me miqtë e tu, apo një festë e papritur mund të jetë alternativa më e mirë për të kaluar këndshëm. Kësaj radhe nuk do të duhet të pyesësh dikë dhe jashtë të zakonshmes mund të jesh më shumë se kurrë spontan. Në fund të fundit kjo është forca e lirisë, të qenit vetvetja me çdo kusht.

Karriera, fokusi kryesor

Dëshira për të qenë më afër pranë projekteve të punës dhe karrierës tashmë nuk mbetet larg. Dikur ishit më të përkushtuar në raportin tuaj, duke i kushtuar më shumë kohë dhe rëndësi, ndërsa tani mund të merreni fare më mirë me synimet tuaja karrieriste. Në mungesë të një marrëdhënieje, logjikisht, do të kishit më shumë kohë dhe hapësirë për t’u realizuar edhe profesionalisht. Koha që keni në dispozicion është më se e mjaftueshme për të realizuar edhe projekte ekstra të cilat, ndoshta, më parë nuk kishit mundësitë për t’i bërë. Kësaj radhe nuk keni pse dëshpëroheni pse keni sakrifikuar dashurinë për punën, sepse jeni single dhe i lirë.

Të flirtuarit, argëtimi i radhës

E fundit nga radha por jo më pak e rëndësishmja është hapësira e pafundme që do të kishit për të flirtuar. S’ka gjë më të keqe se sa një zë që të thotë gjithmonë se nuk duhet t’i flasësh brunes përballë, apo jo të gjithë komshinjtë duhen përshëndetur njëlloj. Të qenit single ju jep të gjithë lirinë për të folur, takuar, apo flirtuar me kë dhe kurdo do donit. Ndofta mund të jetë një nga gjërat që ju ka munguar më shumë. Përveç kësaj, mund të provoni më tepër sepse këto janë privilegjet që të fal statusi i të qenurit beqar./shqip/
Poeti
Poeti
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 825
<b>Hobi</b> Hobi : Dashuria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : usa
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/09/2011

Shumë arsye për të qenë single  Empty Re: Shumë arsye për të qenë single

Sat 4 Feb 2012 - 21:46
Nese je vetem po por nese ke qen i her vet i dyt hmm nuk hyjne ne pune Razz
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi