8 arsye pse duhet të bëni sa më shumë seks
Thu 6 Oct 2011 - 22:33
Të bërit seks ka shumë elementë kënaqësie por ajo çka është jo pak e rëndësishme ka të bëjë me ndikimin e drejtpërdrejtë tek shëndeti. Guida e dashurisë është publikuar së pari në vitin 1991 dhe shkaktoi debate në Britani në lidhje me përmbajtjen e saj. Tanimë duket se ky moment ka tejkaluar dhe rrjeti televiziv BBC do të rikthejë këtë element i cili do të transmetohet në televizionet britanike. 30 episodet hapin një debat në lidhje me përfitimet nga një marrëdhënie seksuale sa i takon gjendjes shëndetësore. Përfitimi i parë që rendisin ekspertët është se seksi lufton dhe parandalon dhimbjet e kokës. Arritja e orgazmës është një mënyrë për të çliruar ato elementë që lehtësojnë gjendjen psikologjike dhe stresuese. Përfitimi i dytë është jetëgjatësia pasi ekspertët thonë se njerëzit të cilët kryejnë marrëdhënie seksuale dy herë në javë kanë shanset 50% të jetojnë më shumë se sa ata që nuk e bëjnë. Një studim i kryer me 6 mijë persona në Britaninë e Madhe tregoi se 40% e individëve mes 75-85 vjeç vazhdonin aktivitet seksual. Përfitimi i tretë është parandalimi i atakeve kardiake. Studiuesit thonë se të bërit seks dy herë në javë shkurton me 45% mundësinë e goditjes nga një atak kardiak. Përfitimi i katërt është reduktimi i shanseve për të vuajtur nga kanceri. Studimet tregojnë se meshkujt të cilët prishen pesë herë ose më shumë në një javë gjatë viteve të 20-ta reduktojnë rriskun e kancerit të prostatës me 1/3. Një studim tjetër tregon se femrat që bëjnë seks së paku një herë në muaj e reduktojnë mundësinë e kancerit të gjirit. Përfitimi i pestë është se bërja seks të bën të dukesh më i ri. Një studim me 3500 meshkuj dhe femra tregon se ata që në fakt nuk tregonin në pamje moshën e tyre reale por tregonin deri në 12 vite më të rinj kishin aktivitet seksual së paku tre herë në javë krahasuar me të tjerët që kishin një herë ose më rrallë. Përfitimi i gjashtë është rritja e imunitetit fizik. Shkencëtarët thonë se njerëzit që kryejnë seks një herë ose dy herë sëpaku në një javë rrisin sistemin imunitar me 30%. Përfitimi i shtatë nga seksi është reduktimi i shanseve për tu goditur nga diabeti ndërsa përfitimi i tetë është se ndikon pozitivisht tek natyra e sjelljes.
- TollumbaceKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 1707
Hobi : Lufto per Veten,,ec perpara kurr mos u ndal ,forcen e shpirtit askujt mos ja fal ..Ec vazhdo drejtimin tend ,nese pengohesh diku cohu perseri ne kembe ,askujt meshire mos i kerko nese dikush te lendon per te mos u mundo ,lufto per jeten eshte shume e bukur kurr mos e vrit mendjen se do ngelesh e humbur ..
Vendndodhja : Ku te dua un
Anetaresuar : 07/10/2011
Re: 8 arsye pse duhet të bëni sa më shumë seks
Fri 7 Oct 2011 - 1:30
Haha Neser do filloj te bej me shume ..
- aurelan'Progres
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 31
Postime : 85
Vendndodhja : ne kotec me qenin
Anetaresuar : 12/04/2012
Re: 8 arsye pse duhet të bëni sa më shumë seks
Thu 26 Apr 2012 - 12:49
uuuuuuuuuuuuaaaaaaaaaaaaaaaa
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi