Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

6 arsye pse duhet të flini lakuriq  Empty 6 arsye pse duhet të flini lakuriq

Sat 29 Jun 2013 - 20:19
Një studim i kohëve të fundit tregoi se 10% e grave amerikane flenë nudo. Jo vetëm që duket seksi, por ekspertët thonë se është në të mirë të shëndetit. Ja 6 top arsyet pse duhet t’i hidhni pizhamat tuaja.1.Ajrosni zonat tuaja gjenitale Jennifer Landa, autore e “The Sex Drive Solution for Women” thotë se të flesh lakuriq është e shëndetshme për vaginën. Mjedisi i ngrohtë i krijuar nga veshjet shkakton rritjen dhe zhvillimin e baktereve, kështu që ajrosja, është një mënyrë për të parandaluar infeksionet.



2. Ndërsa ju mund të ndiheni komod dhe ngrohtë gjatë mbrëmjes, mjedisi i të fjeturit duhet të jetë më i freskët, thotë mjekja Liza Shives. “Temperatura e trupit ulet progresivisht gjatë gjumit, një tendencë natyrale e organizmit kjo, kështu që duke përdorur mjete ngrohëse apo batanije të trasha, ju e prishni këtë tendencë.” Duke fjetur zhveshur, ju e ndihmoni trupin tuaj të qëndrojë në temperaturën e duhur, shton ajo.

3. Do të dukeni më “hot”

Duke ju referuar Natasha Turner, autore e best-seller-it “The Hormone Diet”, ambienti tepër i ngrohtë gjatë fjetjes ndërpret çlirimin e melatoninës dhe hormonit të rritjes- hormonin kryesor anti-plakje, në trupin tuaj. “Kur temperatura e trupit tuaj zvogëlohet, hormoni i rritjes çlirohet me fuqi “magjike”rigjeneruese”, thotë ajo. Dhe kjo bën lëkurën dhe flokët tuaj të duken të mahnitshëm.

4. Do të humbisni më shumë dhjamë

Të qenit lakuriq do t’ju ndihmojë ju të flini më rehat, çka lejon uljen e kortizolit, hormonit të stresit, duke mbajtur nën kontroll energjitë dhe urinë tuaj, thotë Turns. Kur gjumi juaj ndërpritet, (rënia e alarmit) niveli i kortizolit është shumë i lartë, dhe ju do të prireni drejt ngrënies së tepërt.

5. Ndihesh më e sigurt në vetvete

Të fjeturit zhveshur të bën të ndihesh mirë, thotë Landa. “Ne mund të na pëlqejnë ndjesi si prekja e çarçafëve, freskia e ajrit, e cila mund të jetë shumë seksi.” “Dhe papritur ndihesh shumë e sigurt në vetvete”

6. Do të keni marrëdhënie seksuale më të mira

Të fjeturit zhveshur është diçka e mirë për marrëdhënien tuaj në çift sepse prekja lëkurë me lëkurë rrit ndjesitë e këndshme për shkak të përqafimit dhe çlirimit të oksitocinës. “E fjetura lakuriq nxit seksin dhe në marrëdhëniet me shumë seks, ka më shumë lumturi.” Ju do të ndiheni më të relaksuara dhe në humor të mirë për seks, e cila ju rrit gjasat për orgasma, përfundon ajo ikub.al
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

6 arsye pse duhet të flini lakuriq  Empty Re: 6 arsye pse duhet të flini lakuriq

Sat 29 Jun 2013 - 20:23
6 arsye pse duhet të flini lakuriq  3322515229 
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi