Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tetë arsye pse duhet të hani mollë Empty Tetë arsye pse duhet të hani mollë

Wed 6 Mar 2013 - 23:34
Tetë arsye pse duhet të hani mollë 2251-150x150Adhuruesit e mollës që nga fundi i verës u gëzohen mollëve të vogla verore, por një begati e tërë e llojeve vjen me vjeshtën. Një arsye më shumë pse këtë super pemë duhet ta përfshini në ushqimin tuaj.

1. Ngopja. Një mollë ka rreth 90 deri 100 kalori, ndërsa fibrat me të cilat është e pasur i mundësojnë organizmit të shpërbëjnë ato fibra komplekse më gjatë sesa, për shembull, drithërat. Molla ka katër gramë fibra, derisa organizmi duhet gjatë ditës të marrë mes 25 dhe 40 gramë.

2. Linja. Për shkak të acidit ursolik, i cili gjendet në lëvore të mollës është ideale për dobësim dhe mbajtjen e peshës. Hulumtimi në minj ka treguar që nxit shpenzimin e yndyrave, dhe ndihmon edhe ndërtimin e muskujve.

3. Frymëmarrja. Antioksidanti kuercetinë (i cili gjendet në lëvore) ndihmon te përmirësimi i punës së mushkërive dhe sistemi i frymëmarrjes. Në një studim kanë përfunduar që femrat të cilat hanë shumë mollë kanë reduktuar dukshëm rreziqet që fëmijët e tyre të sëmuren nga astma.


4. Ftohja. Vitaminën C , e cila është shumë e nevojshme për ripërtëritjen e sistemit të imunitetit mund ta merrni edhe nga mollët. Në një mollë mesatare ka rreth 8 miligramë vitaminë C, dhe kjo është 14 për qind e nevojave ditore.

5. Kanceri. Fibrat kanë veprim të dobishëm në aktivitetin e zorrëve. Në një studim francez shkencëtarët kanë vërtetuar që disa përbërës të mollës ndihmojnë parandalimin e kancerit të zorrës së trashë. Triterpenoidi, në mënyrë të vërtetuar redukton rreziqet nga kanceri i mëlçisë dhe i gjirit.

6. Diabeti. Antioksidanti antocianinë nga mollët është i pari në linjë në luftën kundër diabetit. Përndryshe ka meritë për ngjyrat në pemë dhe perime – të kuqe, të kaltër dhe të purpurt.

7. Kolesterina. Pektina nga mollët lidhet me kolesterinën më të ulët, përkatësisht parandalon absorbimin e tij. E nxit trupin për ta shpenzuar dhe jo për ta ruajtur.

8. Truri. Mollët mund të ndikojnë edhe në aktivitetin trunor, sepse nxisin prodhimin e acetilkolinit, i cili krijon komunikimin në mes qelizave nervore – duke iu falënderuar kësaj, ndihmon kujtesën tuaj.riniaforum
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi