Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Dieta me molle  Empty Dieta me molle

Thu 15 Nov 2012 - 13:35
Dieta me molle  Images

Frazeologjia angleze e përshkruan këtë frut kështu: “Një mollë në ditë, i thotë mjekut ik”, që do të thotë se efektet e saj janë të shumta dhe mjaft kurative. Në bazë të një studimi që ka bërë studioja e njohur e dietave “San Xhorxh” në Londër, vihet re se mes 50 personave të cilët kanë mbajtur dietë me fruta, ata që kanë përdorur mollën si dietë kanë mundur të humbasin disa kilogramë brenda dhjetë ditëve, pa dëmtuar organizmin. Studiuesit tregojnë se në shumicën e rasteve aplikimi i dietave bëhet shkak për prishjen e regjimit të shëndetit tonë, duke pasur efekte negative mbi shëndetin. Ndërkohë që me mollën nuk ndodh kështu. Me të gjitha vlerat ushqyese që ka fruti i mollës, ai arrin që të mbajë trupin në nivel normal, si dhe duke eliminuar dhjamërat e tepërta. Flavonoidi, arrin të futë në aksion fibrat e trupit tonë, pa dëmtuar organizmin, ndërkohë që aksioni do të ndihmohet nga vitamina C, e cila bën të mundur djegien e të gjitha lëndëve të dëmshme që gjenden në trup dhe shkaktojnë mbipeshën, siç është kolesteroli dhe disa oksidantë të tjerë, të cilët bëhen shkak për plakjen e parakohshme. Në 100 gramë mollë do të gjejmë 40 kalori, 10 gramë sheqerna, potas, ndërkohë që ajo përmban njëkohësisht vitaminat B dhe C, acidin nitrik dhe acidin malik. Vitamina B1, e cila gjendet me shumicë te molla, të ndihmon të heqësh lodhjen, nervozizmim si dhe mungesën e oreksit, ndërsa vitamina B2 i mbron muskujt e gojës, riforcon flokët dhe shmang rudhat, ndërsa acidi nitrik dhe ai malik bëjnë të mundur shkrirjen e ushqimeve të rënda në stomak, në mënyrë që të mos e lodhin atë, ndërsa vitamina C shërben për të dezinfektuar të gjithë organizmin dhe veçanërisht aparatin e të ushqyerit si dhe arrin të djegë të gjitha mikrobet e ndryshme që gjenden përgjatë saj.Si ta fillojmë?Në darkë sugjerohet që të shkojmë për të fjetur duke pirë fillimisht një gotë me lëng molle. Kujdes nëse lëngu që pini është qind për qind lëng molle, në mënyrë që edhe dieta të arrihet plotësisht.

Ndërkohë që në mëngjes e nisim ditën sërish me një lëng molle të freskët. Rreth orës njëmbëdhjetë fillojmë dhe qërojmë një kokërr mollë, pasi ta presim në feta e vendosim në një pjatë dhe më pas derdhim mbi të pak lëng limoni. Efekti i kurativ është shumë i madh, ndërkohë që arrin të mbajë në nivele të pranueshme edhe lëkurën e fytyrës.

Gjatë paradites sugjerohet ngrënia e gjysmës së kokrrës së mollës, ndërkohë që orari tjetër i fillimit të dietës është ai i pasdites, rreth orës katër ose pesë. Duhet të kemi parasysh që limiti midis periudhës së parë dhe asaj të dytë, të mos jetë më shumë se pese orë. Pra nëse kemi ngrënë gjysmën e mollës në orën 11, gjysmën tjetër duhet ta hamë pas pesë orësh, pra në orën katër të pasdites. Ndërkohë që në mbrëmje nëse dëshironi, mund të jeni tolerantë, duke ngrënë një darkë të lehtë, por mos harroni se nëse do të hamë ushqime gjatë dietës, efektet do t’i shihni me vonesë. Ndërkohë që mos harroni këshillën që ju kemi dhënë në fillim para se të shkoni për të fjetur; sërish një gotë me lëng molle, në mënyrë që të kompletoni dietën e ditës suaj. Nëse vazhdoni kështu për dhjetë ditë, atëherë do të shihni se do të humbisni pothuajse një kilogram në ditë dhe në rast se nuk i qëndroni asaj besnik, atëherë sërish do të shihni se do të keni humbur disa nga kilet tuaja të tepërta. Ndërkohë që brenda dietës së sugjeruar, ju sugjerojmë që ta kompletoni atë me anë të një maske. Pasdite për të gjitha ata persona që e shohin se po i shtohen rudhat e fytyrës, mund të përdorin një maskë, e cila përbëhet nga feta të holla molle si dhe një gotë qumësht. E mbajmë atë për 45 minuta dhe më pas e pastrojmë me ujë të ftohtë, në mënyrë që të aroma e mollës të mbetet për një kohë të gjatë në epidermën e lëkurës, duke shërbyer si një tonik perfekt i saj.Mollët që mund të na hyjnë në punëMos harroni se në treg gjenden shumë lloje mollësh. Mendoni se 7 mijë varietete kultivohen në të gjithë botën, të gjitha me aroma, ngjyra dhe madhësi të ndryshme, që do të thotë se efektet nuk janë njësoj. Ndër më të zakonshmet dhe që ka më shumë efekt, janë mollët renete, limonelat dhe të famshmet Granny Smith. E para ka efekt vërtet të madh, nëse do të përdoret në dietën e sugjeruar. Origjina e mollës si frut, vjen nga vendet e Azisë Qendrore dhe asaj Perëndimore, i cili kultivohet prej shekujsh në të gjithë botën.

Mollët më të mira për dietën tonë janë ato me ngjyrë të gjelbër, kjo për faktin se ato përmbajnë shumë sodë dhe menjëherë sapo hyjnë në organizëm hyjnë në veprim të menjëhershëm me acidet e tjera të trupit. Kujdes, mos i vendosni mollët në një vend me frutat ose perimet me gjelle, pasi ajo prodhon një gaz natyral që është etileni, së bashku me bananet dhe pjeprin, që mund të prishë edhe ushqimet e tjera që gjenden aty.

Mollët janë shumë të pasura me fibra dhe ndihmojnë për të mbajtur në nivelin bazë kolesterolin si dhe parandalojnë kancerin. Me anë të një molle në ditë, ne sigurojmë 20 për qind të fibrave të nevojshme në një ditë, po kaq kalori dhe yndyrna, me përjashtim të kolesterolit. Në rast se nuk doni t’i hiqni mollës lëkurën, pastrojeni atë me lëng limoni, portokalli ose ananasi, në mënyrë që efekti i dietës së sugjeruar të jetë sa më i plotë dhe i efektshëm.Efektet e mollësNë 100 gramë mollë do të gjejmë :40 kalori10 gramë sheqernaPotasVitamina B dhe C,Acidin nitrik dhe acidin malik.

Efektet e mollës-Vitamina B1, largon lodhjen, nervozizmin si dhe mungesën e oreksit-Vitamina B2, forcon muskujt e gojës, riforcon flokët dhe shmang rudhat-Acidi nitrik dhe ai malik shkrijnë ushqimet e rënda në stomak-Vitamina C, dezinfekton organizmin dhe aparatin e të ushqyerit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi