Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tradhtia…Pse ndodh edhe kur jemi të dashuruar  Empty Tradhtia…Pse ndodh edhe kur jemi të dashuruar

Sat 4 Feb 2012 - 21:32
Tradhtia është fenomeni social që ka qenë gjithmonë ekzistent.Tradhtia është fenomeni social që ka qenë gjithmonë ekzistent. Madje ka ndodhur rëndom edhe kur mes dy personave ka pasur dashuri. Sjellja fyese e në thelb lënduese, ka të bëjë me fenomenin e përhapur i cili nuk kushtëzohet aspak nga faktorët kulturorë, etnikë, apo të klasës sociale.Praktika ka treguar se tradhtia nuk është fenomen i viteve të fundit. Në vitet ‘40 “Kinsey” në shënimet e saj mbi botimin “Raporti i sjelljeve seksuale të amerikanëve” ka evidentuar se të paktën 50% e burrave të martuar kishin filluar një marrëdhënie jashtëmartesore para moshës 40 vjeç, dhe se 25% e grave i tradhtonin bashkëshortët e tyre.

Çfarë është tradhtia?
Ekzistojnë tipologji të ndryshme të tradhtisë
Pikëpamja e parë ka të bëjë me evidentimin e natyrës njerëzore. Duke e parë nga tërheqja seksuale mes personave, njeriu që në kontekste të tilla psikologët mund ta quajnë “kafsha njeri” meqë thelbi i tij ndërtohet nga dëshirat dhe instiktet, nuk është monogam por natyrë poligame. Natyra e njeriut bëhet e ndjeshme dhe viktimë e këtij fenomeni kur kjo tërheqje seksuale në fakt prodhon një gjendje të shkëlqyer shëndetësore. Me fjalë të tjera, tërhiqemi nga ata që na pëlqejnë në mënyrë të veçantë, pavarësisht nga fakti se një person mund të jetë i përfshirë në lidhje sentimentale të tipit fejesë apo martesë. Vullneti ynë mund të arrijë të disiplinojë sjelljen, por nuk ka asnjë lloj force ndikuese përballë natyrës sonë, e kushtëzuar ndaj përshtatjes me ambientin social. Mohimi i pjesës sonë “kafshërore” do të thotë të bësh një luftë thuajse të pamundur. Kështu shprehet Desmond Morris, psikologu që ka shkruar rreth njeriut si një qenie e pandarë nga instiktet kafshërore.
Pas sintetizimit të kësaj pikëpamjeje mund të themi se nuk tradhtohet me mendim. Nuk tradhtohet me qëllim apo emocion. Nuk ka instikte njerëzore në këtë fenomen, ndryshe do të quheshim të gjithë tradhtarë, kafshë poligamë dhe aspak monogamë. Për fat baza e një raporti të shëndoshë e të drejtë nga i cili krijohet familja bazohet mbi themele të thellë e tepër racionalë. E për t’iu përgjigjur pyetjes se çfarë është në fakt tradhtia?-përgjigja qëndron në parimet dhe besimet individuale, tradhtia nuk është e njëjtë për të gjithë. Gratë e eskimezëve bashkohen me të ftuarit dhe kjo sjellje seksuale nuk konsiderohet një tradhti. Kultura jonë do e urrentë këtë lloj manifestimi të mikpritjes, duke e gjykuar atë si skandaloze dhe imorale. Duket se tradhtia e vërtetë në një raport vjen nga mashtrimi. Të mos qenurit i sinqertë, i hapur, por duke recituar e vënë maska. Janë elementë të vërtetë në fakt, që tregojnë se ke tradhtuar personin që do. Të qenurit i drejtë i hapur deri në fund ka të bëjë me ekspozimin e vërtetë të një morali të pastër. Dhe kjo ka të bëjë me dashurinë e vërtetë. Një anti-tradhti mund të fillojë kështu: “Të dua dhe nuk kam frikë, se dhe ti mund të më duash apo të më njohësh deri në fund. Dëshiroj që zgjedhja jote të jetë e pakushtëzuar dhe të ofroj mundësi të më zgjedhësh nëse të pëlqej vërtet”.
Tradhtia e vërtetë vë në rrezik projektin e një jete së bashku, me të gjitha pasojat e saj. Të qenurit i ngurtë dhe jo elastik, egoistë, aspak empatikë janë karakteristikat më të mundshme për të kërkuar një terren që do stimulonte tradhtinë.
Një raport autentik dashurie nuk mund t’i mohojmë partnerit tone të drejtën për të na kundërshtuar, e si rrjedhojë ndodh të mërzitemi. Fatkeqësisht, në disa çifte njëri i mohon tjetrit të drejtën e revoltimit dhe të shprehjes në mënyrë të lirshme atë çka ai mendon, duke vendosur një autoritet të prerë. Ndryshe ai ose ajo do të mendonte se nuk do të kishte autoritet të plotë. Shprehje të tilla si: “është kështi si them unë dhe pikë, apo nuk diskutohet më”-janë të njohura mes shumë çifteve që vuajnë mungesën e një pjekurie. Ide të tilla, të gabuara mbi dashurinë, shpesh prindërit u kanë dhënë fëmijëve të tyre, duke menduar se nëse ata vendosin autoritetin absolut mbi partnerin janë të sigurt se do të kenë një raport dhe dashuri po aq të sigurt. Vendosja e autoritetit dhe pushtetit në një raport dashurie çon në tradhti. Nëse autoriteti penetron vazhdimisht në një raport, impulsi natural për t’u hapur me njeriun e dashur, dhe dëshira për të dhënë dashuri arrin në zhgënjim.

Sa lloj “tradhtarësh”ekzistojnë?
Willy Pasini, është psikologu dhe seksologu që ka studiuar më tepër për fenomenin e tradhtisë. Madje në librin e tij “Psikologhia e tradhtisë” ai ka shkruar mbi rastet dhe personat e mundshëm. Nevoja për dashuri, shkruan autori, si dhe frika nga plakja, sepse në fakt tentativat janë të shumta kur bëhet fjalë për të riforcuar një identitet sekusual konfuz. Ja se cilët janë tipikët dhe tipologjitë e një tradhtari sistematik sipas Pasinit.

Tradhtari i shkëlqyer
Për mashkullin ose femrën që tradhton momenti i joshjes është gjithçka, një akt jetësor, tamam si një frymëmarrje. Joshësi gjen kënaqësi nëse bën për vete, josh seksualisht dikë, sidomos nëse është më i ri, e mbi të gjitha nëse loja meret vesh nga të gjithë.
“Shkelësi”
Për këtë lloj tipi kënaqësia e vërtetë është ajo e ndaluar, raportet e vërteta e sidomos ato të zyrtarizuara e mërzisin, ndaj ai lodhet dhe kërkon për diçka të re.

I varuri seksualisht
Janë personat që nëse tradhtojnë arsyeja e parë që i shtyn është dëshira e fortë seksuale. Të këta, libido e thënë ndryshe uria seksuale është më e zhvilluar. Ata kanë një dëshirë të pakontrollueshme për marrëdhënie seksuale, ndaj dhe pasionin e ndiejnë vetëm fizikisht.
Atëherë si mund të rregullohet një jetë e dyfishtë? Ka nga ata që vazhdojnë në mënyrë teknike mirëmbajtejn e “familjeve paralele”, ku personi vazhdon të migrojë në mënyrë sistematike dhe pa vështirësi. Ka nga ata të cilët për arsyet më të dëshpërueshme, të mbajnë vetëm një familje, por të vazhdojnë të tradhtojnë partnerin për të ushqyer narcizizmin e sëmurë. Mund të jetë më komode, dhe pse shumë më e shtrenjtë, jeta e dyfishtë gjeografike (një grua në Milano dhe tjetra në Romë, për shembull).
Por jeta e dyfishtë mund të jetë hetero ose homo. Nga njëra anë është gruaja me të cilën ke lidhjen zyrtare dhe nga ana tjetër një i dashur, i të njëjtit seks çon përsëri në një jetë të dyfishtë./shqip/
Aldino82
Aldino82
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 4586
<b>Hobi</b> Hobi : sporti,formula uno,moto GP
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ITALI
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 05/11/2011

Tradhtia…Pse ndodh edhe kur jemi të dashuruar  Empty Re: Tradhtia…Pse ndodh edhe kur jemi të dashuruar

Sat 4 Feb 2012 - 21:36
Oj ANNA po paske qene interesante ti moj po shiko martoju njehere pastaj shiko te tradhton apo jo. Tradhtia…Pse ndodh edhe kur jemi të dashuruar  1698836746 Tradhtia…Pse ndodh edhe kur jemi të dashuruar  1698836746 Tradhtia…Pse ndodh edhe kur jemi të dashuruar  2585209286
Ti me keto tema qe hap do ngelesh beqare moj e uruar Tradhtia…Pse ndodh edhe kur jemi të dashuruar  1698836746 Tradhtia…Pse ndodh edhe kur jemi të dashuruar  1698836746 Tradhtia…Pse ndodh edhe kur jemi të dashuruar  721253
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tradhtia…Pse ndodh edhe kur jemi të dashuruar  Empty Re: Tradhtia…Pse ndodh edhe kur jemi të dashuruar

Sat 4 Feb 2012 - 21:41
Tradhtia…Pse ndodh edhe kur jemi të dashuruar  1698836746 Tradhtia…Pse ndodh edhe kur jemi të dashuruar  1698836746 fiksimi jot une kohet e fundit e se di pse-ne!! Apo ma ke merakun mo :vals: Tradhtia…Pse ndodh edhe kur jemi të dashuruar  45550
Aldino82
Aldino82
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 4586
<b>Hobi</b> Hobi : sporti,formula uno,moto GP
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ITALI
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 05/11/2011

Tradhtia…Pse ndodh edhe kur jemi të dashuruar  Empty Re: Tradhtia…Pse ndodh edhe kur jemi të dashuruar

Sat 4 Feb 2012 - 21:44
Aяנαиα shkruajti: Tradhtia…Pse ndodh edhe kur jemi të dashuruar  1698836746 Tradhtia…Pse ndodh edhe kur jemi të dashuruar  1698836746 fiksimi jot une kohet e fundit e se di pse-ne!! Apo ma ke merakun mo :vals: Tradhtia…Pse ndodh edhe kur jemi të dashuruar  45550

Po te dua moj shejtane se ma hoqe trurin fare me cmende ti mua ,me le pa gjume ter naten dhe ne pune magjepsem i teri mbas teje dhe ia var punes fare Tradhtia…Pse ndodh edhe kur jemi të dashuruar  1698836746 Tradhtia…Pse ndodh edhe kur jemi të dashuruar  1698836746 Tradhtia…Pse ndodh edhe kur jemi të dashuruar  1698836746 Tradhtia…Pse ndodh edhe kur jemi të dashuruar  721253 Tradhtia…Pse ndodh edhe kur jemi të dashuruar  721253 Tradhtia…Pse ndodh edhe kur jemi të dashuruar  721253 dy zemra
Sponsored content

Tradhtia…Pse ndodh edhe kur jemi të dashuruar  Empty Re: Tradhtia…Pse ndodh edhe kur jemi të dashuruar

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi