Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shpiket xhami me prekje për makinat ! Empty Shpiket xhami me prekje për makinat !

Sun 5 Feb 2012 - 3:21
Shpiket xhami me prekje për makinat ! XhamiNë sajë të një partneriteti mes grupit ‘General Motors’ dhe disa studentëve të Akademisë së Arteve dhe Designit së Izraelit, janë shpikur mënyra të reja për të rritur përvojën lëvizëse të pasagjerëve në makinë, veçanërisht kur ata janë fëmijë.

Rezultati i këtij bashkëpunimi, është quajtur si “Dritarja e Mundësisë”, e cila ju lejon të shikoni jashtë makinës, përmes një shtrese të hollë qelqi, në një mënyrë krejt të re.

Bëhet me dije se ajo u përgjigjet në kohë reale ndryshimeve në shpejtësi që pësojnë automjetet, kushteve mbizotëruese të motit apo peisazhit që shohim nga jashtë.

Duke prekur këtë shtresë të hollë xhami, me majat e gishtave, ju lejoheni që të shiheni nga makinat e tjera dhe nga e gjithë bota, në kohë reale.

Madje edhe të ndalni mesazhe me pasagjerët e makinave të tjera në rrugë.

Ky projekt mësohet se do të vihet në zbatim shumë shpejt dhe se u përket perspektivave të reja në zhvillimin e teknologjisë së makinave.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi