Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
InTeRiStI_vLoNjAt
InTeRiStI_vLoNjAt
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 7777
<b>Hobi</b> Hobi : Futboll
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Atje Ku Ti Smund Te Me Arrish..........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011
https://www.youtube.com/watch?v=2oFt0_pVZLY

Bora izolon komunat, orteku bllokon aksin Fushë Arrëz-Mirditë  Empty Bora izolon komunat, orteku bllokon aksin Fushë Arrëz-Mirditë

Sun 5 Feb 2012 - 11:03
Bora izolon komunat, orteku bllokon aksin Fushë Arrëz-Mirditë  41263_1

TIRANË- Reshjet e borës vazhdojnë të krijojnë probleme në akset rrugore, kryesisht në veri të vendit. Të bllokuara komunat në Pukë, Dibër, Kukës, Malësi e Madhe e Gramsh. Tre autobusë janë bllokuar në segmentin Pukë-Shkodër. Rënia e një orteku në aksin Fushë Arrëz-Mirditë ka bllokuar rrugën që të con në Hadroj. Një tjetër ortek dëmtoi një banesë në komunën Kelmend të Malësisë së Madhe. Në Gramsh 4 fshatra prej 4 ditësh pa emergji elektrike, edhe Trebinja e Dibrës vuan mungesën e energjisë prej 3 ditësh.

PUKE
Problematik mbetet rrethi i Pukës, ku të gjitha fshatrat janë të bllokuara nga bora. Në këtë rreth janë të pakalueshme akset Fushë Arrës-Kukës, Fushë Arrës-Fierzë, ndërsa mund të kalohet me zinxhirë aksi Fushë Arrës-Mirditë. Një ortek i rënë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në aksin Fushë Arrëz-Mirditë ka shkaktuar bllokimin e këtij segmenti, më saktësisht në rrugën që të con për në fshatin Hadroj.

Raportohet se 3 autobusë janë bllokuar në vendin e quajtur Luf, përgjatë segmentit Pukë-Shkodër. Bëhet fjalë për autobusët e linjës Tiranë-Pukë, Durrës-Pukë dhe Lezhë-Pukë. Ndërsa në aksin Pukë-Fushë Árrëz është bllokuar furgoni i linjës Shkodër-Fushë Arrëz.

SHKODER
Probleme nga bora ka edhe në Malësinë e Madhe. Komunat Dukagjin dhe Vermosh janë të bllokuara, ndërsa në fshatin Budace të komunës Kelmend ka rënë edhe një ortek i përmasave të mëdha, duke dëmtuar një shtëpi të fshatit. Burime zyrtare nga Komisioni i Emergjencës Cicile pranë Prefekturës Shkodrës, bëjnë të ditur se ngjarja në fjalë ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kur masivi i madh i dëborës në rrokullisje e sipër nga lartësitë e maleve ka përfunduar mbi banesen private të shtetasit Zef Necaj. Nga i njëjti burim mësohet se banesa në fjalë ka pësuar dëmtime të shumta, ndërkohë që ka mbytur edhe 20 bagëti që ndodheshin pranë banesës në një stallë. Fatmirësisht, pjesëtarët e familjes Necaj kur kanë konstatuar ardhjen e ortekut kanë arritur të spostohen me shpejtësi duke shpëtuar për mrekulli nga bllokimi i masivit të dëborës.

Nga sa mësohet, të rrezikuar kanë qënë edhe dy familje fqinjë me banesen e familjes “Necaj”, të cilat fatmirësisht nuk kanë pësuar dëme.
Natën e mbrëmshme, tre familjet e kanë kaluar tek të afërm të tyre po në këtë fshat, ndërkohë që sot, administrata e komunës Kelmend, së bashku me një grup pune kanë filluar vlerësimin e dëmeve materiale të shkaktuara nga orteku. Ndërkohë po shikohet mundësia e sistemimit të tyre në mjedise të tjera si dhe e ofrimit të ndihmave të ndryshme materiale.

KUKES
Mësohet se mëngjesin e sotëm janë rikthyer edhe reshjet e borës në këtë zonë, duke e bërë situatën më të rëndë për komunat Zapod, Arrën, Shishtavec, Topojan etj. Disa komuna të thella në Kukës janë të bllokuara prej një muaji, ndërsa banorët atje nuk mund të furnizohen as me ushqime, rezervat e të cilave janë drejt përfundimit.

Të bllokuara nga bora edhe disa komuna në Tropojë e Has. Në rrethin e Kukësit paraqesin probleme edhe akset rrugore, kështu të kalueshme me zinxhirë janë akset Morinë-Kalimash, Morinë-Kalimash. Në akset rrugore qarkullojnë borëpastrueset, por reshjet e borës vështirësojnë edhe punën e tyre. Mësohet se në qytet trashësia e dëborës arrin në 70 cm.

DIBËR
Probleme nga dëbora edhe në qarkun e Dibrës. Të bllokuara janë komunat Lurë, Kala e Dodës, Ostren, dhe Macukull. Ndërsa komuna Trebinjë prej tre ditësh vuan mungesën e energjisë elektrike.

GRAMSH
Reshjet e borës paraqesin probleme edhe në rrethin e Gramshit. 5 komuna atje janë të bllokuara nga bora, ndërsa prej 4 ditësh fshatrat Kukur, Porocan, Tunjë dhe Lenije, vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Raportohet se aksi rrugor që lidh Gramshin me Korcën është i bllokuar.
(ma.ar/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi