Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

I dehuri izolon gruan dhe dy fëmijët Empty I dehuri izolon gruan dhe dy fëmijët

Mon 28 Mar 2011 - 15:47
Kërkesa e llogarisë ndaj burrit, i
cili vinte i dehur në shtëpi, i ka kushtuar shumë një gruaje bashkë me
dy fëmijët e saj. Bashkëshorti e ka mbyllur brenda në shtëpi duke i
hequr lirinë dhe vetëm ndërhyrja e policisë ka sjellë lirinë e saj.

Ngjarja ka ndodhur në mes të Tiranës
dhe është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë nga
ballkoni gruan dhe dy fëmijët e mbyllur brenda.

Gjithçka ka ndodhur paraditen e djeshme, në Rrugën e Elbasanit, pak metra më lart se Fakulteti i Ekonomisë.

Rreth orës 09:30 të mëngjesit, një grua e identifikuar me emrin Ikabale
Sa., ka telefonuar në sallën operative, duke treguar se burri i saj i
kishte mbyllur brenda bashkë me dy djemtë e saj, një 10 vjeç dhe tjetri 7
vjeç, dhe ishte larguar nga shtëpia.

Ajo ka shpjeguar më tej se ndodhej në katin e katërt të një pallati të ri, me pamje nga rruga kryesore.

Menjëherë për në vendin e ngjarjes janë nisur shërbimet e Komisariatit
nr. 1, që kanë mbërritur te pallati dhe kanë biseduar me gruan, e cila
kishte dalë në ballkon dhe i priste.

Punonjësit e policisë janë ngjitur në pallat, por nuk kanë mundur të
hapin derën e blinduar të apartamentit. Më pas, policia ka identifikuar
burrin e denoncueses, Shkëlqimin, dhe ka nisur kërkimet për gjetjen e
tij, me qëllim nxjerrjen e familjes së tij, të cilën e kishte mbyllur
brenda.

Ai nuk është gjetur nga shërbimet e policisë, kështu që është vendosur
të thirren forcat zjarrfikëse, të cilat brenda një kohe të shkurtër kanë
bërë të mundur nxjerrjen e gruas me dy fëmijët e saj nga ballkoni.

Ky aksion ka sjellë ankth te banorët e zonës, që janë grumbulluar në
vendin e ngjarjes, duke sjellë edhe bllokimin e trafikut në rrugën
kryesore.

Gruaja e liruar ka treguar për policinë se burri i saj e kishte kryer
këtë veprim, pasi vinte i pirë në shtëpi dhe kishin pasur konflikt
bashkë.

Gruaja ka deklaruar se ai kishte marrë gjithë çelësat dhe ishte larguar nga banesa.

Policia tha se disa orë më vonë gjeti burrin e denoncueses, i cili do të
ndiqet penalisht në gjendje të lirë për heqje të paligjshme të lirisë
së familjes së tij, por çështja po ndiqet edhe nga seksioni kundër
dhunës në familje.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi