Vetem bixhozi nuk njeh krize ne Shqiperi
+3
Durrsaku
Albo
Anabel
7 posters
Vetem bixhozi nuk njeh krize ne Shqiperi
Sun 5 Feb 2012 - 13:47
Mesatarisht çdo shqiptar shpenzon 178 dollarë në vit në lojëra fati, sa mesatarja e BE. Por kur krahason të ardhurat për frymë, atëherë vendosim rekord. Ndërsa shumë industri përballen me pasojat e krizës ka një degë të ekonomisë, e cila lulëzon dhe është ajo e lojërave te fatit.
Pikat e basteve sportive, kazinotë dhe sallat e lojërave të fatit të përhapura në çdo lagje janë dëshmia më e mirë e hovit që ka marrë industria e lojërave të fatit në Shqipëri gjatë viteve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave në vitin 2010, tregu formal i lojërave të fatit ishte 184 milionë dollarë dhe në vetëm dy vjet është rritur me mbi 12 për qind.
Të dhënat tregojnë se aktualisht çdo shqiptar shpenzon në bixhoz mesatarisht rreth 6570 lekë në vit. Por ky është vetëm tregu legal i lojërave të fatit. Vlerësime jopublike nga Ministria e Financave tregojnë se industria reale e kumarit në Shqipëri është mbi 2.5 herë më e madhe nga ajo që tregojnë shifrat zyrtare, përafërsisht rreth 500 milionë dollarë ose 5 gati 5 për qind e Prodhimit Kombëtar.
Sipas kësaj shifre rezulton se çdo shqiptar shpenzon mesatarisht 178 dollarë në vit në lojërat e bixhozit, një shifër kjo gati e përafërt me mesataren e Bashkimit Europian. Por nëse krahasohet me të ardhurat për frymë, rezulton se shqiptarët luajnë në bixhoz shumë më tepër se sa qytetarët e pasur të BE-së. Ekspertët e cilësojnë kumarin si sëmundja e vendeve të varfra, ku individë të dëshpëruar nga gjendja e vështirë ekonomike joshen nga lojërat e fatit.
Kjo bën që kostot sociale të jenë të larta. Madje në shumë raste, rezultati është tragjik. Familje që rrënohen apo edhe më keq, individë që të zhytur në dëshpërim shkojnë deri në ekstrem duke i dhënë fund jetës. Bixhozi është një shërbim i veçantë dhe ndryshe nga sa ndodh me produktet apo shërbimet e tjera në treg, kërkesa për të nuk ndikohet nga politika fiskale. Në vetëm dy vjet taksat e bixhozi janë rritur me disafish. Në 2010-ën, qeveria arkëtoi nga kumari 54 milionë dollarë taksa ose gati 2.5 herë më shumë se në vitin 2008. Por sërish kjo nuk e ka tkurrur tregun, i cili vazhdon të rritet me ritme të larta.
- AlboKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4141
Hobi : bisede
Vendndodhja : alb
Anetaresuar : 20/11/2010
Re: Vetem bixhozi nuk njeh krize ne Shqiperi
Sun 5 Feb 2012 - 13:52
Lum shqiptaret
- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Re: Vetem bixhozi nuk njeh krize ne Shqiperi
Sun 5 Feb 2012 - 14:05
imagjinoni qe tani po hyj ne forum nga puna e madhe qe kam me bixhozxhinjte
Re: Vetem bixhozi nuk njeh krize ne Shqiperi
Sun 5 Feb 2012 - 14:48
Albo shkruajti:Lum shqiptaret
Ketu shikohet e morali edhe pasojat e tjera me pas si duhani alkoli edhe dhuna kunder femres qe si pranoni ...statikat flasin vete
- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Re: Vetem bixhozi nuk njeh krize ne Shqiperi
Sun 5 Feb 2012 - 14:52
kan lujt mensh shqiptar per zotin
- AlboKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4141
Hobi : bisede
Vendndodhja : alb
Anetaresuar : 20/11/2010
Re: Vetem bixhozi nuk njeh krize ne Shqiperi
Mon 6 Feb 2012 - 19:18
C'ka u be?
- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Re: Vetem bixhozi nuk njeh krize ne Shqiperi
Mon 6 Feb 2012 - 19:22
ok nuk ndjen krize per te vetmen arsye se shqipetaret i duan parate shpejt dhe thjesht pa sakrifica, me besoni mua se kam gati 10 vjet qe merrem me kete pune me bixhozin me eshte bere si profesion, shqipetaret i vjen turp per te kerkuar leke borxh per te ngrene ndersa per bixhoz se kane fare piken e turpin
Re: Vetem bixhozi nuk njeh krize ne Shqiperi
Mon 6 Feb 2012 - 19:26
Ajde gezuar njehere..... Doni,s'doni ne fjalet e mia bini prap me ne fund Sa do doja qe ato qe flas per ta kunder te ishin nje genjeshter vetem,edhe pse do dilja une fyese e dashakeqese e tyre hallall se do me bente krenare ndjenja qe s'jemi te till si na mendoj...
Re: Vetem bixhozi nuk njeh krize ne Shqiperi
Mon 6 Feb 2012 - 22:32
Aяנαиα shkruajti:Ajde gezuar njehere..... Doni,s'doni ne fjalet e mia bini prap me ne fund Sa do doja qe ato qe flas per ta kunder te ishin nje genjeshter vetem,edhe pse do dilja une fyese e dashakeqese e tyre hallall se do me bente krenare ndjenja qe s'jemi te till si na mendoj...
Per ca bijem ne fjalen tende ?
Ke menduar ndo nje her qe dhe papunsia ben te veten????
Re: Vetem bixhozi nuk njeh krize ne Shqiperi
Mon 6 Feb 2012 - 22:37
Po deri dje nuk pranonit qe Shqiptaret pine alkol kur ju thoja se Shqiptari e di se rri pa buke e borxh nuk merr por per lojera e alkol se ka per turp te kerkoje dhe ju kundershtonit...Pastaj mendo pak se po re preh e ketyre si e alkolit,duhanit dhe bixhosit eshte semundje more njesoj si droga e te prish krejt...
- AlboKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4141
Hobi : bisede
Vendndodhja : alb
Anetaresuar : 20/11/2010
Re: Vetem bixhozi nuk njeh krize ne Shqiperi
Tue 7 Feb 2012 - 12:36
Edhe nuk iknin hic ne shtepi?
Sa njerez te keqinj qe jane moj aman
Sa njerez te keqinj qe jane moj aman
- ArianV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 2612
Hobi : Topi
Vendndodhja : Ne fole te djallit!
Anetaresuar : 12/11/2010
Re: Vetem bixhozi nuk njeh krize ne Shqiperi
Tue 7 Feb 2012 - 12:42
Shqiptaret rrogen mesatare e kane rrethe 300 euro, nese nuk gabohem dhe ne njefare menyre e pranuam apo jo, luajne lojra te fatit qe sado pak disa gjera qe s'mund ti kapin me rroge t'i kapin ne kete menyre. Kurse jo shqiptaret qe jane shumica dhe qe kane rrogen mesatare shume me te lart, ata luajne per tjeter arsye...
- Engjelli EmbelKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 2575
Hobi : Poezia,Udhetimet..
Vendndodhja : Ne Folen E Engjejve..!
Anetaresuar : 08/11/2010
Re: Vetem bixhozi nuk njeh krize ne Shqiperi
Tue 7 Feb 2012 - 12:45
Punet mire i kemi,keshtu ecim perpara nee pff
Re: Vetem bixhozi nuk njeh krize ne Shqiperi
Tue 7 Feb 2012 - 12:49
Albo shkruajti:Edhe nuk iknin hic ne shtepi?
Sa njerez te keqinj qe jane moj aman
Sa do doja qe ato qe flas per ta kunder te ishin nje genjeshter vetem,edhe pse do dilja une fyese e dashakeqese e tyre hallall se do me bente krenare ndjenja qe s'jemi te till si na mendoj...
Sic kam then me siper edhe qendron...pavaresisht se dal e keqe s'ka gje,mjafton te kuptoni qe keto qe flas si kam se ndjej urrejtje e si dua ata perkundrazi dua te jem reale e te di te pranoj te metat si e te mirat qe kemi se ndryshe s'kemi per tu bere njerez me te mire por me te keqinj se c'jemi..
- AlboKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4141
Hobi : bisede
Vendndodhja : alb
Anetaresuar : 20/11/2010
Re: Vetem bixhozi nuk njeh krize ne Shqiperi
Tue 7 Feb 2012 - 12:52
Mos u bej dashakeqese.
Te gjithe burrat sa ngrihen bismilah ne lojra te fatit rrijne?
Hec mo pjese e jetes jane e ata ,,,,,,,shqiptaret:roll:
Te gjithe burrat sa ngrihen bismilah ne lojra te fatit rrijne?
Hec mo pjese e jetes jane e ata ,,,,,,,shqiptaret:roll:
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi