Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

E përdhunoi para 15 vjetesh, tani e pranon si mik ne Facebook Empty E përdhunoi para 15 vjetesh, tani e pranon si mik ne Facebook

Mon 6 Feb 2012 - 20:51
E përdhunoi para 15 vjetesh, tani e pranon si mik ne Facebook Images-13-300x183Emily McCombs është gjendur para një situate tepër të vështirë, por që e ka ndihmuar shumë
Në vitin 1997 e përdhunoi kur ishte vetëm 14 vjeç, ndërsa tani i ka kërkuar miqësi në Facebook. Kaq është dashur që në mendjen e c të kthehen kujtimet e asaj nate të tmerrshme të 15 vjetëve më parë, kur tre meshkujt e kapën në befasi në një magazinë të braktisur dhe abuzuan me të. Dy prej tyre e detyruan të kryente seks oral me ta, ndërsa i treti e përdhunoi.

Tani, Emily është një profesioniste e afirmuar, që shkruan me sukses për faqen xoJane.com, një blog që flet për seks dhe marrëdhënie sentimentalte. Por kërkesa për miqësi e dërguar nga përdhunuesi e ka tronditur jo pak, por krejt papritmas i rezistoi dëshirës për të shuar kompjuterin, duke nisur të shkëmbejë mesazhe me burrin. Mësohet se të dy kanë biseduar për orë të tëra, duke folur për gjëra të ndryshme, derisa mbërritën te ajo natë e vitit 1997.

Fatkeqësisht, përdhunuesi s’është identifikuar dot nga policia, por për Emily duket se ka qenë e vlefshme të flasë me të. “Biseda jonë ishte tronditëse – ka rrëfyer ajo –. Mirëpo edhe pse mund të duket e çuditshme ishte shumë më e vlefshme sesa disa seanca me specialistë të sektorit, për të kaluar atë kujtim të tmerrshëm”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi