Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ermela dhe Joti shijojnë borën në Voskopojë Empty Ermela dhe Joti shijojnë borën në Voskopojë

Tue 7 Feb 2012 - 1:42
Ermela dhe Joti shijojnë borën në Voskopojë Erm2-225x300Duket se Ermelës po i shkon lidhja për së mbari me Jotin, pas 8 vitesh ri takim. Pas gjashtë muaj bashkëjetesë në Tiranë, ata kanë vendosur të dalin pak nga rutina e përditshme duke bërë një udhëtim drejt Voskopojës, për të shijuar bardhësinë e dëborës.

Intimitetin nuk kanë dashur ta prishin me askënd tjetër, ndaj kanë vendosur të udhëtojnë vetëm si çift drejt Korçës. Duket se pasi i dha fund lidhjes me Ervinin, Ermela preferon që tani ta jetojë në mënyrë më diskrete dhe pa shumë bujë.

Në një intervistë dhënë gazetës “Panorama” dy javë më parë, ajo pohoi se u ka dhënë fund aventurave dhe dëshiron të krijojë familjen e saj me të dashurin të zemrës. Madje, ata kanë planifikuar me djalin nga Lezha një ceremoni martese më 18 gusht, në ditëlindjen e saj.

Edhe pse Ermela është vetëm 25 vjeç, e ka menduar si moshën e duhur për t’u martuar. Madje, paralelisht me ceremoninë e dasmës më 18 gusht dhe blerjen e një apartamenti, ata kanë programuar sjelljen në jetë të fëmijës së tyre të parë. Martesa e Ermelës me Jotin do të ndodhë pas një viti bashkëjetesë në Tiranë, që prej kthimit të Jotit nga Italia. /albeu.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi