Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Greqia në buzë të humnerës, mijëra protestues zbresin në Athinë Empty Greqia në buzë të humnerës, mijëra protestues zbresin në Athinë

Tue 7 Feb 2012 - 16:11
Greqia në buzë të humnerës, mijëra protestues zbresin në Athinë Greqi-ProtestatAthinë, 7 shkurt 2012, NOA – Më shumë se 15 mijë protestues kanë zbritur në rrugët e Athinës në pritje të asaj çka do të vendosin liderët politikë në takimin me kryeministrin Papadimos, për masat e reja shtrënguese që janë kusht për marrjen e kredisë së re prej 130 milionë eurosh, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Të vendosur pranë sheshit Sintagma në qendër të kryeqytetit grek, protestuesit të thirrur nga sindikatat greke i kërkojnë qeverisë të mos shkurtojë më vende pune në sektorin publik, të mos prekë pagën minimale dhe të mos ulë pensionet.

Këto të trija janë në fakt tri masat e paketës shtrënguese që i janë propozuar qeverisë greke nga trojka BE-BQE-FMN si kusht për të marrë kredinë e re 130 milionë euro, që do të shmangte falimentimin e Greqisë nga kriza që ka kapluar vendin.

Sindikatat greke kanë ndërmarrë një grevë të përgjithshme 24 orëshe kundër masave të reja drrastike, për të cilat Athina zyrtare ka rënë në ujdi me BE-në në takimet e fundit.

Kjo marrëveshje parashikon mes të tjerash shkurtimin brenda këtij viti të 15 mijë vendeve të punës në sektorin publik.

Ndërkohë është shtyrë rishtas për në mbrëmje takimi i sotëm i kryeministrit grek Lukas Papadimos me liderët e forcave politike në përpjekje për të arritur marrëveshjen për marrjen e kredisë së radhës, e kërkuar nga përfaqësuesit e trojkës BE-BQE-FMN.

Në grevë janë përfshirë punonjësit e hekurudhave, trageteve, bankave, ndërkohë që spitalet punojnë me staf të reduktuar.

Zëdhënësja e Komisionerit Rehn, Neelie Kroes dha një mesazh pozitiv për Greqinë, kur deklaroi po sot se Komisioni Europian nuk ka ndryshuar mendim duke theksuar se “duam që Greqia të qëndrojë në Eurozonë”.

Zëdhënësja e Komisionerit për Ekonominë dhe Financat Olli Rehn, tha se “Ekzistojnë për momentin skenarët për falimentimin e Greqisë, porse askush nuk ka ndërmend t’i ushqejë ata”, tha Kroes.

mit/NOA
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Greqia në buzë të humnerës, mijëra protestues zbresin në Athinë Empty Re: Greqia në buzë të humnerës, mijëra protestues zbresin në Athinë

Tue 7 Feb 2012 - 16:23
te i shefat zoti se jan popell me i keq ne rruzllin toksor
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi