Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rekord, 17.000 protestues anti-Islamit në Gjermani Empty Rekord, 17.000 protestues anti-Islamit në Gjermani

Tue 23 Dec 2014 - 21:46
  • Vijojnë protestat kundër emigrantëve që po mbahen në Gjermani, ku mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar ndaj “islamizimit” të vendit

Rekord, 17.000 protestues anti-Islamit në Gjermani PX1251567953634296_3146392b
GJERMANI - Një rekord prej 17.000 protestuesish anti-Islamit u mblodhën për demonstratën e tyre të dhjetë, e cila tashmë kryhet çdo javë në Gjermaninë lindore. Ata festuan krijimin e lëvizjes popullore të ekstremit të djathtë, duke kënduar për Krishtlindjet. Ky është një lloj i ri protestash kundër emigrantëve, që po mbahen në Gjermani.

Gjermania prej javësh me krijimin e lëvizjes “Patriotët Evropianë Kundër Islamizimit të Perëndimit” (PEGIDA), vijon protestat, por numri i pjesëmarrësve u shtua me shpejtësi në qytetin e Dresdenit , nga vetëm disa qindra njerëz që merrnin pjesë në muajin tetor.

Rreth 4.500 kundër-demonstrues marshuan nëpër qytet me moton "Dresden të lirohet nga nazistët", duke paralajmëruar se nuk ka vend për racizëm dhe ksenofobi.

Pavarësisht kësaj, të anëtarësuarit e PEGIDA-s këmbëngulin se nuk janë nazistë, por patriotë që shqetësohen për zhdukjen e kulturës dhe traditave të tyre të krishtera. Ata shpesh i akuzojnë partitë politike si tradhtarë dhe mediet si gënjeshtare.

Duke përballuar të ftohtin dhe motin e lagësht, ata u mblodhën në sallën e koncerteve "Semperoper", për recitalin e tyre të para Krishtlindjeve.

Forcat e policisë njoftuan se në të morën pjesë rreth 17.500 protestues, nga 15.000 që ishin pjesë e saj një javë më parë.
Protestuesit mbanin slogane si “Të huajt jashtë!”, “Ne jemi populli”, “Kundër fanatizmit të besimit”, etj.


/Shekulli Online/ J.C./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi