Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lideri ndihet sikur te ishte ”Madheria e tij” Empty Lideri ndihet sikur te ishte ”Madheria e tij”

Wed 8 Feb 2012 - 0:23
Jo gjithmone pushteti shkon hap pas hapi me centimetrat e gjatesie.Napoleoni eshte shembulli me klasik i “njeriut te vogel i madh”, percaktuar si nje nga udheheqesit e te gjitha koherave, edhe pse eshte kufizuar me nje gjatesi nen mesatare.Megjithate perceptimi qe lideret kane per veten e tyre, per madhesite e trupit te tyre dhe ne propocion me te tjeret eshte e ndjeshme ndaj luhatjeve te vecanta.Pikerisht kjo eshte objekt i nje studimi kurioz amerikan, nga i cili rezulton se jo vetem shefat jane ne rrezik te mbivlersojne gjatesine e tyre, por ata kane tendence te perceptojne te tjeret si me te vegjel sesa ata jane.Jane rezultatet e nje studimi te kryer nga Cornell University dhe nga Washington University, publikuar ne revisten "Psychological Science". Studimi tregon se si njerezit te cilet kane pozicione me pergjegjesi te larte kane tendence te perceptojne veten e tyre si me te gjate se koleget ose punojseve te tyre. “Ndoshta eshte nje eksperience fizike, shprehet Jack A.

Ne fakt kjo ndodh se ate qe mbajne pozicione te medha ndikon ne perceptimin se e gjithe pjesa tjeter duket me e vogel se figura e tij.

Kjo e dhene e dale nga hulumtimi konfirmon rezultatet e studimeve te tjera; nga keto shihet se personat me te gjate ne shtat kane propabilitet me shume per te marre pocizionet e rangut, duke fituar paga me te larta dhe per te marre me lehte nje promovim.

“Kerkimi yne eshte i pari per te treguar edhe te kunderten”, paralajmeron studiuesi, apo se pushteti mund t’ju genjeje te ndiheni me te medhenj se ata qe ju rrethojne”.

Shkencetaret kane vleresuar raportin mes aftesise se komandes, ndjenja e lidershipit eshte perceptimi i shtatit te tij, nenshtruar permes nje testi ndaj disa vulnetare, te organizuar ne cifte.

Kerkuesit pasi kane matur gjatesine e subjekteve, kane caktuar te disa prej tyre kualifikimin e menaxhereve dhe te punojseve te tjere. “Shefat”, me vone kane pretenduar se ishin me te gjate ne krahasim me matjen e pare, ndersa kush ka patur nje rol te thjeshte te varesit, nuk ka treguar asnje ndryshim ne perceptimin e shtatit te tij.

“Rezultati, perfundon studimi, tregon se perceptimi i lartesise eshte i lidhur me pushtetin; shume njerez duke shtuar dica centimetra me shume ndjehen me te forte”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi