Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Sikur kjo të ishte shfaqje” me skenat e luftës Empty “Sikur kjo të ishte shfaqje” me skenat e luftës

Thu 15 Mar 2012 - 3:36
“Sikur kjo të ishte shfaqje” me skenat e luftës Skena-luftes-300x175Derisa po dëgjohej “Lufta është bahçe” e Genc Salihut, e cila jo rastësisht ishte zgjedhur për të bërë hapjen e kësaj shfaqjeje, fiks 182 veta po zinin vend në teatër.
Kompania e re teatrale “La Rremë” në bashkëpunim me teatrin “ODA” i ka vënë pikë punës që kanë nisur kohë më parë, duke sjellë premierën “Sikur kjo të ishte shfaqje”, mbrëmjen e dymbëdhjetë marsit.
Fjala magjike “Sikur”, ka qenë pikënisje e gjithë kësaj historie.
Bazuar në dramën e autorit boshnjak, Almir Imshireviq, regjisori kosovar Agon Myftari ka demoluar tekstin duke e kthyer atë në një version që do të mund të depërtojë më shumë te publiku, edhe pse titulli ka mbetur i njëjtë. Adrian Morina, Rebeka Qena, Armend Ismajli dhe Besnik Krapi janë emrat e aktorëve që luajnë në këtë shfaqje, të cilët transformohen në mbi tridhjetë role për një orë.
Ngjarja ndodh në autobusin numër katër, afër ish-hotelit “Union”, ku një i ri qëllohet për vdekje. Afër i gjendet një grua që pëson infarkt, porse e njëjta shihet sërish, në afërsi të kafenesë “Romanika”, duke pirë kafe me një shoqe më të re. Ajo i thotë asaj se “ngandonjëherë e bën edhe 14 herë”. Ajo lëpin akullore dhe buzëqesh.
Shfaqja që shkaktoi shumë të qeshura, ani pse krejt ideja ishte të rrëfehej se sa e tmerrshme është lufta. E kjo ngjarje është sjellë në shumë versione. Filluan me Esat Pashën, pastaj si gazetarë, si “kullera”, e edhe si njerëz që jetonin në kohën e Kanunit të Lekë Dukagjinit. Edhe versioni i mjekut është dhënë.
Por edhe të qeshurat patën fund.
”Krejt na kanë thënë: ‘na lodhët ma me këtë luftë, ajo u krye bëni diçka që na bën me qeshë’”, ka thënë Morina.
Përtej këtij konstatimi për luftën, dramaturgu Arian Krasniqi, ka vlerësuar se ka pritur një shfaqje më të mirë nga Myftari.
”Ka pasur momente që disa prej skenave komike nuk më kanë pëlqyer, sepse kanë qenë shumë të karikuara, po ka pasur disa skena më dramatike që kanë qenë të realizuara më mirë”, ka thënë Krasniqi. Sipas tij, Myftari ka pasur shfaqje edhe më të mira. E kolegu i Krasniqit, dramaturgu Jeton Neziraj e ka konsideruar si projekt të suksesshëm teatror, me qasje interesante. Më tepër ka vlerësuar lojën e shkëlqyeshme të aktorëve duke e specifikuar lojën e Armend Ismajlit.
”Kjo shfaqje e ka sfiduar për të mirë edhe guximin e regjisorit, i cili në shfaqjet e mëhershme, gjithmonë ka ecur nëpër ‘terrene të sigurta’. Pra, vetë ideja që të eksplorohet pak më shumë ai kufiri i ‘teatrit tradicional’ e bën këtë projekt atraktiv dhe për t`u vlerësuar“, ka thënë Neziraj.
“Sikur kjo të ishte shfaqje” ka shënuar përvjetorin e nëntë të teatrit “ODA”. Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sporteve e ka përkrahur këtë shfaqje me dy mijë euro, kurse Komuna e Prishtinës ende nuk ua ka konfirmuar buxhetin përkundër premtimit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi