Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kur photoshop behet i paligjshem Empty Kur photoshop behet i paligjshem

Wed 8 Feb 2012 - 0:39
Publiciteti i L’Oreal u ndalua per shkak te shume modifikimeve mbi imazhin e aktores Rachel Weisz.Ne foton e reklames e shohim te rinuar te pakten 20 vjet dhe pa asnje shenje te te shprehurit, dhe kjo e ka merzitur shume parlamentarin e ri liberal demokratik skozec Jo Swinson.Swinson nuk eshte i ri ne kete lloj beteje, dhe ne fakt arriti t’ua kalonte gjigandeve te kozmetikes si Maybelline dhe Lancome, gjithmone per shkak te imazheve pak te vertete dhe te modifikuara permes fotoshopit (photoshop).Ne fakt keto marka, tashme prej vitesh, duan te na bindin gjithmone e me shume per efektet e mrekullueshme te produkteve te tyre, duke perdorur deshmitare te moshes 40 vjec dhe duke i bere 20 vjecare perfekte dhe plastike.Nuk eshte hera e pare qe ka konfrontime te tilla ne lidhje me argumentin ”photoshop”, ju kujtohet reklama e Armanit me bukuroshen Megan Fox, gati e panjohur per shkak te photoshpit?

Perpunimi i ekzagjeruar i fotos eshte i perdorur edhe ne industrine e modes ku shpesh, sidomos kur nuk perdoren modele, por aktore ose kengetare, imazhet jane vertet te rreme.

Jo Swinton, qe mori perzemer ceshtjen e pandershme te shtepive kozmetike, argumenton se, pervec te qenit te pavertete, keto foto mund te bindin lexuesit e rinj te revistave ku keto imazhe gjenden, se rendesia ne jete nuk eshte ne menyren e duhur te jeteses duke punuar dhe u kujdesur per te dashurit e tyre, por nje perpjekje, e humbur qe ne nisje, te nje rinie qe nga natyra heret ose vone do te kaloje.(E.A/infoalbania)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi