Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Djegja Njerezore Spontane- trupa njerezish qe shperthejne papritur ne flake Empty Djegja Njerezore Spontane- trupa njerezish qe shperthejne papritur ne flake

Wed 8 Feb 2012 - 2:22
Djegja Njerezore Spontane- trupa njerezish qe shperthejne papritur ne flake Spontaneous-human-combustionJennie Saffin u ul ne tavolinen e saj te ngrenies duke ngrene me babain e saj kur trupi i saj shpertheu ne flake.



Ky mister ka qene shume i perfolur nga eksperte dhe nga njerezit e thjeshte. Kishte pyetje te tilla si; a i ishte vene flake me qellim trupit te saj apo eshte i vertete versioni qe ka dhene babai i Jennie; qe ai pa me bishtin e syrit nje drite te shndritshme dhe me pas kur ktheu koken pa vajzen e tij qe kishte marre flake.

Djegja njerezore spontane eshte dokumentuar edhe me perpara, dhe qe atehere ka qene nje mister, por megjithate, asnjehere me pare nuk ka patur deshmitare okular gjate ngjarjes dhe babai i Jennie ka qene i pari qe ka qene deshmitari okular i ketij fenomeni.

Historia e plote daton qe ne 15 shtator te vitit 1982, Jennie dhe babai i saj ishin ulur per te ngrene darke ne tavolinen e kuzhines. Jennie Saffin ishte 61 vjec kur ajo ne menyre te papritur shpertheu ne flake dhe vecanerisht rreth duarve dhe rreth fytyres se saj. Babai i saj u ngrit menjehere qe ta ndihmonte duke e hedhur asaj uje nga lavamani per te fikur flaket.

Megjithate, Jennie vdiq tete dite me vone ne spital per shkak te djegjeve te renda. Gjithashtu edhe babai i saj kishte djegje te renda neper duan nga perpjekjet per te ndihmuar vajzen e tij.

Hetuesit ne vendin e ngjarjes nuk munden te gjenin prova dhe te dhena te tjera qe te mund te kundershtonin versinin e ngjarjes qe dha babai i Jennie-t. Ishte e cuditshme qe dhoma ku kishte ndodhur gjithshka nuk kishte asnje shenje djegje sado te vogel. Ne fakt aty dukej sikur asgje nuk kishte ndodhur. Nderkohe qe duke pare trupin e djegur te Jennie-t do te mendohej qe do te gjendeshin shenja edhe ne dhomen ku kishte ndodhur ngjarja.

Hetuesit ishin te habitur dhe nuk dinin te jepnin nje pergjigje mbi cfare i kishte ndodhur ne te vertete Jennnie-t ne ate dite te fresket ne Londer, Angli. Nuk kishte asnje arsye te logjikshme per ate ndodhi. Si ishte e mundur qe nje grua e ulur ne tavolinen e saj ne kuzhine papritur te shperthente ne flake? Pse ajo nuk reagoi, te pakten sipas thenieve te babait te saj? Hetuesit kishin nevoje per pergjigje por nuk dinin se ku t'i merrnin keto pergjigje.

Hetuesit kerkuan ne cdo cep te shtepise te Jennie-t por prape nuk kishin asnje pergjigje per fenomenin e cuditshem qe kishte ndodhur aty. Asgje rreth e rrotull vendit ku ndodhej Jennie nuk ishte djegur fare. Si ishte e mundur qe trupi i saj te digjej aq shume dhe te mos linte asnje shenje rreth e rrotull ne lidhje me kete zjarr? Hetuesit filluan te hetonin me thelle ne vdekjen e Jennie-t nga ana shkencore por nuk arriten ne asnje zgjidhje. Ne fakt ata kishin me shume pyetje. A pinte Jennie Seffin pije alkolike? A kishte ajo nje diete te varfer qe te mund te kishte shkaktuar nje reaksion kimik ne trupin e saj? A po thoshte te verteten babai i saj 82 vjecar?

Akoma edhe sot ketyre pyetjeve nuk i eshte dhene nje pergjigje. Jennie Saffin eshte ende nje mister i pazbuluar. Nje gje eshte e sigurt; ajo eshte nje shembull i Djegjes Njerezore Spontane.

Edhe njerez te tjere kane qene lidhur me kete fenomen qe ne vitin 1957 me Anne Martin, qe ishte 68 vjec dhe qe u gjend aq e djegur sa qe askush nuk arrinte ta identifikonte. Anne ishte nga Pensilvania. A ka te beje mosha me kete fenomen?

Sipas te dhenave, zjarri qe kishte shkaterruar trupin e Anne-s nuk kishte prekur aspak gazetat qe ndodheshin vetem pak larg trupit te karbonizuar te saj. Asnje shenje tjeter zjarri nuk u gjend ne shtepine e saj pervec zjarrit qe shkaterroi trupin e saj.

Hetuesit ne kete rast ngelen po aq te cuditur dhe pa pergjigje si edhe ne rastin tjeter.

Kush apo cfare eshte e pergjegjshme per shperthimin ne flake te Anne-s dhe te Jennie-t? A ka te perfshire ne kete ndonje burim me te larte? A eshte kjo lloj vdekje jashte kontrollit tone?

Si ka mundesi qe dy njerez qe nuk kane asgje tjeter te perbashket pervec seksit dhe moshes se perafert te shperthejne ne flake dhe te mos djegin asgje tjeter rreth e rrotull tyre?

Si ka mundeis qe kepucet e Anne Martin nuk u dogjen?

Keto pyetje mbeten edhe sot nje mister i pazbuluar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi