Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Ahmeti: Incidentet spontane, nuk qëndron prapa asnjë parti Empty Ahmeti: Incidentet spontane, nuk qëndron prapa asnjë parti

Tue 13 Mar 2012 - 10:06
- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i dënoi edhe një herë incidentet e ditëve të fundit mes të rinjve të dy bashkësive më të mëdha etnike në vend, shqiptarëve dhe maqedonasve. Ai kërkoi nga policia të garantojë sigurinë e qytetarëve, duke nxjerrë të gjithë autorët e incidenteve para organeve të drejtësisë.

Kreu i BDI-së, parti kjo në koalicionin qeverisës, incidentet e fundit i quajti qyqare. “BDI ka dënuar dhe dënon akte të tilla, akte qyqare, akte të ulëta, që rrezikojnë jetën e njerëzve po edhe njëherësh frikësojnë, i vë në panik të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, tha Ahmeti, raporton Alsat M.

“Kemi kërkuar dhe kërkojmë që drejtësia të vendoset në vend, policia e shtetit e inkurajojmë që të kryejë punën e vet dhe drejtësia të veprojë mbi çdo kë që siguron qetësinë dhe sigurinë e të tjerëve. Qasja të jetë mbi të gjithë njësoj dhe të mos veprohet në mënyrë selektive”.

Ahmeti tha se sipas informatave që ka BDI nga terreni, incidentet e fundit në vend ishin spontane ndërsa tha se prapa tyre, nuk qëndron asnjë subjekt politik. “Çdo familje, çdo mësues edhe ato janë pjesë e kësaj shoqërie, të gjithë duhet të angazhohemi, që këto akte të tilla të dënohen dhe të mos lejohet të ndodhin në të ardhmen. Të gjithë prindërit duhet të jemi të shqetësuar që gjëra të shëmtuara të mos ndodhin dhe të gjitha forcat politike duhet të veprojnë me përgjegjësi”.

“Ne kemi bërë analiza të thella duke pasur parasysh të dhënat që marrim nga terreni ne na rezulton se pjesa dërmuese e këtyre aktiviteteve janë spontane dhe nuk qëndron asnjë forcë politike, por shfrytëzoj rastin që të ftoj të gjitha forcat politike në vend të kontribuojnë në ndërtimin e marrëdhënieve ndëretnike, sepse nga raportet ndëretnike varet shumë ardhmëria e vendit tonë”.

Kryetari i BDI-së, Ahmeti, këto komente i bëri pas takimit që kishte me krerët e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, ku u bisedua lidhur me incidentet e fundit në Maqedoni, vrasjen e dy të rinjve shqiptarë në Gostivar nga një polic i komunitetit maqedonas, rrahja e nxënësve shqiptarë nga huliganë maqedonas dhe thyerja e disa shitoreve të shqiptarëve në Shkup.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi