Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Kush qëndron prapa sherreve në Maqedoni? Empty Kush qëndron prapa sherreve në Maqedoni?

Sat 17 Mar 2012 - 11:21
Kush qëndron prapa sherreve në Maqedoni? Nexhmedin-spahiu-150x150NEXHMEDIN SPAHIU

Cilët janë faktorët e interesuar për Maqedoninë? Janë vetë bullgarët e Maqedonisë (maqedonasit), janë shqiptarët e Maqedonisë, është Bullgaria, Kosova, Shqipëria, Greqia, Serbia dhe Turqia si fuqi rajonale e SHBA si superfuqi botërore.
Maqedonasit?!
Maqedonasit e ballafaquar me problemet me Greqinë nuk kanë ndonjë interes që të hapin front edhe me shqiptarët. Qasja e tyre ndaj shqiptarëve në dy dekadat e fundit përkundër problemeve të vazhdueshme dhe atyre të trashëguara, ka pasur trend të vazhdueshëm përmirësimi. Pavarësisht që ekzekutorët e këtyre krimeve janë të rinjtë maqedonas, ka pak gjasë që prapa tyre qëndrojnë forca politike maqedonase apo shërbimet inteligjente të Maqedonisë.
Shqiptarët e Maqedonisë?!
Shqiptarët e Maqedonisë janë viktima të këtyre ngjarjeve dhe është absurde të mendohet se ky mund të jetë akt vetësakrifikues i tyre që më pas të vazhdohet me ndonjë axhendë politike.
Shqiptarët e Maqedonisë nuk po tregojnë aftësi të realizojnë të drejtat që ua garanton Kushtetuta e Maqedonisë, e lëre më të ndërmarrin ndonjë hap politik që implikon konspiracion, organizim dhe axhendë politike afatgjate.
Kosova dhe/apo Shqipëria?!
Nuk është e besueshme që shërbimet inteligjente të Kosovës dhe të Shqipërisë janë të përfshira në këto sherre. E para, sepse qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë nuk kanë ndonjë axhendë politike as për vendet e tyre, e lëre më për Maqedoninë. E dyta, edhe sikur qeveria e Kosovës dhe/apo ajo e Shqipërisë të kishin ndonjë axhendë për Maqedoninë, shërbimet inteligjente të këtyre vendeve është e vështirë të besohet se kanë këto kapacitete. E shumta, shërbimet inteligjente të Kosovës apo të Shqipërisë mund të kenë ndonjë agjent nga radhët e shqiptarëve të Maqedonisë, por jo nga radhët e maqedonasve.
Natyrisht, një operacion i tillë incidentesh nuk do të mund të realizohej nga asnjë shërbim inteligjent i kujtdo shteti pa pasur agjentët e vet nga radhët e vet maqedonasve.
Bullgaria?!
Do të ishte po ashtu jo logjike që të mendohet se shërbimet inteligjente bullgare qëndrojnë pas këtyre sherreve. Bullgaria është e interesuar që Maqedonia t’i largohet ndikimit serb dhe t’i afrohet atij bullgar. Në këtë kuadër, sherret e maqedonasve me shqiptarë nuk janë aspak interes i Bullgarisë.
Amerika dhe/apo Turqia?!
Axhenda amerikane lidhur me raportet shqiptaro-bullgare, përkatësisht raportet Shqipëri-Kosovë-Maqedoni-Bullgari, është më se e qartë. Dy dekadat e fundit të politikës amerikane në Ballkan kanë treguar se sa i rëndësishëm është stabiliteti i Maqedonisë për SHBA-të. Në këtë kuadër, Amerika ka sakrifikuar një aleat shumë të rëndësishëm për të – Greqinë, duke e njohur Maqedoninë me emrin e saj kushtetues, gjë që mund të konsiderohet flakareshë diplomatike Greqisë nga ana e SHBA-ve. Lirisht mund të thuhet se përmirësimi i raporteve shqiptaro–bullgare gjatë dy dekadave të fundit është rezultat i synuar nga politika amerikane.
Pozicioni turk në këtë kuadër është plotësisht sinkron me atë amerikan.
Greqia?!
Faktori tjetër, Greqia, ka interes nga sherret e plasura kohëve të fundit në Maqedoni. Por, në disfavor të tezës se shërbimet inteligjente greke qëndrojnë prapa incidenteve të fundit, shkon fakti se kapacitetet e tyre në Maqedoni duhet të jenë tejet të kufizuara.
Raportet greko-bullgare kanë qenë tradicionalisht armiqësore. Këtë frymë e bartin edhe bullgarët e Maqedonisë (maqedonasi), të cilët nuk u sunduan ndonjëherë nga grekët. E shumta, shërbimet inteligjente greke mund të kenë rekrutuar ndonjë shqiptar të Maqedonisë dhe atë jo në mënyrë direkte, por përmes njerëzve të shërbimeve inteligjente greke nga Tirana. Natyrisht, këto kapacitete mund të kryenin punë nëse shqiptarët e Maqedonisë do të sulmonin maqedonasit, por jo e kundërta.
Serbia?!
Faktori që ka interesin dhe axhendën, por edhe kapacitetet e duhura për të shkaktuar sherre të tilla në Maqedoni, është Serbia.
Serbia e ka sunduar Maqedoninë nga viti 1912 deri më 1992-shin, me përjashtim të kohës së dy luftërave botërore (1914-1918 dhe 1941-1944) kur Maqedonia u nda mes Bullgarisë e Shqipërisë. Për këto, mbi 70 vite Serbia ngriti kapacitetet e veta të inteligjencës, që mbetën pothuaj të patrazuara edhe pas pavarësimit të Maqedonisë. Maqedonia, për dallim nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Kosova, u pavarësua nga Serbia pa luftë. Le që edhe në këto vende që luftuan me Serbinë, strukturat inteligjente serbe mund të thuhet se u dëmtuan, por nuk u zhdukën tërësisht, madje në Bosnjë e Kosovë ngelën shumë të forta.
Për më tepër, shërbimet inteligjente të Serbisë janë të pranishme jo vetëm në mesin e maqedonasve, por edhe në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë.
Shtrohet pyetja atëherë: përse spiralen e dhunës në Maqedoni e nisën me veprime të maqedonasve e jo me shqiptarët? Përgjigjja është se kapacitetet e tyre ndër maqedonasit mund të jenë më të fuqishme se ndër shqiptarët.
Motivi: Veriu i Kosovës!
Motivi direkt është fakti se tani po vjen në axhendë çështja Veriut të Kosovës. Sherret eventuale në Maqedoni i komplikojnë punë aleatit kryesor të Kosovës – SHBA.
Megjithëkëtë, duket se pritjet e shërbimeve inteligjente të Serbisë dolën të gabuara. Thjesht ngase shqiptarët e Maqedonisë hëngrën dajakun dhe ulën kokën, nuk e vazhduan spiralen e dhunës, e cila do ta gëzonte së tepërmi Beogradin.
Pse ndodhi kjo? Mos vallë shqiptarët kanë arritur vetëdije aq të lartë politike sa të mos bien në grackat e Serbisë?
Jo, por thjesht klasa politike e shqiptarëve në Ballkan, si dhe elitat mediale të tyre, duke u servilosur deri në skajshmëri ndaj amerikanëve, kanë zhvilluar shqisa shtesë që nuk i lejojnë t’i nevrikosin amerikanët.
Pra, është shqisa e servilizmit të shqiptarëve që nuk i lejon t’i nevrikosin amerikanët, dhe jo vetëdija e lartë politike, interesi i komunitetit, kombit apo të kuptuarit e interesave amerikane në rajon, që fatbardhësisht akoma janë koherente me interesat e Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve të Maqedonisë.

/www.panorama.com.al
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kush qëndron prapa sherreve në Maqedoni? Empty Re: Kush qëndron prapa sherreve në Maqedoni?

Sat 17 Mar 2012 - 11:30
nji aspekt deshten kto me fillu ...aman
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi