Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Çiljeta: Berisha ka të drejtë, gazetat rozë na nxinë jetën Empty Çiljeta: Berisha ka të drejtë, gazetat rozë na nxinë jetën

Wed 8 Feb 2012 - 15:51
Çiljeta: Berisha ka të drejtë, gazetat rozë na nxinë jetën 45675_1TIRANE - Kryeministri Berisha ka sulmuar gjatë ditës së djeshme mediat, veçanërisht gazetarët e faqeve rozë, të cilët veç të rejave nga bota e spektaklit pasqyrojnë në gazeta edhe detaje sekrete nga jeta private e personazheve publike.
Në mbledhjen e qeverisë ai paralajmëroi se do të ndryshojë ligji “Për të dhënat personale”, për t’i dhënë një mbrojtje më të mirë personave nën hetim, por në mënyrë të veçantë artistëve dhe këngëtarëve.

Nisur nga kjo, kryeministri kërkon të ‘vdesë’ median rozë, sepse qëllimi parësor i këtyre faqeve është zbardhja e të rejave nga jeta private e personazheve publike, ose të paktën kjo është ajo ecka bëjnë tabloidët më në zë në gjithë botën.
Megjithatë, kryeministri nuk është i vetmi që mendon kështu. Në të njëjtin kah me të qëndrojnë edhe këngëtarët, të cilët si gjithmonë kërkojnë që të jenë prezentë në gazeta, vetëm për gjërat që ata duan të tregojnë, duke përfshirë rrallë herë në këtë mes edhe jetën private.

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është një nga ato emra që me apo dashjen e saj e ka gjetur veten çdo fundjavë në kopertinën e ndonjë gazete, shpeshherë edhe me tituj abuzivë. E është pikërisht ky fakt, ai që e ka bërë Çiljetën, e cila përveçse këngëtare e njohur është edhe anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, të mendojë njësoj si kryeministri. Këngëtarja seksi ka thënë për “Gazeta Shqiptare” se: Përkrah në mënyrë absolute nismën e kryeministrit Berisha. Ka ardhur koha që gazetat të fokusohen më së shumti në jetën profesionale të artistëve dhe t’i lënë ata ta jetojnë të qetë jetën e tyre jashtë skenës. Këngëtarja ka shtuar, se gazetat janë bërë jo rrallëherë shqetësim për familjarët e saj dhe si për fund ka thënë: “Ka ardhur koha të marrin fund shkrimet e pabaza, të cilat na shqetësojnë çdo fundjavë familjarët dhe na e nxijnë jetën ne këngëtarëve”.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi